Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

TIRANA- Komisioni i Ekonomisë dhe Financave ka miratuar sot në parim projektbuxhetin e vitit 2025 me votat e mazhorancës. Në këtë Komision, përfaqësuesit demokratë Jorida Tabaku e Edmond Spaho janë shprehur kundër. Tabaku tha se buxheti 2025 nuk parashikon ndryshimin e skemës së pensioneve duke kërkuar edhe seancë dëgjimore për pensionet e cila do të zhvillohet me ministrin e Ekonomisë dhe Drejtorin e ISSH. Nga ana tjetër, deputeti socialist Erion Braçe ka kërkuar në komision që të ‘shkurtohen’ fondet për mobilim zyrash dhe të financohet më shumë mbrojtja e sulmeve kibernetike.
Gjithashtu gjatë diskutimi të projektbuxhetit, Banka e Shqipërisë, me anë të zv. guvernatores Luljeta Minxhozi, ka kërkuar rishikimin e skemës së pensioneve, ndërsa kërkon që ajo të jetë në përputhje me skemat e Bashkimit Evropian. Minxhozi tha se skema aktuale mund të kthehet në një rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike. Drejtori i Politikës Monetare në Bankën e Shqipërisë, Erald Themeli tha se sa i takon skemës së re të pensioneve, fillimisht duhet të analizohet informaliteti që qëndron në parametra të lartë.
Pjesë nga diskutimet në Komision:
Minxhozi: Zhvillimet aktuale kanë nxjerrë në pah nevojën e rishikimit të skemës së pensioneve. Skema e pensioneve po sfidohet fort nga ndryshimet demografike, plakja e popullsisë dhe emigrimi i krahut të punës. Mbështesim qeverinë në një skemë të re në përputhje me skemat e BE-së. Skemën e pensioneve duhet ta rishikojmë, sepse bëhet rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike.
Tabaku: Sot skemës së pensioneve i mungon kontributi i 40% të forcës aktive për punë, për shkak të emigracionit. Ndërkohë buxheti 2025 nuk parashikon fond shtesë që ti adresohet skemës së pensioneve. Ndërkohë kontributet shoqërore që kontribuojnë në skemën e pensioneve janë rritur me 60% si efekt i rritjes së pagës minimale, ndërkohë që rritja që rritja që mund të vijë nga formalizimi mund të jetë maksimalisht 10-15 milionë euro, jo më shumë, duke e vendosur në retorikë politike skemën e pensioneve.
Themeli: Ka një shkallë të lartë informaliteti sa i takon deklarimit të pagave. Në gjykimin tonë përpara se të eksplorohen parametrat e reja të sistemit të pensioneve do të ishte e udhës të kuptoheshin drejt përmasat e këtij informaliteti, në mënyrë që të mos devijojnë parametrat e skemës së re. Jemi nga të paktat vende që në momentin që qeveria rrit pagën minimale, ne na rritet edhe numri i punonjësve, sepse bizneset kanë shumë punonjës me paga të larta dhe nuk i raportojnë.
Braçe: Merr një prioritet mbrojtja kibernetike. Do doja që të alokoheshin burime për mbrojtjen nga sulmet kibernetike dhe veçanërisht në 3 institucione Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, në Shërbimin Informativ të Shtetit dhe AKSH.
protesta TIRANË- Opozita ka organizuar protestën e radhës këtë të premte pranë Bashkisë së Tiranë, ku k&e...
TIRANA- Komisioni i Posaçëm Parlamentar “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrups...
jurgis cyrbja TIRANË- Ish-deputeti i PS-së, Jurgis Çyrbja ndodhet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme ku do t&eum...
belind kellici TIRANË- Në protestën para bashkisë, ka mabjtur fjalën e tij edhe drejtuesi politik i PD-së për Tiran&eum...
TIRANA- President i Partisë Popullore Evropiane, Manfred Weber i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama ku dënon incid...
TIRANA- "News Nation Now" ka publikuar një artikull ku flitet rreth asaj që e cilëson si "fiksimi i djemve miliarderë" Alex Soros dhe...
Jurgis Çyrbja TIRANË- Ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja do të paraqitet këtë të premte në SP...
KOSOVA- Vetëm në dy javët e para të nëntorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh udhëheqës i L&e...
Foto ilustruese LUKOVË- Bashkimi demokratik i minoritetit grek, Omonia ditën e sotme ka dalë me një reagim në lidhje me shpal...
TIRANË- Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka dhënë detaje nga takimi i tij me presidentin e zgj...