POLITIKE

'Vendimi i GJK për Erion Veliajn vendosi një precedent'/ Nuri: Duken qartë krisjet brenda mazhorancës

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2025, 20:16
'Vendimi i GJK për Erion Veliajn vendosi një precedent'/

Drejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, Franci Nuri, komentoi sot vendimin e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Nurit, vendimi është gjithëpërfshirës dhe i detyrueshëm, duke krijuar një precedent të qartë: një kryetar bashkie nuk mund të shkarkohet për mungesë në detyrë, por vetëm për shkelje të rënda të ligjit, siç parashikon Neni 115 i Kushtetutës. Ai theksoi gjithashtu se Veliaj nuk iu garantua procesi i rregullt ligjor nga Këshilli Bashkiak dhe qeveria, çka e bëri të pavlefshme VKM-në për shkarkimin e tij.

“Ky vendim pranon plotësisht kërkesën e ankuesit dhe shfuqizon VKM-në e qeverisë, si dhe dekretin e presidentit për zgjedhjet në Tiranë”, tha Nuri. Ai shtoi se, në situatën aktuale, Veliaj mbetet kryetar bashkie, derisa të ndodhë një fakt tjetër juridik, si një shkelje e rëndë ligjore ose një dënim penal.

Nuri:

Mendoj që po, sepse krijohet një distancë e tillë, sepse vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme dhe ato përbëjnë dhe precedent dhe për raste të ardhshme. Për të qenë më konkret, çfarë thotë Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj?

Thotë që një i zgjedhur vendor, një kryetar bashkie, cilido qoftë ai, e përsëris dhe njëherë, nuk mund të shkarkohet tashmë, u vendos ky precedent sot, u nda kjo, ky debat juridik. Nuk mund të shkarkohet për mungesë në detyrë, por duhet të shkarkohet për shkelje të rëndë të ligjit. Këtë thotë Kushtetuta.

Neni 115 i Kushtetutës këtë thotë, që qeveria mund ta shkarkojë një të zgjedhur vendor vetëm nëse ai kryen shkelje të rënda të ligjit. Dhe rrjedhimisht, me interpretim të kundërt, një mungesë tre mujore sipër nuk konsiderohet, se kështu i bie, nuk konsiderohet shkelje e rëndë e ligjit.

Po, pikërisht, duke u nisur nga nga këto rrethana. Pra, për më tepër, thotë Gjykata Kushtetuese, Këshilli Bashkiak dhe qeveria nuk garantuan një proces të rregullt ligjor, ndaj Erjon Veliaj, sepse nuk e, nuk e ftuan, nuk e lejuan që të paraqitej përpara Këshillit Bashkiak të paktën që inicioi procedurën, që edhe ai të jepte argumentat e tij, të mbrohej, të dëgjohej, sikundër u bë edhe në Gjykatën Kushtetuese, ku zoti Veliaj pati mundësinë që të dëgjohej...

Po, pikërisht janë pikat që kanë të bëjnë me faktin se VKM-ja nuk përmbushte një shkelje të rëndë të Kushtetutës. Pra, neni 115 i Kushtetutës kërkon që vendimi për shkarkim të ketë, të jetë i bazuar mbi një shkelje të rëndë. Dhe nga ana tjetër, kryetarit të Bashkisë, zotit Veliaj, nuk i është garantuar procesi i rregullt ligjor.

Po, unë mendoj që është një vendim gjithëpërfshirës edhe për faktin se është një vendim i plotë. Është një vendim ku pranohet plotësisht kërkesa e ankuesit, në rastin konkret të zotit Veliaj, dhe Gjykata Kushtetuese ka marër dy vendime brenda, do të, po po themi të këtij vendimi. Pika e parë shfuqizon VKM-në e Edi Ramës për shkarkimin e Veliaj dhe pika e dytë shfuqizon dekretin e presidentit Bajram Begaj për caktimin e zgjedhjeve në Tiranë në 9 nëntor. Pra ai vendimi i famshëm, ai dekreti i famshëm që ngjalli disa debate dhe që ishte i...

Unë mendoj se për momentin nuk ka zgjedhje në në Bashkinë e Tiranës. Në këtë situatë ku ne jemi, ku është shfuqizuar dekreti i presidentit, por është shfuqizuar po ashtu dhe VKM-ja e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë, Erjon Veliaj do të ngeli ende për disa kohë kryetar bashkie. Ndoshta do të presim, ndoshta do të presim një ngjarje të re.

Teorisht, teorikisht është kjo që thoni ju. Pra ose do të duhet që zoti Veliaj të dorëhiqet në një moment të caktuar nga nesër e deri në 2027-ën, kur janë zgjedhjet, pse 2027-ta, që ta kuptojë publiku, se janë zgjedhjet normale në Bashkinë e Tiranës, pra mbarimi i mandatit katërvjeçar. Do të duhet ose të japë dorëheqjen, ose të ndodhë një fakt tjetër juridik, siç mund të jetë një shkelje e rëndë e ligjit, sepse gjithmonë këtu mund të ndërhyjë qeveria pastaj për shkarkimin.
Ose një dënim penal, një formë e prerë, siç e thoni dhe ju, po.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë