POLITIKE

'Votimi për Ballukun dëshmoi se SPAK i bindet Ramës'/ Strazimiri: Sot u varros zyrtarisht ajo që quhej drejtësia e re

Piranjat Përditësimi i fundit 12 Mars 2026, 17:49
'Votimi për Ballukun dëshmoi se SPAK i bindet Ramës'/

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, reagoi pas votimit të shumicës socialiste në Kuvend lidhur me kërkesën e Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, duke e cilësuar atë si “varrosjen zyrtare të asaj që quhej drejtësia e re”.

Strazimiri deklaroi se me këtë vendim u tregua qartë se kush kontrollon drejtësinë në vend. Sipas tij, kryeministri Edi Rama ka dëshmuar se “e bën dhe e zhbën drejtësinë sa herë të dojë”.

Strazimiri:  Sot ka ndodhur më shumë se të ketë ndërruar fjalën një grup parlamentar, qoftë dhe në mënyrë brutale. Sot është praktikisht varrosur zyrtarisht ajo që quhej drejtësia e re, që do të kapte të pandëshkueshmit, që nuk pyeste se kë ka përballë dhe që, domethënë, më në fund do të ishin heronjtë e fëmijëve tanë. Sot, Edi Rama, siç e kemi thënë ne vazhdimisht, ka 10 vjet që e themi, ju tregoi që të gjithëve, nga i pari te i fundit, dhe atyre që flasin anglisht në këtë vend se kush e zotëron kë.

Se kush është zoti i vendit, kush është zoti i vetë drejtësisë, kush e bën dhe e zhbën drejtësinë sa herë të dojë. Sot ju ka treguar që fakti që SPAK-u e çoi, e çoi situatën deri atje sa njëra prej prej dy strukturave duhet të vdiste, o SPAK-u si strukturë e drejtësisë, o qeveria si strukturë politike, është zgjidhur sot. Do të vazhdojë qeveria, do të vazhdojë Edi Rama me sundimin e tij dhe SPAK-u do të bëjë, është i detyruar të bëjë siç i thotë Edi Rama, aq sa i thotë Edi Rama, deri kur t'i thotë Edi Rama. Reagimet besoj janë krejtësisht të pavend. Kam parë, domethënë, reagime të trupit diplomatik, që për mendimin tim kanë qenë krejt totalisht një gjuri impotente.

Nuk nuk m'u duk e përshtatshme që të ishin më pak të nxehta dhe dhe të vendosura reagimet sesa për fishekzjarret që u hodhën tek shtëpia e diktatorit, pikërisht që kjo të mos ndodhte si presion që kjo të mos ndodhte. Kështu që, sot përjetuam aktin e fundit të një të një maskerade 10-vjeçare, që është luajtur dhe me sponsorizim jashtëzakonisht të fuqishëm ndërkombëtar. Dini përgjithësisht ndërkombëtarë që që e kanë mbyllur karrierën në Shqipëri me turp, si Yuri Kim, Donald Lu dhe edhe shumë të tjerë. Kjo Vlahutin dhe kjo nuk di nga bëhet kjo kokë pa krehura që na tregonte se ç'duhet të bëjmë me drejtësinë.

Kemi 10 vjet që e themi, sot keni marrë, sot të gjithë kanë marrë, shoqëria brutalisht, trupi diplomatik i akredituar në Tiranë kanë marrë brutalisht atë shuplakën që kemi 10 vjet që e paralajmërojmë. Këtë vend drejtësinë e bën Edi Rama, e bën kurdo, si do, nëse do, dhe në qoftë dhe në momentin më të papërshtatshëm, me çfarëdolloj kushti. 

Nuk është klasa politike. Jo, nuk është, jo jo, nuk është klasa politike përgjegjëse. Është një individ, është Edi Rama. Ata e dinë shumë mirë, nuk është klasa politike. Se nuk ka pse bëjnë përgjegjësinë. Se kësaj i thonë pastaj që për t'ju bërë qejfin atyre të pranoj dhe unë përgjegjësinë time. Në fakt nuk është e vërtetë, nuk kam asnjë përgjegjësi në këtë punë. Përkundrazi, unë dhe kolegët e mi kemi thënë këtë të vërtetë që po ndodh sot e kemi thënë 10 vjet përpara. E kemi thënë kur kjo reformë në drejtësi ishte thjesht një draft. E kemi thënë kur ata, kur ambasadorët, Yuri Kim-i, Donald Lu-ja, Vlahutin-i e të tërë të tjerët na thonin atëherë që ne po bëhemi pengesë për integrimin e vendit dhe se do ta bënin me Edi Ramën, kryetarin e një mazhorance me 19 kriminelë në parlament. Se në atë periudhë është bërë, 2013-2017 është bërë reforma në drejtësi. Të gjithë kriminelët e Edi Ramës kanë votuar për këtë reformë në drejtësi. Taulant Balla ishte entuziast, Belinda Balluku ishte entuziaste, Lefter Koka mezi e priste, Arben Ahmetaj na kërcënonte me këtë, domethënë, këta kam fjalën.

E gjithë banda na kërcënonte, ne ishim ata që kishim frikë nga reforma në drejtësi, sepse ne ishim të korruptuarit, jo ata. Sot ky po ju tregon haptazi, brutalisht, me shuplakë në fytyrë të gjithëve këtyre, se kush e bën drejtësinë në vend, se sa historike ishte dhe sa progres kemi bërë në luftën, në rrugën tonë të integrimit. Kështu që, domethënë, nuk është më koha, janë të gjitha skenare që luhen në kurrizin tonë si shoqëri, duhet të zgjohemi. Këto gjysmë-fraza jo klasa politike, jo tranzicioni i tejzgjatur. Shoh ca dhe prej tyre i shikoj sot për turp të zotit, disa prej tyre që i quajmë shoqëri civile ne, që financohen nga këto ambasada, që pikërisht përmes këtyre përpiqen domethënë të mos ta, janë të gjithë njësoj, tranzicioni i tejzgjatur, klasa politike, me ku di unë se çfarë. Jo, ka emër. Ky është Edi Rama. Është Edi Rama sot brutalisht ka reaguar, ndërkohë që reagonin me shumë kujdes, prisnin ambasada të reagonin një nga një se domethënë çfarë kishte ndodhur.

Jua ka përplasur në fytyrë brutalisht siç di ta bëjë vetëm ai. Kjo është një gjë që nuk mund të tolerohet sot e mbrapa. Pastaj, nëse këto do ta vuajë integrimi i Shqipërisë, po, ka mundësi, ata e kanë në dorë ta bëjnë. Ta vuajë integrimi i Shqipërisë, por jo Edi Rama. Edi Rama, unë jam ndër ata që e kam thënë vazhdimisht në këtë mënyrë, si drejton, nuk është i interesuar që Shqipëria të integrohet. Një Shqipëri e avancuar në integrimin evropian do të thotë një Shqipëri, një qeveri më e kontrolluar për mënyrën se si i përdor fondet e buxhetit, për mënyrën se si i bën zgjedhjet në këtë vend në qoftë se doni, për mënyrën se sa të lirë e lë shtypin, median, shoqërinë civile në këtë vend që të jetë kundër qeverisë. Këtu e vetmja liri që i ka mbetur të gjithëve këtyre faktorëve që do të duhet të përfaqësonin demokracinë shqiptare është të shajnë opozitën. Kjo është kthyer në sport nacional.

Çfarë po bëjnë deputetët e opozitës, çfarë po bën Sali Berisha, a do të ketë ndryshime në opozitë se çfarë bën qeveria nuk ka asnjëri, asnjëri nuk guxon të flasi. Kështu që, arrijnë deri atje sa të thonë, këtë do ma lejoni dhe këtë ta them, që kur rezultati del 93% në një kuti të Beratit po themi, apo diaspora, vetë shqiptarët që janë më të ndriçuar, ata që janë, që tashmë kanë, janë upgraduar në gradën e, në shkallën e renditjes sociale, janë bërë evropianë me pasaporta evropiane, frymëzoheshin nga Zeqinja. Nuk i frymëzon Sali Berisha, nuk i frymëzon asnjëri prej deputetëve të Partisë Demokratike, zonjave dhe zotërinjve, jo, i frymëzon Zeqinja, Sara Milja e ku di unë se çfarë. Deri këtu arrin. Në një kohë kur ka një raport të OSBE/ODIHR që tregon se çfarë farse ishin zgjedhjet në këtë vend. Para kësaj nuk mund të mbyllim më sytë. Ju thashë dhe njëherë, është e patolerueshme, është kriminale edhe sot të flasësh për klasë politike, të flasësh për tranzicion të tejzgjatur, për kulturë demokratike në këtë vend, në një kohë kur ka, kur është një individ.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë