POLITIKE

"Vendimi i GJL nuk ishte unifikues", Kalaja: Kërkohet më shumë integritet nga gjyqtarët

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Maj 2026, 18:59
"Vendimi i GJL nuk ishte unifikues", Kalaja: Kërkohet më

Në studion e ‘Task-Forcë’ në SYRI TV me Sonila Meçon, avokatja Adriana Kalaja, komentoi zhvillimet e fundit në sistemin gjyqësor, duke theksuar se vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë i dhënë nga gjyqtari Sokol Sadushi, nuk përbën një vendim të mirëfilltë unifikues.

Ajo vuri në dukje rëndësinë e integritetit moral dhe profesional të magjistratëve, si dhe nevojën për një analizë të detajuar rast pas rasti në vendimmarrjen për masat e sigurisë.

Adriana Kalaja: E kanë bërë dhe vijojnë ta bëjnë. E para, ky vendim u tentua në fakt të dali si vendim unifikues. Pra, duke po themi rrëzuar vendimin e 2011-ës dhe duke na sjellë një vendim të ri me formatim të ri edhe me qasje të re që duhet të kishte sistemi gjyqësor, se këtë nënkupton vendimi i unifikuar, nënkupton ligj. Pra, është kodi, është dhe vendimi i unifikuar. Dhe po të shikojmë në fakt, edhe gjithë masat e sigurimit që janë marrë gjatë gjithë kësaj periudhe, në mënyrë dominante nga gjyqtarët, përmendej vendimi i unifikues i vitit 2011. Ndërkohë unë bie dakord totalisht me atë çfarë thanë dy kolegët e mi. Për sa kohë që nuk kemi të bëjmë me një vendim unifikues. E dyta, në një farë mënyre Sokol Sadushi sot u rrëzua, pra, një pjesë e madhe e atyre gjyqtarëve kanë treguar integritet profesional dhe për ne ka shumë rëndësi kjo. Dhe e treta, ajo çfarë dua unë të qartësoj është që tashmë edhe më shumë duhet t'i mbëshohet integritetit moral dhe profesional të gjyqtares.. të gjyqtarit dhe gjyqtares, pra të magjistratëve, për sa kohë që edhe ky vendim e ka thënë që duhet një analizë specifike rast pas rasti, për sa kohë që ne nuk kemi ndryshim as në vendimin unifikues të 2011-ës, por aq më shumë që gjërat që u thanë sot janë të përcaktuara në kodin e procedurës penale.

E thotë shprehimisht, masa e arrestit me burg do vendoset kur nuk ka mundësi për t'u vendosur asnjë nga masat e tjera. Dhe sot ky vendim unifikues çfarë bëri? E lehtësoi deri diku edhe punën e avokatit mbrojtës, sepse e tha shprehimisht që dokumentacioni apo provat për zëvendësim apo ndryshim mase duhet të kalojnë nëpërmjet prokurorisë.

 

Për shembull u rrëzua dhe alibia për Erion Veliaj se duhet të kalojë nëpërmjet Olsit Dados, për ta... për ta ngarkuar pak situatën dhe mbi të gjitha ajo që ne duhet të themi, kanë bërë dhe një hop të ri me këtë vendim, sepse e tha shumë bukur Kreshniku, ne nuk kemi të parashikuar në ligj që vendimet unifikuese janë vendime saktësuese apo qartësuese. Vendimet e qartësuese, saktësuese janë vendime kur shikohet që një vendim i gjykatës është vendim me të meta, është vendim i errët, nuk është i qartë dhe kërkohet qartësimi apo saktësimi.

Ne këtu kishim vetëm momentin që duhej të unifikohej mënyra se si vendosej arresti me burg. Dhe për sa kohë që prej vitesh ne kemi vetëm rrëzime të rekurseve, pra nuk merren fare në analizë rekurset nga Gjykata e Lartë, nuk mund të ndryshohet qasja e kryetarit të Gjykatës së Lartë sepse tani ndodhemi në rastet që është shtuar shumë masa e sigurimit personal, ajo e arrestit në burg. Pra ne jemi qartësisht me një nocion të parapërgatitur që ne duhet të shkonim në një vendim unifikues për t'i lehtësuar masën e arrestit kujdo qoftë, po kryesisht të zyrtarëve të lartë. Ne duhet të bëjmë dhe një analizë, sepse këtu flitet, për shembull përmenden tre emra. Kur përmenden tre emra duhet të kemi shumë serioz, duhet të jemi shumë korrekt, për sa kohë që ëh ato provat kush i prish? Një zyrtar në detyrë apo një ish-zyrtar që ka vite, vite që nuk ka më lidhje me zyrën, që nuk ka lidhje me provat, që nuk ka lidhje edhe me intimidimin e dëshmitarëve. Pra, ne duhet ta bëjmë një dallim të qartë dhe sot shprehimisht Sokol Sadushi është rrëzuar, por për të mos e rrëzuar përfundimisht, kanë dalë me këtë termin, qartësimin dhe saktësimin dhe aq më shumë që gjykata e nderuar e ka të gjithë tagrin që të shkojë në vendime diametralisht të kundërta me çfarë kërkon organi i akuzës, qoftë dhe SPAK-u, por ligji thotë që gjykata nuk del dot mbi organin e akuzës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë