POLITIKE

Tritan Shehu: Regjimit po i ngushtohet laku! SHBA gjithnjë e më e shqetësuar për situatën në Shqipëri

Piranjat Përditësimi i fundit 27 Dhjetor 2025, 14:25

Tritan Shehu: Regjimit po i ngushtohet laku! SHBA gjithnjë e më e

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, në një intervistë për Syri TV me moderatoren Armela Ferko, ka deklaruar se regjimi aktual në Shqipëri po përballet me një ngushtim të ndjeshëm të hapësirave politike dhe ndërkombëtare, si pasojë e lidhjeve me krimin dhe trafikun e drogës.

Sipas tij, degradimi i demokracisë, rritja e pakënaqësisë popullore dhe protestat e opozitës kanë tërhequr vëmendjen e aleatëve strategjikë, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat po shprehin gjithnjë e më shumë shqetësim për zhvillimet në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor.

Tritan Shehu: Unë e kam thënë qartësisht se ka një ngushtim të lakut në qafën e këtij regjimi kleptokratik, të lidhur me krimin, të lidhur me trafikun e narko-shtetit që është në Shqipëri. Ka një realisht një ngushtim të hapësirave, sepse zullumi i këtij regjimi është trashur dhe po trashet përditë, ka krijuar një pakënaqësi të thellë popullore në Shqipëri, ju e patë protestën e fundit të Partisë Demokratike.

Ka krijuar një degradim të niveleve të demokracisë dhe të zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe prosperitetit, por absolutisht jeni të bindur që ka preokupuar dhe preokupon gjithmonë dhe më tepër dhe aleatët më të rëndësishëm dhe fatmirësisht po preokupon vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Materiali vërtetë është një material për të gjithë Ballkanin Perëndimor, kjo është e vërtetë, por në tërësi, problemet që atje thellohen, që preken, që analizohen dhe që vihen si linja demarkacioni apo linja të kuqe për zhvillimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për integrimin europian, edhe për investimet amerikane, janë probleme të mëdhaja që ka Shqipëria.

Dhe ai material është një, realisht për mua që reflekton zhvillimet negative në këto vende të Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria është kampion. Një hapësirë në të cilën ka qenë një domen i plotë i Sorosit dhe që tashmë padyshim kjo krijon një alergji të madhe në administratën e re amerikane dhe për faktin sepse lidhet me zhvillime negative në këtë zonë dhe zhvillime negative në Shqipëri në tërësi.

Kemi realisht dy materiale, atë që thatë ju, është ligji NDAA 2026, që është ligji i strategjisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili është i bashkëngjitur me aktin për prosperitetin dhe demokracinë në Ballkanin Perëndimor, HR 5274. Të dyja këto janë dy elementë që shkojnë së bashku, sepse po të shikosh kolonat që ngre njëri, janë dhe kolonat që ngre tjetri.

Pra, është ajo që thatë, që lidhet, është shumë pozitive fakti i Kosovës, sepse kërkon të arrihet në një njohje reciproke midis Kosovës dhe Serbisë, por duke vënë qartësisht atë që ka qenë një armë e fortë e përdorur vite më përpara nga grupi i Sorosit, nga Rama vetë, shkëmbimi i territoreve dhe edhe ndryshimi i kufijve. Vija e kuqe është e qartë, nuk ka shkëmbim territoresh dhe ndryshim kufijsh.

Nga ana tjetër po të shikosh pikat që lidhet pastaj me hapësirën ballkanike apo çfarë kërkohet? Kërkohen ato elementë që prekin, që prekin rajonin tonë dhe që janë për ne akute për Shqipërinë, sepse realisht në radhë të parë ne mendojmë për Shqipërinë kur jemi në Shqipëri.

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve