POLITIKE

Vendoret në Shqipëri, votimi nis me probleme me identifikimin elektronik

Piranjat Përditësimi i fundit 14 Maj 2023, 07:00
Vendoret në Shqipëri, votimi nis me probleme me identifikimin

Në Shqipëri ka nisur që prej 07.00 procesi i votimit për kryetarët e rinj të 61 bashkive të vendit dhe anëtarët e këshillave bashkiakë. Probleme të shumta janë verifikuar në pjesë të ndryshme të vendit me funksionimin e pajisjeve të instaluara për identifikimin elektronik të votuesve.

Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, bëri të ditur rreth orës 10:00 se sistemi ka funksionuar normalisht në të paktën 85 përqind të 5213 qendrave të votimit në të gjithë vendin.

“Në momentin që flasim janë 4469 të cilat funksionojnë normalisht sa lidhet më pajisjen elektronike. Janë 205 qendra votimi, të cilat sipas informacionit në kohë reale që marrim, na tregojnë se atje, pajisja është e konfiguruar por nuk mund të marrim automatikisht në kohë reale informacion prej tyre. Janë 531 qendra të tjera votimi, për të cilat nuk kemi informacion”, deklaroi zoti Celibashi. Pak përpara daljes së tij publike, ai dhe nënkomisionerja Lealba Pelinku, kishin urdhëruar që aty ku pajisja nuk funksionon “identifikimi të vijojë me mënyrën tradicionale, pasi në aspektin teknik nuk kishim asnjë mundësi për të pritur më shumë”. Zoti Celibashi u shpreh se ishte herët për të folur për arsyet e situatës së krijuar.

Teknologjia, këtë herë edhe për votimin dhe numërimin elektronik, po zbatohet në tre bashki, Elbasan, Kamëz dhe Vorë. Rezultatet paraprake pritet të publikohen menjëherë pas mbylljes së procesit, dhe do të bëhet një numërim manual paszgjedhor i të gjitha konfirmimeve, për të verifikuar saktësinë. Numërimi në pjesën tjetër të vendit do të realizohet manualisht, në 92 qendra të numërimit të ngritura posaçërisht.

Për zgjedhjet e kësaj të diele në listat e votuesve janë mbi 3 milion e 650 zgjedhës, përfshorë dhe emigrantët. Këta të fundit mund të votojnë vetëm nëse ndodhen në atdhe. Për pasojë numri i votuesve realë, pritet të jetë 30-40 përqind më i ulët nga ai në lista.

Në garë janë 144 kandidatë nga 40 parti dhe koalicione, përfshirë dy kandidatë të pavarur. Ndërsa për 1603 pozicionet e anëtarit të Këshillave bashkiakë, konkurrojnë rreth 23 mijë e 700 kandidatë, përfshirë 10 të pavarur.

Zgjedhjet për pushtetin vendor po ndiqen nga misioni i vëzhguesve ndërkombëtarë të ODIHR-it, i kryesuar nga ambasadorja Audry Glover. Një grup prej 24 vëzhguesish afatgjatë kanë ndjekur procesin parazgjedhor që prej 13 prillit. Misioni kishte kërkuar një prani prej 300 vëzhguesish afatshkrutër nga vendet anëtare të OSBE-së, por vetëm afro 165 kanë mbërritur në Shqipëri. Duke përfshirë dhe grupet nga parlamenti europian, asambleja e Këshillit të Europës, apo dhe ambasadat e huaja në vend, llogaritet që numri i vëzhguesve të huaj të jetë prej afro 230 personash.

Procesi u parapri nga një incident në mesnatë, ku është dhunuar kandidati socialist dhe drejtuesi aktual i Bashkisë së Kolonjës Erion Isai, nga persona që dyshohet të jenë mbështetës së opozitës. Zoti Isai deklaroi se njëri prej dhunuesve është dhe anëtar i Komisionit Zonal. Policia ka arrestuar njërin prej agresorëve.

Nën hetim ka përfunduar gjatë ditës dhe kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë” për Bashkinë e Kuçvës, Lefter Maliqi, i cili dyshohet se ka kërcënuar dhe fyer 4 persona në një lokal.

Artikuj te sugjeruar

POLITIKE 12 Maj23:35

Të votosh apo mos të votosh!

Florjan Binaj Prezantuesi i emisionit investigativ ‘Piranjat’ në Syri TV, Florjan Binaj i sjell në vëmendje shqiptarëve...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë