POLITIKE

Video seksuale e Safet Gjicit, pse Berisha dhe Meta po heshtin?!

Piranjat Përditësimi i fundit 20 Qershor 2023, 12:00
Video seksuale e Safet Gjicit, pse Berisha dhe Meta po heshtin?!

Aty nga fundi i konferencës për shtyp të së hënës, kur po prezantonte draftin për vendosjen e minimumit jetik 200 euro, Sali Berisha u pyet për videon me përmbajtje seksuale e ish-kryetarit të bashkisë, Safet Gjici, që mori dhënë dhe përmbyti rrjetet sociale, por edhe median tradicionale në fundjavë.

Ndryshe nga çdo temë tjetër e diskutueshme, Berisha dha një përgjigje krejt të ftohtë:   

“Nuk është faji im nëse për ju janë kaq atraktive temat erotike, por unë nuk kam ndërmend të komunikoj sot për to. Njëherë tjetër po...”, tha ai.

Nisur nga eksperienca e denoncimeve nga faqja zyrtare e tij, apo edhe mënyra se si, ai e ka orientuar mënyrën e të bërit opozitë ndaj kundërshtarit, Sali Berisha nuk i ka kursyer këto tema qoftë edhe minore apo bazuar mbi thashetheme të pavërtetuara ndaj individëve të caktuar të PS.

Atëherë pse Sali Berisha ka heshtur kësaj here? Për videon e Safet Gjicit ka pasur vetëm një reagim zyrtar dhe etik përcjellë përmes emal-it nga pjesa e PD që ai drejton të premten kur u publikua video.

Asnjë deputet tjetër më pas nuk ka folur apo “vjellë” në rrjetet sociale për këtë çështje.

Asnjë prej tyre nuk doli në konference për shtyp t’i drejtonte gishtin Safet Gjicit jo më shumë për videon sesa për përmbajtjen e saj që lidhet me një fenomen akoma më të madh atë të abuzimit me detyrën më së paku. SPAK gjithashtu ka filluar hetimet, duke vlerësuar se ka elemente të veprës penale.  

Por Berisha nuk ka asnjë qëndrim deri në publikimin e këtij artikulli. Dhe po aq as Ilir Meta.

Petrit Vasili ka lëshuar ‘vrer’, por kryesisht nga pikëpamja e tij si individ në Facebook.

Nga Partia e Lirisë asnjë reagim zyrtar. E aq më shumë nga Ilir Meta i cili vetëm një ditë më parë e përfshiu  indirekt debatin “Gjici” me një fjali, si “skandale të Rilindjes”, kur foli për rrëzimin nga Kushtetuesja të marrëveshjes për Portin e Durrësit.

Safet Gjici para se të ndërronte kah politik ka qenë mbështetës i PD-së, por edhe i trumbetuar më të madhe si biznesmen i suksesshëm nga vetë Ilir Meta.

Sot ata janë në llogore të ndryshme, por heshtja e Metës dhe Berishës për rastin në fjalë ka hapur jo pak aludime.

A janë ata “furnizuesit” e drejtpërdrejtë te videos në media, apo po mbajnë një qëndrim të imponuar nga disa llogari elektorale për të rifituar Kukësin në zgjedhjet më të afërta që do të mbahen atje?

E vërteta deri më tash është se as Berisha dhe as Meta nuk e kanë artikuluar videon si denoncim.

Të hënën emisionet televizive zienin për videon “Gjici” ndërsa media më e madhe e opozitës “Syri Tv” në Prime Time i kishte kushtuar hapësirë të gjerë situatës tensionuese në Veri të Kosovës.

Në të njëjtën ditë në mbrëmje në një tjetër media, pati një deklaratë të diskutueshme për nga vërtetësia, por korrekte në përmbajtje, e kundërshtarit të tij në zgjedhje, kandidatit të dyshes Berisha-Meta, Admir Sinamati i cili shprehej se atij i ishte ofruar një video kompromentuese për Gjicin qysh para zgjedhjeve porse ai e kishte refuzuar... Epo diku e vërteta fle...

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë