POLITIKE

"Vota e diasporës, thembra e Akilit," PD ankimon rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Kukësit: Janë përdorur burime shtetërore dhe presion ndaj votuesve!

n.f Përditësimi i fundit 24 Maj 2025, 16:17

"Vota e diasporës, thembra e Akilit," PD ankimon rezultatin e

KUKËS- Partia Demokratike përmes përfaqësuesit ligjor, Franci Nuri PD ka depozituar në KQZ kërkesën për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Kukësit. Në kërkesën e dorëzuar PD rendit arsyet pse sipas saj zgjedhjet në Kukës duhet të rrëzohen ndër të cilat thekson se zgjedhjet e 11 majit nuk kanë qenë të lira. 

Sipas PD-së qytetarët e Kukësit ashtu si edhe qytetarë në qarqe të tjera janë vënë përballë  zgjedhjesh jo të lira, por të blera ku shpërblimi lidhej direkt me mbështetjen për subjektin në pushtet. Më tej theksohet se opozita nuk hyri në garë me një fushatë të lirë dhe të ndershme, por u përball me një kundërshtar që gëzonte të gjitha resurset shtetërore apo publike.

Sipas PD-së problematika më e rëndë e zgjedhjeve të 11 majit mbetet procesi i votimit të Diasporës të cilën e cilësuan si "thembra e Akilit". Ndër problematikat e tjera të theksuara në kërkesë janë: Intimidimi dhe presioni mbi votuesit dhe përdorimi i burimeve shtetërore dhe klientelizmi.

Ankimimi i PD për Qarkun Kukës:

Në Qarkun Kukës, përdorimi i administratës publike dhe shtetërore si "makineri zgjedhore" ka qenë i përhapur dhe intensiv, duke krijuar një mjedis krejtësisht jo-transparent dhe të pabarabartë. Së pari, institucionet që duhet të jenë neutrale në procesin zgjedhor – nga administrata e bashkive deri te degët lokale të ministrive – janë mobilizuar në funksion të partisë në pushtet. Për shembull, funksionarë të ndryshëm janë angazhuar në fushatë, shpërndarje përfitimesh apo kërcënime të hapura ndaj atyre që dyshoheshin se mund të votonin për opozitën.

Kjo "makineri" administrative vepron në bazë të një logjike klienteliste: pagesa e shërbimeve publike, mirëmbajtja e rrugëve ose shpërndarja e ndihmave sociale janë kthyer në monedhë këmbimi për vota. Si rrjedhojë, qytetarët e Kukësit, por edhe të gjithë Shqipërisë, janë vënë përballë zgjedhjesh jo të lira, por "të blera" ose "të imponuara", ku shpërblimi – real ose i premtuar – lidhej direkt me mbështetjen për subjektin në pushtet. Kjo gjendje, në thelb, e fshin ndarjen mes interesit publik dhe atij partiak, duke rrëzuar themelet e konkurrencës demokratike, sepse çdo forcë opozitare përballet me Partinë-Shtet. Aty ku Partia-Shtet shpalos gjithë mekanizmat e saj, aty zgjedhje të lira dhe të ndershme nuk mund të ketë.

Farsa elektorale që nevojitet të denoncohet është pikërisht kjo: Opozita nuk hyn në garë me një fushatë të lirë dhe të ndershme, por përballet me një kundërshtar që gëzon të gjitha resurset shtetërore apo publike, si dhe mund të angazhojë edhe resurse private pa limit në dispozicion sa herë i nevojitet. Ndërkohë që partia në pushtet ka në dispozicion buxhetin e shtetit, rrjetin e administratës të fryrë jashtëzakonisht, dhe strukturat policore apo gjyqësore etj. si instrumente trysnie, subjektet opozitare operojnë me fondet e tyre të kufizuara dhe pa akses. Edhe me media, aksesi i opozitës është mjaft i kufizuar. Raporti i OSBE-ODIHR është tejet kritik ndaj kontrollit, censurës së medias apo auto-censurës së saj. Kjo krijon një disproporcion të skajshëm në kapacitet, dukshmëri dhe aftësi mobilizimi të Opozitës.

Më tej, përdorimi i bandave kriminale dhe i grupeve të dhunshme për të frikësuar votuesit është kulmi i këtij sistemi. PD-ASHM ka denoncuar raste ku këta individë kanë patrulluar zonat rurale, kanë bllokuar rrugë dhe kanë ushtruar presion të drejtpërdrejtë mbi individë apo familje, duke u imponuar veprime apo mosveprime të caktuara. Nëse nuk do të kishin ndodhur këto, në Qarkun Kukës PD-ASHM fare mirë mund të kishte marrë 3 mandate dhe rezultati do të kishte qenë 3-0, për shkak se votat e subjekteve të tjera do të ishin neutralizuar njëra-tjetrën dhe mandati i fundit do t’i shkonte PD në këtë qark.

Në këtë kontekst, zgjedhjet në Shqipëri nuk janë më një mekanizëm përfaqësues i demokracisë, por një farsë elektorale ku rezultati parapërcaktohet nga instrumentet e pushtetit.

Edhe Raporti Paraprak i OSBE-ODIHR i datës 12 maj 2025, pra më pak se 24 orë pas mbylljes së kutive të votimit, sa i takon Qarkut Kukës, ka evidentuar këto probleme serioze:

1/ Intimidimi dhe presioni mbi votuesit

Gjatë fushatës janë raportuar raste konkrete të përpjekjeve për të penguar pjesëmarrjen e opozitarëve në aktivitete politike në Kukës. Vëzhguesit ndërkombëtarë kanë dokumentuar pretendime për mosmarrje pjesë në tubime opozitare nga frika e hakmarrjes, si dhe presion mbi familje për të votuar për subjektin në pushtet.

2/ Përdorimi i burimeve shtetërore dhe klientelizmi – dhe pse ky fenomen ishte gjetkë i përhapur, në zona si Kukës shpërndarja e ndihmave sociale, emërimet e aprovuar nga pushteti lokal dhe investimet infrastrukturore janë perceptuar shpesh si "monedhë këmbimi" për vota. KQZ-ja ka trajtuar me ngurrim ankesat për keqpërdorim të burimeve administrative, duke lënë pa sanksione një pjesë të konsiderueshme të tyre.

Megjithëse problematikat tepër shqetësuese të evidentuara në Qarkun Kukës përbëjnë një cenim serioz të integritetit të procesit zgjedhor dhe ndikojnë drejtpërdrejt në vlefshmërinë e tij në nivel kombëtar, problematika më e rëndë e zgjedhjeve të 11 majit mbetet procesi i votimit të Diasporës. Ky proces, i cili përbën "thembrën e Akilit" të këtyre zgjedhjeve të kontestuara, ndonëse formalisht i mbështetur në një bazë kushtetuese dhe ligjore, ka rezultuar në mënyrë evidente si një dështim total në vlerësimin tonë, për shkak të mangësive të rënda në zbatimin praktik.

Në lidhje me këtë çështje madhore, do të parashtrojmë në vijim argumentet dhe sqarimet tona të detajuara. Megjithatë, është fakt i pakundërshtueshëm se, në ditën e shqyrtimit të ankesave, as Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe as kompania postare ndërkombëtare DHL nuk kanë vënë në dispozicion asnjë provë që të vërtetojë përmbushjen e detyrimit ligjor për dërgimin e zarfeve me fletët e votimit në adresën e regjistruar në KQZ për secilin votues të regjistruar nga Diaspora.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë