POLITIKE

“Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën!”, Berisha: Opozita ka disa kandidatura të pakrahasueshme me Korbën e Korrupsionit!

Piranjat Përditësimi i fundit 29 Shtator 2025, 13:23
“Veliaj nuk e pranoi pazarin me Ramën!”, Berisha: Opozita ka

Lideri i opozitës, Sali Berisha, deklaroi se përpjekjet e qeverisë për të manipuluar proceset politike dhe për të imponuar kandidatura kanë dështuar, duke i lënë qytetarët dhe kandidatët e opozitës të pakrahasueshëm me atë që ai e cilëson “Korbën e Korrupsionit”.

Në një fjalim të gjatë përpara mbështetësve, Berisha komentoi se përpjekjet e kryeministrit Edi Rama për të detyruar Erion Veliajn të pranonte një marrëveshje të fshehtë kanë dështuar, ndërsa theksoi se opozita ka në dispozicion disa kandidatë dhe kandidate të fuqishëm, të cilët nuk mund të krahasohen me pushtetarët e qeverisë.

Ai rikujtoi edhe momentet e tronditshme kur disa figura të emëruara nga Rama përballeshin me situata të ndërlikuara, duke shfaqur ankth dhe pasiguri, siç ndodhi me kandidaturën e Ogertës për kryetare bashkie, dhe kritikoi drejtpërdrejt menaxhimin e pandemisë, tenderat dhe përgjegjësitë personale për humbjet e qytetarëve.

Berisha theksoi se qytetarët e Tiranës dhe gjithë vendit kanë parë dhe vlerësuar vetë fytyrat dhe veprimet e kandidatëve, duke e bërë opozitën një alternativë të fortë dhe të pakrahasueshme me klasën aktuale politike.

Deklarata e tij:

Edi Rama, pasi i futi Gjushin në qeli, pasi bëri çdo lloj përpjekje për të bërë pazar me Erion Veliajn, që të pranojë shkarkimin dhe të mos i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, duket se dështoi në këtë përpjekje.

Duket se Erion Veliaj nuk e pranoi marrëveshjen, gjersa ai u ka kërkuar avoketërve të tij të depozitojnë ankesën në Gjykatën Kushtetuese.

Kjo është përgjigja e parë.

Pavarësisht nga kjo, sot është ditë e hënë, prisni nga ora 1 kukulla e Edi Ramës në presidencë do firmosë, mos pastë lënë edhe ai autopenin aty, për datën e zgjedhjeve.

Tani, meqenëse shtron një problem, të garantoj se opozita sot, në këtë moment që flasim, ka jo një, por ka disa kandidate dhe kandidatë të pakrahasueshëm me Korbën e Korrupsionit. Të pakrahasueshëm.

Ju ftoj zotëri të rikujtosh vetëm një moment, tronditjen e tmerrshme të Ogertës kur mësoi se emërohet kandidate për kryetare bashkie.

Merre shihe pak atë pamje.

Merre shihe.

Nuk ka pamje që flet vetë më shumë se ajo.

Ajo e kuptoi se Edi Rama lau duart me të.

Se Edi Rama e dorëzoi atë në fatin e kujt? Në fatin e Erion Veliajt.

Nuk kam këtu momentin... a mundet t’i thuash tjetrit ti që të caktojë kryetar bashkie i Tiranës, është posti i dytë pas kryeministrit për një forcë politike, të caktojë pra për kryetar të bashkisë në Tiranë dhe ajo të mos mund të përmbajë tmerrin, ankthin.

Ajo në atë moment shihte përpara vetëm një fytyrë, fytyrën e Erion Veliajt.

Ajo e pa që dosjet e Covid-it, tenderat me çmime tre herë më të larta se ndërkombëtarët.

Ajo i pa se qëndrimet e saj të konvertuara në vdekje të njerëzve.

Ajo i pa shpirtrat e të vdekurve që i vinin përpara.

A të kujtohet ty kur doli se ajo falsifikonte me pesë herë numrin e të vdekurve?

E mban mend besoj? Bravo.

Dhe kur doli instituti i anatomisë patologjike dhe i botoi, nxori Najadën si mashtruese.

Pra, tani merr ti këtë njeri me këto kusure që kërrusin edhe malin dhe thua ti kjo të kandidojë.

Por në qoftë se ka një njeri të cilës qytetarët nuk duan t’ia dëgjojnë emrin.... e poanë fytyrën e saj vetë qytetarët e Tiranës si e priti ajo emërimin nga Rama si kryebashkiake. E panë vetë ata.

Kështu që as nuk ekziston problemi i kandidatëve nga opozita.

Janë disa dhe të pakrahasueshëm secili me Korbën e Korrupsionit. I ka vendosur edhe Nesti Angonin si drejtues fushate për t’ia bërë një letër tjetër më vonë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë