“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë”/ Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Përpara bllokut të sigurisë pranë Komisariatit nr. 3 në Tiranë, një burrë 54-vjeçar përpiqet të mbaj&...
Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Ram...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...

KUKËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Kukës, garantoi se furnizimi me ujë do të jetë një përparësi absolute për PD. Lideri i opozitës gjithashtu premtoi se do falen të gjitha gjobat, kamatat dhe çdo gjë tjetër.
"Miqtë e mi, Kukësi, Hasi dhe Tropoja janë treva të rezervave minerale ndër më të mëdhatë, të mineraleve të shumëllojta më të çmuara dhe u siguroj se ato do shndërrohen në mirësi për banorët e këtyre trevave. Në këtë qark do të nxisim para së gjithash pemëtarinë. Projekti ynë me arrorë do të shumëfishohet, por çdo fermer duhet ta ketë të qartë se ne do subvencionojmë çdo fidan të mbjellë, çdo njësi prodhimi, çdo kokë bagëti. Nuk ka më kushte se duhet të jenë 10 lopë apo 5 lopë. Edhe një në qoftë, do subvencionohet. Shqipëria Madhështore pra është Made in Albania.
Prodhimi shqiptar do jetë krenaria jonë. Do bëjmë gjithçka që në çdo skaj të këtij vendi të prodhohet nga pasuritë që ka, mbitokësore dhe nëntokësore. Shqipëria është vend që noton në ujëra. Qytetarët e saj nuk kanë ujë. U garantoj se furnizimi me ujë do të jetë një përparësi absolute e jona, sikundër infrastruktura në të gjithë qarkun e Kukësit, nga Kalaja e Dodës gjer në kufi me Dukagjinin. Energjia elektrike do ulet për biznesin ne 6 lekë, për konsumatorin në 7 lekë. Do falen të gjitha gjobat, kamatat dhe çdo gjë tjetër. Miqtë e mi, ky është programi i Shqipërisë Madhështore.
U siguroj se dy apo tre herë më shumë se ç’prodhojmë digat, do prodhojmë me çati energjinë elektrike, kur të vendosim në të gjitha çatitë e shqiptarëve panelet fotovoltaike, të cilat pas tre vitesh do prodhojnë energji falas për familjarët. Po vij nga Puka, studime shumë serioze kanë faktuar se nga Shëmria në Vaun e Dejës mund të prodhohen me turbina ere 3200 megavat. Mund të prodhohet energji pra tre herë sa digat. Ne do e bëjmë Shqipërinë superfuqi të vërtetë energjetike, ku përfituesit e vërtetë do jeni ju, qytetarët shqiptarë. Ndaj miqtë e mi, këto tre javë që na ndajnë nga dita e madhe, ta njohim veten tonë, ta shpallim veten tonë misionarë.
Të trokasim në çdo derë, të takojmë çdo mik, të telefonojmë çdo të njohur, të bëjmë gjithçka për t’i paraqitur këtë projekt, i cili është një mundësi për çdo shqiptar. Një mundësi reale për pensionistët për një jetë më të mirë. Një mundësi reale për të rinjtë për shkollim, punësim, strehim, për të ndërtuar ëndrrën e tyre në Shqipëri. Një mundësi reale për familjet shqiptare për të mos u detyruar për të larguar fëmijët e tyre jashtë. Një mundësi reale për biznesin për të pasur të ardhura më sumë dhe zgjeruar atë. Një mundësi reale për rrogëtarët.
Dhe u them unë këtyre rrogëtarëve të administratës, mos e dëmtoni veten, mos u bëni patronazhistë, por qëndroni njerëz dinjitozë sepse ju në 100 ditët e para të gjithëve u rriten rrogat 13 përqind me vendosjen e taksës 10 përqind.
Një mundësi reale për fermerët, për bizneset, mundësi për çdo shqiptar. Ndaj dhe të bëjmë natën ditë, të djersimë, të lodhemi. Kësaj here jo si politikanë, jo si kandidatë, por si misionarë që të gjithë. Misionarë të shpëtimit të Shqipërisë. Misionarë të këtij projekti që e bën Shqipërinë Madhështore. Që e bën Kukësin, Hasin, Tropojën madhështore. Nderim të madh banorëve të këtij qarku. Rroftë Shqipëria. Fitore, fitore, fitore.
Të gjithë jemi njisha. Jemi njisha. Fitimtarë! Fitimtarë!" tha Berisha.
KUKËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar takimet e tij elektorale duke u ndalur këtë pasdite në Kukës. Be...
KUKËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kukës, theksoi se me ardhjen e PD-së në p...
KUKËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke folur në ceremoninë e prezantimit të kandidatëve të PD-Aleanca p...
KUKËS- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama, duke thënë se nxjerr fëmijët ...
PUKË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një vizitë në ambientet e fabrikës së ujit ‘...
PUKË- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar sot një vizitë në ambientet e fabrikës së ujit ‘...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën e tij sot në Durrës. Nga atje, Rama e ka cilësuar Partinë Demokratike...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama, nga takimi në Durrës, është shprehur të jesh në BE si emigrant nuk është nj&e...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit në Durrës, theksoi se mandati i katërt i nevojitet për të vazhduar procesin e ...
DURRËS- Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me gratë dhe vajzat në qytetin e Durrësit theksoi se anëtarësimi në Bashk...