POLITIKE

VËZHGIMI/ Ambasadat e SHBA në Ballkan anashkalojnë urimin për Trump

I.A Përditësimi i fundit 21 Janar 2025, 14:30

VËZHGIMI/ Ambasadat e SHBA në Ballkan anashkalojnë urimin

TIRANË- Ceremonia e betimit të presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ishte ngjarja kryesore e janarit, një moment historik për SHBA dhe të gjithë botën. Si e tillë, pritshmëria dhe urimet për kalimin e stafetës nga Joe Biden te Donald Trump nuk kanë munguar.

Por një moment interesant vërehet në marrëdhëniet e ambasadave të SHBA nëpër botë dhe vetë presidencës së re amerikane. Që prej fitores së Donald Trump, Ambasada Amerikane në Tiranë nuk ka bërë asnjë urim zyrtar për Presidentin e ri. Heshtja ka kulmuar dje me betimin e Trump, një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re. Dhjetëra komentuesë shkruajnë në postimet e tjera të Ambasadës duke pyetur përse nuk ka një urim për Presidentin e ri.

“Sorrosista me tmdhej ne europ ne Shqiperi paskan qen sa nuk e urojn presidentin e ri per detyren!”-shkruan një komentues.

“Pse nuk keni nxjerr ndonje postim per Presidentin Trump o servilat e sorrosit”

“Kisha shprese se do e benit nje urim ne diten kur do merrte detyren. As sot nuk e bete! Ju nuk jeni Amerika!”

“Si mundet të bini kaq poshtë, të mos jepni inagurimin e Presidentit Trump ?!! Turp për ju !”

E njëjta heshtje është edhe në website zyrtar të Ambasadës atje ku shihet një postim për ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, por asnjë fjalë për ndërrimin e presidentit të ri amerikan.

Por nëse mendoni se kjo është thjesht një çështje “shqiptare” në internet, Dosja.al shkoi pak më tej.

E njëjta heshtje pason edhe në Ambasadën Amerikane në Prishtinë. Po njësoj edhe në Beograd. Heshtje edhe në Shkup. Në të gjitha vendet ku veprimtaria diplomatike e ambasadave të SHBA është më active si në Ballkanin Perëndimor, presidenti i ri nuk është një lajm që i entuziasmon përfaqësuesit diplomatikë.

Për të parë nëse ky është një veprim formal apo një qëndrim politik, Dosja.al verifikoi çfarë ndodhi në vitin 2021. Më 20 janar 2021, kur Joe Biden mori detyrën, Ambasada Amerikane në Tiranë postoi që një ditë përpara më 19 janar, mesazhin e urimit.

Postimi i Ambasadës Amerikane në Tiranë më 2021:

Postimet e ambasadave në Ballkan për Biden në vitin 2021:

Ndërkohë që ambasadat e një vendi refuzojnë të urojnë presidentin e tyre, e njëjta gjë nuk ka ndodhur me vendet e tjera. Të gjitha ambasadat e SHBA në Europë,kanë uruar Trump për marrjen zyrtarisht të detyrës.
Ambasada e SHBA në Berlin shkruan se rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë rikthen suksesin, lirinë, forcën dhe sigurinë për Amerikën.

Në një moment kaq kyç në historinë e SHBA, refuzimi i një grupi ambasadash në Ballkanin Perëndimor për të refuzuar njoftimin zyrtar të zgjedhjes së presidentit të ri, tregon shumë për përçarjen në DASH, mes një grupi zyrtarësh që vazhdojnë mbështesin Biden dhe atyre që janë krah Trump./Dosja.al

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë