POLITIKE

Vizita e Ramës në Nju Jork/ Berisha: Fjeti me 25-30 vetë në hotelin ‘The Gregorian’ mu në zemër të zonës më të kushtueshme të planetit

E.D Përditësimi i fundit 11 Nëntor 2024, 20:14

Vizita e Ramës në Nju Jork/ Berisha: Fjeti me 25-30 vetë në

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalimit tij mbrëmjen e sotme ka folur sërish për vizitën e kryeministrit Edi Rama në New York. Gjithashtu Berisha tha se Rama fjeti me 25-30 vetë në hotelin më të shtrenjtë të planetit dhe nuk deklaroi asnjë pagesë, por që për drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin, këto shkelje të ligjit nuk përbëjnë vepër penale. Më tej Berisha u shpreh se 150 mijë euro kushtonte vetëm reklama në Manhatan, reklama për Ediskobarin, për narkokryeministrin e vetëm në Europë.

"Edi Rama 10 ditë më parë ishte në Nju Jork. Miq, ai udhëtoi më një suitë të paktën 25-30 shoqërimesh.
Ai fjeti në një hotel me 25-30 vetë ‘The Gregorian’ mu në zemër të Manhatanit, të zonës më të kushtueshme të planetit. Imagjinoni ju, një kompani e tërë të pushtojë suitat dhe dhomat e hotelit më qendror të metropolit të botës. Kush i pagoi, të kujt ishin paratë? Në çdo vend të botës kryeministri do ishte i detyruar të tregojë për çdo qindarkë, por këtu këto shkelje të tmerrshme ligji ia mbulon Dumani, ia mbulojnë mercenarët e organizatës kriminale të Skapit. Se mos ishte vetëm hoteli, jo, jo. 150 mijë euro kushtonte reklama në Manhatan, reklama për Ediskobarin, për narkokryeministrin e vetëm në Europë.

Por a ishte vetëm reklama? Jo nuk ishte vetëm reklama. Salla më luksoze e prenotuar me 700 vende, ku sipas disa burimeve vendet kushtonin nga 250-250 dollarë sipas vendit ku ishin vendosur. Po drekat, po darkat e këtyre zyrtarëve që zhgërryhen, që darkojnë në St. George me 10 mijë euro, me biftekë 1 mijë dollarë. Sa kushtuan të gjitha këto? Të gjitha këto në një kohë që u thonë pensionistëve se pensionet nuk i rrisim dot, se nuk ua marrim dot t’ua japim ju. Po biletat në Madison Square, 6 bileta, me mace e minj në stadium ky, tifoz i madh, ky basketbollist i dështuar bankine, kush ia pagoi?

A dihet kush ia pagoi biletat? Ia pagoi Marko Rosini, ia paguan mafia e Nju Jorkut. Kush i pagoi ato bileta, a dini gjë? M’i paguan, thotë. Cili investitor strategjik t’i pagoi ty? Si mund të të paguajnë ty në një kohë kur ligji shqiptar nuk të lejon kurrë dhuratën mbi 200 euro? A nuk është kjo një shkelje e ligjit, 1500 herë në qoftë se ti ke shpenzuar 30 apo 50 mijë euro bileta? Ku i more, kush t’i tha, kush të bleu me këto para o i shitur që shitesh edhe për 5 lekë se nuk ke nder as karakter?" tha Berisha. 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë