‘Rama kërcënon jetimët me heqjen e bursave’, pedagogu: Policia mbron pushtetin, jo qytetarët
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...
TIRANË - Përfaqësues të Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë, Birn Albania dhe Qendrës për Fuqizimin Ligjor dorëzuan të martën (25.03.) kërkesën për shfuqizimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për mbylljen e TikTok.
Qeveria shqiptare vendosi më 6 mars të mbyllë platformën e njohur. ‘'Vendimi për mbylljen totale të TikTok është hap ekstrem dhe i pajustifikuar që shkel lirinë e shprehjes, të informimit dhe liritë ekonomike të qytetarëve'' – u shpreh Drejtuesi i Asosacionit të Gazetarëve Shqiptarë (AGSH), Isa Myzyraj, përpara godinës së Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Myzyrajt legjitimimi i një vendimi të tillë, do të sillte ‘'një precedent të rrezikshëm të censurës digjitale, që mund t'i hapte më pas rrugën edhe mbylljes së rrjeteve të tjera sociale''.
Ndalimi i aplikacionit u argumentua në vendimin e qeverisë në Shqipëri me pretendimin se përmbajtja e pakontrolluar mund të sillte efekte negative mbi shëndetin psiko-emocional të fëmijëve. Avokati, Franc Terihati, njëherësh drejtues i Qendrës për Fuqizimin Ligjor u shpreh se mbyllja duhet të ishte masa e fundit.
‘'Parimet dhe të drejtat mund të kufizohen vetëm në bazë të interesit publik, kjo nuk provohet me fakte në VKM. Edhe nëse ndodh cënimi i interesit publik, kufizimi duhet të ndodhë në mënyrë të kufizuar'' – u shpreh avokati.
Pretendimet e opozitës për censurë parazgjedhore
Fill pas vendimit të qeverisë, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, i kërkoi kompanive të internetit, të marrin masa për bllokimin e aksesit në Tik tok në territorin shqiptar. Kjo përfshinte bllokimin e adresave IP përkatëse dhe serverëve DNS të lidhur me aplikacionin.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se vendimi për mbylljen e platformës Tik Tok u mor nga qeveria pas konsultimeve të gjëra me prindër dhe mësues. "Një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike”, shkruante Rama në platfomën X.
Megjithatë Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e quajti këtë veprim censurë përpara zgjedhjeve të përgjithshme, që do të mbahen në muajin maj. ‘'Është një akt hakmarrës i Edi Ramës ndaj kritikave që i bëjnë të rinjtë'' – u shpreh kryedemokrati, i cili thirri edhe një protestë kundër mbylljes së Tik tok, e cila u mbajt në sheshin përpara kryeministrisë në 13 mars.
Tik tok-u vijon të përdoret për fushatë
Një vëzhgim i kryer nga Qëndresa Qytetare, një organizatë që merret me monitorimin e zgjedhjeve parlamentare, ka konstatuar se platforma Tik Tok vijon të përdoret në Shqipëri për qëllime elektorale.
‘'Jo vetëm përfaqësues të opozitës, por edhe drejtues të qarqeve apo kandidatëve potencialë nga Partia Socialiste po e përdorin këtë platformë për të bërë fushatë'', shprehet Rigels Xhemollari, drejtues i organizatës.
‘'Ata vijojnë ta përdorin këtë rrjet social, për të shpërndarë materiale që i shërbejnë fushatës së tyre, madje duke ndarë edhe video me vetë kryeministrin'' – shton më tej Xhemollari.
Ai thotë se të gjitha palët po e shfrytëzojnë këtë moment duke qenë se mbyllja e platformës Tik Tok nuk është finalizuar ende e plotë në të gjithë territorin e Shqipërisë./DW
AUSTRI- Emërimi i Fate Velaj si ambasador në Austri ka marrë vëmendjen e mediave austriake, të cilin e kanë quajt...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në eventin e sotëm ku po prezantohen fituesit e Startup Grant 2024 ka dh&...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në eventin e sotëm ku po prezantohen fituesit e startup dhe Startup Grant 2024. Rama gja...
TIRANË- Bashkimi Evropian ka miratuar fondet e parafinancimit për Shqipërinë me vlerë 64.5 milionë euro. Këto fonde vi...
foto ilustruese IZRAEL- Institucioni i ri do të jetë në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes të Izraelit, konfir...
qendrat ne shengjin ITALI- Ministri i Brendshëm në Itali, Matteo Piantedosi ka deklaruar se ardhjet e emigrantëve në mënyrë ...
TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Ëngjëll Agaçi ka paditur gazetarët e emisionit...
edi rama TIRANË- Kreu i qeverisë, Edi Rama u pyet nga komentuesit edhe për drejtimin e bashkisë së Tiranës, pas arrestimit t&...
TIRANË- Seanca e sotmë për çështjen "Gërdeci" është shtyrë për më datë 7 prill. Shkak e sht...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në rrjetet sociale ka komentuar Primaret e Partisë Demokratike. Rama e ka...