POLITIKE

Trazirat e brendshme/ Vasili: Sejmenët e PS-së i shërbejnë vetëm liderit

Piranjat Përditësimi i fundit 30 Mars 2026, 10:33

Trazirat e brendshme/ Vasili: Sejmenët e PS-së i shërbejnë

Trazirat e brendshme në Partinë Socialiste nuk janë gjë tjetër veçse një “dallava politike” me një regji të mirëmenduar PR, që synon të krijojë iluzionin e një debati, ndërkohë që në thelb nuk ka asnjë rebelim të vërtetë.

I ftuar ditën e sotme në 'Kafe Shqeto, ish-deputeti i PL, Petrit Vasili tha se Partia Socialiste nuk funksionon më si një bashkësi njerëzish me ide politike, por si një fis, ku kreu, Edi Rama, “rrëmben plaçkën” dhe ua shpërndan vartësve të tij besnikë në formën e copave të vogla të pushtetit.

Kjo shpërbërje politike totale e ka transformuar liderin në një “kapo mafioz”, të cilit njerëzit që e rrethojnë i shkojnë për t'i puthur dorën, në një dimension që i kalon kufijtë e politikës tradicionale.

Sipas Vasilit, mekanizmi përmes të cilit sigurohet kjo bindje absolute është i thjeshtë dhe efikas. Kryeministri i ka “kompromentuar dhe inkriminuar” njerëzit e tij, duke i përdorur për të marrë përfitime, ndërsa ata kanë marrë përsipër kompromentime morale, politike apo shtetërore.

Kjo situatë i ka lënë ata pa asnjë mundësi reagimi apo revolte, pasi janë të kapur në rrjetën e vetë veprimeve të tyre. Një nga pasojat më të rënda të këtij transformimi është zhdukja e plotë e personaliteteve politike brenda partisë.

Vasili tha sefFigurat që shfaqen në publik, pavarësisht titujve, përshkruhen si “sejmenë” apo “këpucëfshirëse”, detyra e vetme e të cilëve është t'i shërbejnë dhe t'i “shkëlqejnë këpucët” liderit. 

Deklarata e plotë:

“Unë nuk kam pasur dhe nuk kam as më të voglin iluzion për trazira në pallat. Kjo është një dallava politike, e cila brenda sigurisht ka dhe një regji të menduar mirë PR.

Kuptohet që niveli është i mizerabël, ashtu siç është i gjithçka në punët e Edi Ramës. 

Partia socialiste ka vdekur përfundimisht si koncept në atë bashkësi njerëzish. Ata funksionojnë me një koncept të një tribuje.

Kapo i tribusë është Edi Rama, që rrëmben ato të plackitura edhe copa të vogla pushteti, e të tjera e të tjera.

Arsyeja pse e them këtë, sepse ky është një shpërbërje politike totale nga pikëpamja e strukturës.

Është i shndërruar në ata kapo mafioz që ata që i rrinë përqark, siç shkojnë mafiozëve të shkojnë t'i puthin dorën.

Në këtë, dimension janë. Arsyeja, dikush do pyesi pse ka ndodhur kjo? Kjo ka ndodhur me një mekanizëm shumë të thjeshtë.

Edi Rama i ka kompromentuar, i ka inkriminuar në punët e veta. I ka përdorur, ky vetë ka marrë përfitimet, këta kanë marrë përsipër kompromentimin ose shtetëror, ose politik, ose moral dhe praktikisht ata nuk kanë as më të voglin mundësi reagimi.

Nuk kanë mundësi reagimi edhe për disa arsye kryesore.

Së pari, atje nuk ekzistojnë personalitete politike. Edhe këto që ju i quani zonja filan apo zoti filan, këta s'janë asgjë fare.

Këta janë ca sejmenët e tij. Unë i kam pas quajtur këta dikur këpucëfshirëse, të cilët secili ka detyrën të fshijë këpucët e Ramës dhe bëjnë garë kush do t'ia shkëlqejë më mirë, që t'i ndrijë.

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve