POLITIKE

"Vota e parë pro PD, vjen nga Edi Rama", Salianji: Shefi i Rilindjes u ka thënë atyre të radhëve të tij, që ta përkrahin programin e opozitës

n.f Përditësimi i fundit 3 Prill 2025, 19:46

"Vota e parë pro PD, vjen nga Edi Rama", Salianji: Shefi i

TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji përmes një postimi në "Facebook" është shprehur se vota e parë pro PD, vjen nga Edi Rama. Sipas tij kryeministri Edi Rama jo vetëm është dakort me programin e demokratëve, por paraqeti fije për pe propozimet e opozitës. Ai shtoi se shefi i Rilindjes u ka thënë atyre të radhëve të tij, që ta përkrahin programin e PD.

Salianji thekson se projekti i PD është totalisht i realizueshëm. Ai theksoi se në zgjedhjet e 11 majit të harruarit, të shtypurit, të braktisurit do ta thonë fjalën e tyre. Sipas tij e diela e dytë e Majit do ta tregojë fjalën e qytetarëve.

Vota e parë pro PD, vjen nga Edi Rama. Kur jemi pak ditë para zgjedhjeve të 11 majit, me gjasë do të nisin siç ka ndodhur shpesh, deklarimi haptazi i votës. Kuptohet se për Opozitën ka ndrojtje për ta shpallur, duke qenë se njihet sa malinje, hakmarrëse e represive është qeveria. Por, për habinë e të gjithëve, vota e parë që u manifestua pro PD, erdhi nga ai që pritej më pak. Nga Edi Rama. Ai jo vetëm është dakort me programin e demokratëve, por do të bënte dhe ai të njëjtën gjë. Paraqiti autokratuci si ide të tijat, fije për pe, propozimet e Opozitës.

Pra ai është tërësisht dakort me minimumin jetik 200 euro, me rritjen e pensioneve mbi këtë bazë, me pagën minimale 500 euro, me pagën mesatare 1200 euro. A mund të gjente PD e Sali Berisha zëdhënës më të mirë për platformën e tij se dikë që ka aksesin e Edi Ramës në media?
Vështirë se mund ta gjente. Shefi i Rilindjes u ka thënë atyre të radhëve të tij, që ta përkrahin programin e PD.

Dikush që ka udhëhequr për 12 vjet qeverisjen më të korruptuar në kontinent, sigurisht që nuk i ka qelizat për t'u skuqur për një plagjiaturë, a vjedhje programi. Nëse po tenton t'i bëjë qesharake ato propozime, duke i nxjerrë nga goja e tij, sërish nuk i ka bërë llogaritë mirë. Projekti i PD është totalisht i realizueshëm. Edhe më skeptikët edhe të majtët e dinë mirë se nëse është fjala për të bërë këtë permbysje në paga e pensione, në zhdukjen e varfërisë, do t'i besonin jo atij që e solli këtë gjendje deri këtu, e që pati 3 mandate kohë për ta korigjuar e kurrë nuk e bëri, por do t'i besonin atij që edhe në të shkuarën e ka jetësuar këtë transformim.

Me shpalljen e gjasme programit, Edi Rama shtoi dhe një metër në fasadën e tij, asgjë më shumë. Pasi në realitet, ai po e tregon çdo ditë se modeli i tij janë kullat, kullat, dhe kullat. Këto ngrehina, pasurojnë një grusht njerëzish edhe më shumë, fusin para të pisëta në kate të larta, por nuk sjellin asgjë për njerëzit, për ekonominë. Pensionet e pagat nuk rriten me grataçela, as me resorte.
Ato rriten me rritjen e ekonomisë, me çlirimin e tregut, me hapjen e garës, me taksën e sheshtë, me thjeshtimin e burokracisë. Nuk ka dyshim se disa prej këtyre projekteve me rrokaqiej, me resorte janë interesante. Po ato nuk reflektojnë pulsin real të trupit të rrëgjuar, të mpakur të shoqërisë tonë, të vendit tonë. Kur një pjesë e madhe e qytetarëve nuk mbyllin dot muajin, çfarë u thonë atyre lajmet për vezullime të reja të luksit të betonit e qelqit.

Edi Rama po tregon se ai është i vendosur të ndjekë këtë korsi. Se ai ka interes atë grusht klientësh rreth tij. Për të, nuk ekziston pjesa tjetër. Po me 11 Maj janë pikërisht të harruarit, të shtypurit, të braktisurit që do ta thonë fjalën e tyre. Dikush mund të ketë marrë truall publik, leje të re, resort të ri, po ai ka vetëm 1 votë. Eshtë shumë pak për ta mbajtur në pushtet një maskaradë të tillë. E diela e dytë e Majit do ta tregojë.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë