Nënkomisionerja e KQZ, Lealba Pelinku në një deklaratë për mediat tha se të gjithë operatorët e caktuar për zgjedhjet lokale duhet të paraqiten në qendrat e votimit në orën 6:00. Pelinku tha se mosparaqitja nga ana e këtyre të fundit do ti ngarkojë ata me përgjegjësi ligjore. Ajo theksoi se KQZ do t’i shkojë deri në fund hetimit se pse janë tërhequr në minutën e fundit.
“Kodi zgjedhor i detyron ata të paraqiten në qendrën e tyre të votimit dhe të ushtrojnë detyrën deri në mbylljen e procesit. KQZ detyron operatorin Pej që të paraqitet në qendrën e votimit në orën 6 dhe mos paraqitja e detyron atë me përgjegjësi ligjore”, tha ajo.
Kemi pasur 501 qendra votimi që ka pasur operatorë dhe është lidhur kontrata, diferenca nuk ka qenë e mbuluar. Është e vërtetë ka pasur raste të tërheqjes nga operatorët, por afati i tyre ka skaduar dhe çfarë do lloj tërheqje është një kosto e madhe për KQZ që është angazhuar për trajnimin e tyre. Kjo ishte dhe arsyeja e këtij mesazhi për të shmangur akte të papërgjegjshme, ne e kemi mundësi të hetojmë deri në fund rastin e tyre lidhur me tërheqjen. Në rast difekti, KQZ duhet të presë deri në 3 orë rregullimin e defektit, dhe në rastin e mos paraqitjes së operatorit ne kemi njoftuar të gjithë KQZ-të për operatorët. KQZ-të e dinë se cili është operatori, aty ku ka mungesë do vijojë me identifikimin tradicional. Ka pasur një numër të lartë problemesh, në Vlorë dhe Gjirokastër më së shumti.
Komisioni ka miratuar rregulla strikte dhe e ngurtësojnë rastin që me qëllim apo pa qëllim, zgjedhësit nuk i merren shenjat e gishtërinjve. Vetë pajisja ndihmon që rasti të identifikohet, zgjedhësi do nënshkruajë në listën e zgjedhjeve dhe sekretari bashkë me operatorin. Nëse vërtet do ketë problematika do jetë e thjeshtë që të faktohet dhe hetohet se çfarë ka ndodhur.
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
13 Maj17:31
Drama sociale e emigrimit / Nga martesat me shkesi tek diferencat e moshës, si po prishet bërthama e familjes
Mandi dhe Ina, dy të rinj 34-vjeçarë u martuan në verën e vitit 2011 ku kurorëzuan martesën në mënyrë madh...
POLITIKE
13 Maj16:00
Zgjedhjet e 14 majit, ushtria “blindon” ambasadat dhe institucionet në Tiranë
Ndërsa na ndajnë vetëm pak orë nga zgjedhjet elektorale të 14 Majit, autoritetet kanë marrë masa për të ruajtur s...
POLITIKE
13 Maj10:00
Heshtje zgjedhore, të dielën shqiptarët u drejtohen kutive të votimit
Pas një muaji fushate, këtë të shtunë të gjitha palët politike që garojnë në zgjedhjet vendore të s&eum...
POLITIKE
12 Maj23:52
ME VIDEO- "Belo" në 360 gradë, Belind Këlliçi intervistohet ndryshe
Belind Këlliçi intervistohet nga "Piranjat". Me pyetje ndryshe, kandidati i koalicionit "Bashkë fitojmë", Belind Këlliçi i f...
POLITIKE
12 Maj23:35
Të votosh apo mos të votosh!
Florjan Binaj
Prezantuesi i emisionit investigativ ‘Piranjat’ në Syri TV, Florjan Binaj i sjell në vëmendje shqiptarëve...
Piranjat
POLITIKE
12 Maj23:14
PËRGJIMI i radhës i Majlinda Bufit, i bërtet qytetarit në zyrë pse shkoi tek Berisha: Pse e vdekur jam unë? Mos dil të votosh fare...
Ka kaluar një javë që kur në emisionin ‘Piranjat’ në Syri Televizion plasi audioskandali i kryetares së Bashkisë...
POLITIKE
12 Maj20:45
"Muzika përcakton mënyrën se si perceptohet kandidati apo partia", DW: Zgjedhjet lokale në Shqipëri, garë imazhesh pa koncepte politike
Shqipëria voton të dielën kryetarët e bashkive. Ekspertët thanë për Deutsche Welle se e shohin si një fushatë ku ...
POLITIKE
12 Maj19:00
BIRN: Ornaldo Rakipi mund të bëjë diferencën në Bashkinë e Vorës
Ornaldo Rakipi, deputeti i Partisë Socialiste që u bë i njohur në vitin 2021 pasi arriti të “thyejë herësin” p&...
POLITIKE
12 Maj18:00
Asetet publike në fushatë, KAS rrëzon gjobat për 3 kryebashkiakët e PS
Në të treja rastet, hetimi administrativ i KQZ-së kishte konstatuar përdorimin e aktiviteteve publike të kryetarëve të bash...
POLITIKE
12 Maj17:02
Avokati i Belerit: Është në gjendje të rënduar psikologjike
Romarjo Meminaj, avokati i Fredi Belerit tha se ai ndodhet në një gjendje të rënduar psikologjike dhe se duhet të lirohet nga burgu.
...