POLITIKE

Vendimi i gjykatës për PD-në/ Analistët për VOA-n: Palët humbën shumë kohë të vlefshme!

n.f Përditësimi i fundit 11 Qershor 2024, 19:26
Vendimi i gjykatës për PD-në/ Analistët për VOA-n:
Analistet

TIRANË- Studiues të jetës politike në Shqipëri theksuan se, edhe pas vendimit të gjykatës për çështjen e përfaqësimit formal të Partisë Demokratike, sfidat përballë saj mbeten të njëjta; reformimi dhe rindërtimi si alternativë politike.

Analistët Afrim Krasniqi dhe Lutfi Dervishi pohuan për Zërin e Amerikës se çështja për PD-në sot është paraqitja si një alternativë e re dhe me portrete të rinj pa ngarkesa me të shkuarën. Ata pohuan se debati për vulën Partisë Demokratike mori një vëmendje të pamerituar dhe palët humbën shumë kohë të vlefshme, që mund t’i kushtohej programit dhe ekipeve të reja përfaqësuese.

Analistët theksuan se vendimi i sotëm i gjykatës i dha fund paqartësive administrative proceduriale mbi përfaqësimin e Partisë Demokratike, ndonëse e cilësuan si humbje kohe këto dy vjet që kriza brenda saj nuk u zgjidh me mjete politike pa shkuar në gjykatë.

Drejtuesi i institutit të studimeve politike, Afrim Krasniqi, thotë për Zërin e Amerikës se partitë janë bashkime vullnetare të qytetarëve në demokraci bazuar në një program dhe nuk kishte arsye që kjo çështje t’i mbetej gjykatës.

“Në momentin që gjykata mori këtë vendim, unë nuk shoh arsye për entuziazëm, nuk shoh arsye që palët të bëjnë festë. Kriza mbetet aty. Opozita është e pareformuar, e papërfaqësuar, e paorganizuar dhe është shumë larg qenies së një partie konkurruese për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Palët me siguri do të mundohen të mbijetojnë duke kërkuar rrugë të tjera. Unë pres që krahu i zotit Basha të krijojë një parti të re politike dhe krahu i drejtuar nga zoti Berisha do të mundohet të administrojë pushtetin si parti e madhe e opozitës, por të dyja të ndara apo të bashkuara nuk arrijnë dot të formësojnë një opozitë konstruktive, reformatore dhe proeuropiane për të cilën ka nevojë Shqipëria”, thotë zoti Krasniqi.

Analistët pohuan se një parti nuk përbëhet nga vula por nga anëtarësia dhe parimet politke, ndaj kjo çështje mori një vëmendje dhe hapësirë të pamerituar.

Analisti i politikës Lutfi Dervishi, thotë për Zërin e Amerikës thotë se çfarëdo lloj vendimi që të merret nga politikanët kryesorë, sfida dhe çështja për PD-në sot është paraqitja si një alternativë e re, me figura të reja, pa ngarkesa me të shkuarën, që do të krijonin një lloj imazhi dhe perceptimi tjetër të PD-së në elektoratin shqiptar.

“E përpjeta është përpara, dhe nuk është arritur në majë për shkak se PD është e fraktuar nga kriza e brendshme. Ka forca të reja që kanë dalë në skenë. Jemi vetëm një vit larg zgjedhjeve parlamentare dhe problem i zotit Berisha mbetet; ai është në arrest shtëpie dhe nën hetim. Kështu që përtej momentit të parë që hiqet një lloj konfuzioni, sfida mbetet se çfarë do të bëjë zoti Basha”, thotë zoti Dervishi.

Studiuesit mendojnë që ribashkimi i palëve në PD duket i pamundur sepse ajo njëjtësuar me individin dhe fati i individit është fati i partisë apo i familjes së tij.

Zoti Krasniqi thotë se pjesa më e madhe e individëve që ndodhen pranë dy drejtuese politikë nuk janë politikanë, të cilët duan të ndryshojnë Shqipërinë, por janë politikanë, që mundohen të mbijetojnë, dhe ata janë pengesë kryesore për të patur reformim të saj

“Mendoj se dy palët kryesore do të ecin në drejtime krejt të kundërta, për shkak të situatës së zotit Berisha me drejtësinë dhe me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me faktorin ndërkombëtar në tërësi, do të jetë gati e pamundur që ky moment të përkthehet në zgjerim të bazës mbështetëse, por do të ketë konflikte të reja, që do të lindin në këtë parti, ndërkohë që pala tjetër do të ruajë kartën perëndimore për të mbijetuar në politikë. Të dy palët mund të marrin maksimumin për veten e tyre, por as të ndara as të bashkuara në këtë formë nuk do të arrijnë të marrin maksimumin që duhet të ketë një opozitë në Shqipëri”, thotë zoti Dervishi.

Analistët mendojnë se një vit kohë është e pamjaftueshme për të krijuar imazhin e një partie të fortë dhe konkurruese, ndërkohë që ende janë në skenë prej 30 vjetësh individë, që janë rishfaqur në të gjithë format dhe mënyrat, pa u hapur rrugën politikanëve të rinj

“Ndarjet dhe përplasjet brenda PD-së kanë qenë të thella dhe shërimi i plagëve të hapura me njëri tjetrin nuk mbyllet me një vendim gjykate. Është një proces që do të vijojë. Ndërkohë që kemi parë ndarje nga PD-ja dhe krijim i forcave të reja politike dhe shtoji këtyre edhe dukurinë e largimit të njerëzve që janë të pakënaqur nga gjendja aktuale. Të gjitha këto janë faktorë negativë, që i ka përpara PD-ja, sikundër ka anën pozitive, që ka përballë një parti në mandatin e tretë, të mbushur me skandale dhe afera korruptive të nivelit të lartë dhe të konsiderueshme”, thotë zoti Dervishi.

Studiuesit e politikës theksuan se fryma dhe ideali i Dhjetorit 90, sot nuk është i përfaqësuar në jetën politike në Shqipëri, por PD-së i duhet të përballet me çështjen e non grata-s së zotit Berisha, i cili është edhe nën hetime, ndërsa partia më e madhe e opozitës është ende shumë larg fitimit të mbështetjes për të bërë ndryshimin, për të qenë alternativë dhe për të mundësuar rotacionin politik.

Marre nga VOA

vula e pd berisha lutfi dervishi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë