POLITIKE

Trump emëron Dan Bongino zëvendësdrejtor të FBI-së, gazetari denoncoi lidhjet e Ramës me McGonigal në emisionet e tij

r.ll Përditësimi i fundit 24 Shkurt 2025, 14:17
Trump emëron Dan Bongino zëvendësdrejtor të FBI-së,
dan bongino

SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka emëruar gazetarin Daniel John Bongino si zëvendësdrejtorin e ri të Byrosë Federale të Hetimeve (FBI), agjencia kryesore federale e zbatimit të ligjit në SHBA. Ky njoftim erdhi pasi Trump pak ditë emëroi Kash Patel si drejtor të FBI-së, zgjedhje e miratuar dhe nga Senati.

Ndërsa uroi Bonginon për emërimin, Trump postoi në platformën e tij të mediave sociale Truth Social, “Lajm i shkëlqyeshëm për Zbatimin e Ligjit dhe Drejtësinë Amerikane! Dan Bongino, një njeri me dashuri dhe pasion të jashtëzakonshëm për vendin tonë, sapo është emëruar Zëvendësdrejtori i ardhshëm i FBI-së, nga njeriu që do të jetë drejtori më i mirë ndonjëherë, Kash Patel."

Trump emëron Dan Bongino zëvendësdrejtor të FBI-së,

Bongino falënderoi Trumpin në X, duke thënë: "Faleminderit zoti President, Prokurori i Përgjithshëm Bondi dhe Drejtori Patel". Bongino dhe Patel do t'i raportojnë drejtpërdrejt Prokurores së Përgjithshëm Pam Bondi.

Kush është Daniel John Bongino?

Daniel John Bongino, i lindur më 4 dhjetor 1974 në Queens, New York City, është një gazetar politik konservator, prezantues radiofonik dhe autor. Bongino ka një diplomë master në psikologji nga Universiteti i Qytetit të Nju Jorkut (CUNY) dhe një MBA nga Universiteti Shtetëror i Pensilvanisë. Sipas raportimeve, ai ka punuar në Departamentin e Policisë së qytetit të Nju Jorkut nga viti 1995 deri në vitin 1999 dhe më vonë si agjent special i respektuar i Shërbimit Sekret të SHBA-së.

Referuar mediave amerikane në vitin 2006, ai iu bashkua Divizionit të Mbrojtjes Presidenciale gjatë mandatit të dytë të George W. Bush. Ai vazhdoi të mbronte presidentin kur Barack Obama mori detyrën, por u largua në maj 2011 për të kandiduar për një vend në Senatin amerikan në Maryland. Në vitin 2013, ai shkroi një kujtim të quajtur "Jeta brenda flluskës", ku ndau përvojat e tij si agjent i shërbimit sekret, duke mbrojtur presidentët Bush dhe Obama, duke hetuar krimet federale dhe duke kandiduar për Senat. Në janar 2016, ai botoi librin e tij të dytë, "Lufta", rreth dështimeve të sigurisë dhe politikës. Në vitin 2019, ai publikoi "I shfajësuar", i cili u fokusua në hetimin ndaj Donald Trump. Aktualisht ai moderon shfaqjen "Dan Bongino" në Rumble dhe më parë ka prezantuar "Pa filtra" me Dan Bongino në Fox News deri në prill 2023.

Gazetari amerikan, Dan Bongino i ka kushtuar vëmendje në programin e tij "The Dan Bongino Show" skandalit me ish-zyrtarin e lartë i FBI-së, Charles McGonigal i cili akuzohet se ka marrë para ruse, ndërsa përflitej edhe për takime me kryeministrin Edi Rama. Bongino foli në emisionet e tij edhe për lidhjet e dyshuara të Ramës me kartelin e drogës "Sinaloa".

Ai ngriti pyetjen se mos-reagimi i administratës Biden ndaj kryeministrit shqiptar lidhet me faktin se njerëzit në qeverinë amerikane janë paguar nga shqiptaret?

“Njerëzit nga e gjithë qeveria ishin shumë konfuz se pse Biden nuk po bënte asgjë për këtë kryeministrin e Shqipërisë që dyshohet se po bashkëpunon me zyrtarin e FBI-së, që unë po ju them se është i lidhur me Hunter (Biden), ata janë të lidhur. Këtu kryeministri shqiptar duket se është i përfshirë në një konspiracion narko-trafikimi që përfshin kartelin Sinaloa. Një prej karteleve që po trafikon lëndë narkotike përmes kufirit jugor. Ata janë përgjegjës për sasitë më të mëdha të narkotikëve që trafikohen në SHBA. Por, për çfarëdo lloj arsyeje, administrata e Biden nuk duket e shqetësuar nga kjo gjë. A është kjo sepse njerëzit në qeverinë tonë po paguhen nga shqiptarët? Për t’i bërë njerëzit të kthejnë faqen tjetër? Një pyetje e drejtë apo jo? Dikush në një konferencë shtypi, që bën punë reale në media, duhet të pyesë Karine Jean-Pierre (sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë) se pse Biden nuk ka bërë asgjë për narko-trafikimin në Shqipëri dhe për akuzat për lidhjet me kartelin Sinaloa në kufirin tonë jugor? A ka kjo lidhje me të infiltruarit në qeverinë tonë që lobojnë për të njëjtin kryeministër shqiptar për të cilin nuk po bëni asgjë?” shprehej Bongino.

Trump emëron Dan Bongino zëvendësdrejtor të FBI-së,

dan bongino fbi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë