POLITIKE

Skandali i mbetjeve toksike/ Berisha: Edi Rama, ato janë helme dhe ato lidhen direkt me ty. Nuk mund të mbulosh këtë krim ti me heshtjen tënde

I.A Përditësimi i fundit 17 Gusht 2024, 21:51
Skandali i mbetjeve toksike/ Berisha: Edi Rama, ato janë helme dhe ato
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha tha se kjo bandë kriminale nuk njeh ligj vendi, sepse ligjet e vendit detyrojnë një seri agjensish të kontrollojnë çdo gjë, çdo mall që prodhohet, çdo mall që eksportohet. Lidhur me skandalin e mbetjeve toksike Kryetari i opozitës iu drejtua Edi Ramës duke i thënë se, ato janë helme dhe ato lidhen direkt me të. Berisha vijoi me thirrjet e tij drejtuar qytetarëve për të vazhduar betejën të pamposhtur në mënyrë që të mposhtin Edi Ramën dhe bandën e tij.

"Ka pesë ditë që është zbuluar se Shqipëria eksporton helme, se Shqipëria përpunon helme. Të gjitha mediat e botës qarkullojnë lajmin, kurse ai që pasurohet me helmet që eksportohen nga Shqipëria dhe regjimi i tij, nuk shqipëroi një fjalë të vetme. Nuk flasin se çfarë janë këto lëndë helmuese. Nuk flasin se nga vijnë ato. Se ku prodhohen ato. Se cilat janë certifikatat e tyre. Kjo bandë kriminale nuk njeh ligj vendi, sepse ligjet e vendit detyrojnë një seri agjencish të kontrollojnë çdo gjë, çdo mall që prodhohet, çdo mall që eksportohet. Sepse ligjet e vendit detyrojnë respektimin e ligjeve ndërkombëtarë dhe ato nuk respektohen. Shqipëria pra nxjerr në det ngarkesa që përbëjnë rrezik të madh për vendet e tjera, për mjedisin, por ka pesë ditë që Edi Rama merret me pastrimin nga njerëzit të plazhit të Gjipesë, që plaçkiti bashkë me familjen e tij dhe nuk u thotë shqiptarëve një fjalë të vetme, çfarë përmbajnë 100 kontejnerë që u nisën nga Durrësi? Pse hesht?

Janë sipërmarrje e jotja dhe e klaneve të tua, me të cilat pasuroheni si shushunja në kurriz të shqiptarëve. Të kanë bykosur gojën me valixhe me euro. Po ti Shqipërinë e ke shndërruar në një vend të rrezikshëm për qytetarët e saj. Në një vend të rrezikshëm për vendet e tjera dhe këtu nuk ndjehet, nuk shqipërohet asnjë fjalë. Nuk shqipëron asnjë fjalë agjencia e mjedisit Nuk shqipëron asnjë fjalë narkopolicia. Nuk shqipëron asnjë fjalë narkodogana, Porti i Durrësit, sikur ato janë nisur nga Marsi, sikur ato nuk janë nisur nga Shqipëria. Edi Rama, ato janë helme dhe ato lidhen direkt me ty. Nuk mund të mbulosh këtë krim ti me heshtjen tënde. Me heshtjen vetëm se u fakton shqiptarëve se edhe helmet janë biznesi yt kundër tyre," tha Berisha.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë