Merr flakë ndërsa ishte në lëvizja, shkrumbohet automjeti në aksin Kardhiq-Delvinë
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Digjet një automjet në aksin rrugor Kardhiq – Delvinë, plagoset rëndë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtu...
Protestuesit kanë njoftuar se do të mblidhen sot në orën 9:00 para Parlamentit. Tubimit të studentëve u janë bashkuar edhe ...
Vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme edhe ditën e enjte, duke sjellë...
DashiDashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje. Do i harroni te gjitha problemet e se shkuarës dhe do mendoni vetëm s...
Që prej 13 tetorit, Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është bërë skenë e trazirave në rrugë, të cilat ka...
Një tjetër eurodeputet i Parlamentit Europian ka reaguar i indinjuar ndaj dhunës së policisë me urdhër të kryeministrit...
Senatorja amerikane Elissa Slotkin (Demokrate nga Miçigani) ka reaguar në rrjetin social X lidhur me dhunën policore në protestën stu...
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve në Tir...
Partia Popullore Europiane (PPE) ka reaguar lidhur me protestat në Shqipëri, duke theksuar se e drejta për protestë paqësore duhet t&eu...
Reperi i njohur kosovar, Capital T, u ka bërë thirrje mediave në Kosovë që tu kushtojnë më shumë vëmendje zhvillime...

TIRANA- Ish-prokurori, tashmë kandidat për deputet i koalicionit "Shqipëria Madhështore", Arjan Ndoja ka reaguar pasi u kallëzua në SPAK nga Lulzim Basha i cili kërkon nisjen e hetimeve ndaj tij për veprat penale të “Korrupsionit aktiv në zgjedhje” dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale Ndoja thotë se lajmin për kallëzimin nga Basha e mori përmes mediave dhe se në asnjë rast nuk ka shitur mandate deputetësh, leje ndërtimi dhe nuk ka shpërdoruar besimin e zgjedhësve të një zone dhe aq më pak, shton ai, atë të mijëra demokratëve. Ai thekson se nuk i ka hedhur në rrugë anëtarët e Partisë Demokratike dhe as votuesit e kësaj force për t’i dhënë pushtet në tavolinë Edi Ramës.
Ndoja e cilëson akuzën si të stisur dhe thotë se këtë gjë mund ta bëjë dikush që ndien rrezik nga kandidimi i tij, ose ndonjë personazh që përdoret në mënyrë komike në batutat folklorike në TikTok-un e Ramës. Gjithashtu Ndoja thotë se mbetet i përkushtuar në realizimin e misionit të tyre si ekip për ndryshimin e qeverisjes së vendit.
Postimi:
Sot mësova nga mediat se Z. Lulzim Basha më paska bërë kallëzim penal në SPAK si një kandidat për deputet i opozitës që u bën presion votuesve për të mbledhur vota! Unë jam Arian Ndoja, i arsimuar në Drejtësi dhe Ekonomi, kam mbaruar Shkollën e Magjistraturës duke marrë titullin Magjistrat Prokuror, kam gradën Doktor i Shkencave Juridike, dhe jam pjesëtar i një familjeje të nderuar intelektuale. Gjatë gjithë jetës time marrëdhëniet me njerëzit i kam ndërtuar vetëm përmes punës, dialogut, respektit dhe mirëkuptimit. Në asnjë rast unë nuk kam shitur mandate deputetësh, leje ndërtimi dhe nuk kam shpërdoruar besimin e zgjedhësve të një zone dhe aq më pak atë të mijëra demokratëve.
Unë nuk i kam hedhur në rrugë anëtarët e Partisë Demokratike dhe as votuesit e kësaj force për t’i dhënë pushtet në tavolinë Edi Ramës. Përtej falsitetit të akuzës së stisur, më lind natyrshëm mendimi se këtë gjë mund ta bëjë dikush që ndien rrezik nga kandidimi im, ose ndonjë personazh që përdoret në mënyrë komike në batutat folklorike në TikTok-un e Edi Ramës. Ajo që e bën edhe më absurde këtë akuzë është fakti që, nga komunikime me anëtarët e simpatizantë të Partisë Demokratike pas marrjes dijeni për këtë kallëzim, më thuhet se Z. Lulzim Basha, edhe pse ka justifikuar 10 vjet humbje në opozitë me vjedhjet dhe presionet e bëra nga Edi Rama, nuk ka marrë asnjëherë iniciativën në një dekadë, si kryetar opozite, të padisë qoftë edhe një personazh apo eksponent të botës së krimit të organizuar për presion, vjedhje apo blerje votash.
Përkundrazi, më thuhet nga strukturat dhe simpatizantët se ai ka përdorur djersën, sakrificat, mundin e madje dhe gjakun e atyre demokratëve që janë përballur me bandat e Edi Ramës vetëm për të rritur vlerat e marrëveshjeve që bën me të! Sulme të tilla vetëm sa më përforcojnë bindjen se Edi Rama ka filluar ta ndjejë erën e humbjes në Qarkun e Durrësit dhe se deri ditën e zgjedhjeve duhet të dedikojmë çdo shqisë, energji dhe mundësi për të rikthyer Durrësin në bastion të demokracisë për realizimin e misionit të Shqipërisë Madhështore! Mbetem i përkushtuar në realizimin e misionit tonë si ekip për ndryshimin e qeverisjes së vendit.
View this post on Instagram
SHQIPËRI- Opinionisti Ilir Demaliaj ka goditur në hollin e një hoteli, kryetarin e Partisë Konservatore, njëherësh anëtarin...
BRUKSEL- Komiteti i Jashtëm i Parlamentit Europian ka diskutuar sot për procesin e përgatitjes së zgjedhjeve parlamentare të 11 ...
BRUKSEL- Parlamenti Europian zhvilloi një seancë dëgjimore historike për situatën në Shqipëri përpara zgjedhjeve ...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme strategjinë e punësimit në tregun e punës me objektiv zhvill...
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme strategjinë e punësimit në tregun e punës me objektiv zhvill...
TIRANË- Kandidatja e PD në qarkun e Vlorës, Ina Zhupa, ka denoncuar PS se në kundërshtim me ligjin zgjedhor po shtron asfalt elektora...
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka miratuar masat e para për t’iu kundërpërgjigjur tarifave të vendosura nga presidenti amerikan, Donald ...
TIRANË- Kreyministri Edi Rama u është përgjigjur disa komentuesve në episodin e 38-të të rubrikës “Sy më Sy...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komenteve të ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook. Një nd...
LEZHË- Qeveria italiane ka miratuar një dekret të ri që lejon transferimin e emigrantëve të parregullt nga qendrat e ndalimit n&...