POLITIKE

"Vizita e parë në Shqipëri si presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe", Rama: Nesër mbërrin në Tiranë, Mohammed bin Zayed Al Nahyan bashkë me delegacionin e tij

r.ll Përditësimi i fundit 22 Shkurt 2025, 18:39
"Vizita e parë në Shqipëri si presidenti i Emirateve të
rama, bin zyaed

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se ditën e nesërme mbërrin në Tiranës, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan.

Rama tha përmes një postimi në rrjetet e tij sociale se kjo do të jetë një vizitë speciale, ndërsa shtoi se ai është mik i vjetër i shqiptarëve dhe i tij. Ai u shpreh se kjo është vizita e parë e tij si president i Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa vizita e fundit ishte në vitin 1999 në aeroportin e Kukësit. 

Më tej shtoi se Bin Zayed nxiti marrëveshjen për portin e Durrësit si dhe ishte kyç në marrëveshjen trepalëshe me Italinë për lidhjen nënujore të energjisë. Rama tha se sheiku do të shoqërohet edhe nga delegacioni i tij. 

“Nesër kemi një vizitë shumë speciale. Për herë të parë zbret në Shqipëri si president i Emirateve të Bashkuara, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një mik i vjetër i shqiptarëve dhe shumë i dashur i imi personalisht. Ai ka zbritur në Shqipëri më parë ’99, mbi pistën e Aeroportit të Kukësit, që u shtrua nga i ati, themeluesi i Emirateve të Bashkuara në mbështetje të vëllezërve dhe motrave të shpërngulur me dhunë nga Kosova. Asokohe Emiratet në porosinë e tij ata sollën ndihma shumë të mëdha, në atë pistë të shtruar enkas.

Presidenti nesër na nderon me vizitën e tij erdhi në këmbë të të atit së bashku me zëvendëspresidentin dhe aktualisht sundimtarin e Dubait. Vizita e presidentit të Emirateve dhe një nga udhëheqësit më të respektuar të botës së sotme shënjon një gurë shumë të rëndësishëm kilometrik në rrugën e të një miqësie dhe partneriteti që është forcuar shumë në vitet e fundit. Bin Zayed ishte donatori më i madh pas tërmetit shkatërrimtar në Durrës dhe lagja e re shembullore e rindërtimit në spital është financuar i gjitha nga ai.

Ai nxiti marrëveshjen për portin turistik të Durrësit si dhe ishte kyç në marrëveshjen trepalëshe me Italinë për lidhjen nënujore të energjisë që do të jetë themelore në transformimin e Shqipërisë si eksportuese neto të energjisë elektrike dhe shtet i pavarur nga ana energjitike në gjithë rajonin. Një tjetër vlerë e shtuar e këtij bashkëpunimi strategjik është programi i monitorimit të rrugëve dhe shkollave me teknologjinë më të lartë. Ai vjen nesër bashkë me një delegacion të nivelit të lartë për të vendosur të tjera piketa në rrugën e një partneritet që bazohet tek interesat e përbashkëta.”, tha Rama. 

edi rama mohammed bin zayed al-nahyan

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë