POLITIKE

Vota e diasporës/ Berisha: Vetëm një emigrant demokrat kishte regjistruar 500 persona! Duhet të ndjekim të gjithë shembullin e tij

M.B. Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 18:43

Vota e diasporës/ Berisha: Vetëm një emigrant demokrat kishte

TIRANA- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një mbledhje me të zgjedhurit vendorë, kryetarët e Bashkive dhe këshilltarë bashkiak në selinë e Partisë Demokratike ku tha se këtë vit e tutje mbi 1.5 milionë shqiptarë do ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në vendin e tyre. Ai parashtroi një shembull kur tha se vetëm një emigrant demokrat kishte regjistruar 500 persona. Berisha tha se vetëm me angazhimin e secilit prej drejtuesve demokratë, çdo deputeti, e çdo këshilltari, PD mund të arrijë ta shndërrojë votën e emigracionit dhe diasporës në Levën e Arkimedit për fitoren e opozitës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Ju jeni qeveritarët e PD, parlamentarët vendorë të saj. Në këtë fazë që jemi, pra krahas angazhimit tuaj për programin, detyra juaj është të regjistroni të gjithë problematikat lokale në mënyrë që ato të gjejnë pasqyrim në programin ekonomik, social të PD-së. Detyra juaj është, lupën mbi këta hajdutë që nuk kanë të ndalur. Iku Gjushi, ishte lule Gjushi sa vjedh ky Sako. Është si motër siameze me Veliajn. Apo Beneti, Pjerini apo ky i Elbasanit, apo ai Peleshi i Korçës. Pra, kudo. Sot po hynte dhe dilte ajo e Lushnjes. Këta janë një bandë hajdutësh. Prandaj ju me lupë të gjithë veprimtarinë e tyre. Koha është e ngushtë, 4 muaj janë, as 4 muaj nuk janë tamam. Këto zgjedhje kanë një risi të madhe. Vota e emigracionit dhe diasporës. A na ka gjetur të përgatitur kjo? Jo, nuk mund të themi se nuk kemi praktikë.

Por a është kjo një zhvillim historik? Po, është kjo sepse këtë vit e tutje mbi 1.5 milionë shqiptarë do ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar në vendin e tyre, sidomos për ne, që jemi parti e lirive dhe të drejtave të njeriut. Tani, ky është një problem shumë më i madh sa mund ta imagjinojnë me, sepse përballë konstituencës kombëtare në Shqipëri që është 28 mijë km katrorë, është planeti. Shqiptarë në të katër anët e tij. Shqiptarë kudo. Vetëm me angazhimin e secilit prej jush, e çdo drejtuesi, e çdo deputeti, e çdo këshilltari, e çdo demokrati dhe demokrateje, ne mund të arrijmë ta shndërrojmë votën e emigracionit dhe diasporës në Levën e Arkimedit për fitoren e opozitës.

Nuk i duan këta, ata kanë ikur nga Edi Rama, ata kanë ikur nga vjedhjet e tyre, ata kanë ikur nga mospasja shumica e tyre. Ja ku e kam këtu grafikun e tyre, i cili fakton se nga viti 2007 deri në vitin 2014, popullata në Shqipëri u rrit nga viti në vit. Nga viti 2009-2012, u rikthen në Shqipëri 180 mijë familje emigrantësh dhe emigrantët erdhën të votojnë. Pra, ne këtë zbrazje të madhe që i ka bërë Shqipërisë me vjedhjen, ne do e ndalojmë, do e stopojmë. Po kjo kërkon kontributin e të gjithë këtyre që janë larguar, votën e tyre. Dhe ata do mund të marrin pjesë në qoftë se ne i ndihmojmë, orientojmë, kontaktojmë, flasim me ta. Tani, që të jem konkret me ju, mbrëmë një deputete e jona, Elda Hoti më dërgoi regjistrimin që një demokrat i familjes së saj kishte bërë në Kanada.

Sa thoni ju? 500 emigrantë. Këtij demokrati i shpreh mirënjohjen më të pakufishme, ama 500 emigrantë i kishte dorëzuar me listë. Një njeri ishte. Si i kishte regjistruar? Ai ishte përkushtuar me të gjithë ata që njihte, një zinxhir. Tani, në qoftë se ne nuk ndjekim shembullin e këtij demokrati, ne nuk i përgjigjemi detyrës që kemi. Në çdo betejë, nuk ka gjë më të pazëvendësueshme dhe të rëndësishme se shembulli personal. Edhe ju duhet të udhëhiqni me shembullin personal. Prandaj këtu bashkë do caktojmë një numër që do marrim për çdo këshilltar, i cili mjafton të mbyllë sytë dhe u them që në 98 përqind të rasteve ka rrezik të ketë më shumë jashtë se brenda nga njerëzit e tij. Por, çfarë faktoi fushata e Donald Trump?
Fushata faktoi se kjo ishte një nga levat kryesore të fitores. makineria elektorale e presidentit Trump u bazua pikërisht në trungun familjar të secilit.

Pra, detyra jote është që të bësh kontrollin e drurit familjar dhe t’i bindësh ata që të votojnë. Në fakt i funksionoi shumë mirë se ka shumë mënyra përballje të tërheqjes në votim, por kjo mënyrë u faktua eficente. Atyre kjo u funksionoi. Prandaj edhe ne, duke ndjekur procesin, duhet ta shndërrojmë këtë mënyrë në mënyrën kryesore të fushatës. Me laps dhe letër, të gjithë xhinsin tonë familjar, me krushqi, me akraba, me çfarë kemi e çfarë nuk kemi dhe do e shihni ju si do i shumojmë votat ne.
Ndaj dhe ku janë dhe ku nuk janë shqiptarët, nga Afrika e Jugut, Zelanda e Re, në Kepin e Veriut, ne do bëjmë gjithçka që t’i regjistrojmë dhe mund t’i regjistrojmë. Bëjmë një mision, i ndihmojmë të gëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese, por i bëjmë bashkëautorë në një rotacion me rëndësi historike për Shqipërinë dhe shqiptarët. Është radha jonë, është radha jonë, është radha jonë!

pd

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë