POLITIKE

"Udhëton si armik i kombit shqiptar", Berisha i referohet protestës së "Lëvizjes Bashkë" në Selanik: Rama sot u prit me sloganin 'Tani votat na i kërkon, nga Shqipëria na dëbon'

n.f Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2024, 20:40
"Udhëton si armik i kombit shqiptar", Berisha i referohet
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur edhe mbëmjen e sotme fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë banesës së tij. Berisha në fjalën e tij komentoi takimin e sotëm të kryeministrit Edi Rama të zhvilluar me shqiptarët e diasporës në Selanik. 

Berisha u shpreh se sot kreu i narkoshtetit shqiptar u prit në Selanik me sloganin ‘Tani votat na i kërkon, nga Shqipëria na dëbon’. Kreu i PD-së gjatë fjalës së tij pa e ditur i është refëruar protestës së "Lëvizjes Bashkë" në Selanik. Gjatë fjalës së tij, Rama përmendi përmirësimet në sistemin e pensioneve, duke e quajtur kryetarin e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori si Sude që gënjen pensionistët. Aktivistët Elio Shyti dhe Besmir Skëndaj nga Lëvizja Bashkë ndërhynë duke thirrur në kor me aktivistë të tjerë: "Nga Shqipëria na dëbon, tani votën na kërkon".

Berisha më tej i ka përshëndentur ata protestues të cilët i cilësoi guximtarë që ja plasën në fytyrë Çubrilloviçit shqipfolës të Tiranës, gjenocidin që ka kryer në 11 vitet e pushtet të tij, mbi Shqipërinë e shqiptarët. Kreu i PD-së shtoi se tre javë më parë, Eurostati informoi se numri se shqiptarëve që ka braktisur Shqipërinë nga viti 2014 në hapësirën e BE-së, ka arritur në 1.997.043, pra mbi 38% e shqiptarëve në Shqipëri. Sipas tij Rama kudo që udhëton, udhëton si një armik i Kombit shqiptar në Shqipëri, në Kosovë, në emigracion, diasporë dhe kudo që ndodhen.

Fjala e Berishës:

Të dashur miq! Sot kreu i narkoshtetit shqiptar u prit në Selanik me sloganin ‘Tani votat na i kërkon, nga Shqipëria na dëbon’. Dua të përshëndes këtu në emrin tuaj, ata protestues, djem, vajza, burra e gra, guximtar që ja plasën në fytyre Çubrilloviçit shqipfolës të Tiranës, gjenocidin që ka kryer në 11 vitet e pushtet të tij, mbi Shqipërinë e shqiptarët. Tre javë më parë, Eurostati informoi se numri se shqiptarëve që ka braktisur Shqipërinë nga viti 2014 në hapësirën e BE-së, ka arritur në 1.997.043, pra mbi 38% e shqiptarëve në Shqipëri. Ndaj dhe protestuesit në Selanik i zunë derën Çubrilloviçit dhe tek hipte në makinë i bërtisnin; Tani votat na i kërkon, nga Shqipëria na dëbon.

Miqtë e mi! Edi Rama kudo që udhëton, udhëton si një armik i Kombit shqiptar në Shqipëri, në Kosovë, në emigracion, diasporë dhe kudo që ndodhen. Ai udhëton si një armik sepse ka zbrazur Shqipërinë më shumë se çdo pushtim në të gjitha kohërat e saj. Edi Rama udhëton si një armik i Shqipërisë dhe kombit shqiptar, sepse ai ka rikthyer në Shqipëri, burgosjet dhe burgjet politike.
Sot ky Pilat, përpiqej të lante duart dhe u thoshte emigrantëve se po të kisha unë pushtet mbi drejtësinë nuk arrestonte njerëz të PS. Mendon ky dritëshkurtër, hipokrit se shqiptarët nuk e dinë se, Enver Hoxha arrestoi njëri pas tjetrit çdo bashkëpunëtor, për çdo dyshim si armik të tij.


Përkundrazi kjo fakton kontrollin e tij të plotë mbi falangat e krimit të prokurorisë speciale, mbi Dumanin, këtë mercenar pa moral, pa ligj, këtë skllav të krimeve të tij dhe anëtarëve të tjerë të organizatës kriminale. Edi Rama udhëton i damkosur kudo sepse në këtë vend të bekuar, në këtë vend që po ecte shpejt në rrugën e begatimit, në rrugën e ligjit, ai zgjodhi drogën, zgjodhi krimin, ndërtoi narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë për ta rrënuar atë.

edi rama ne selanik berisha levizja bashke

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë