
Deputetja e Partia e Lirisë, Erisa Xhixho, reagoi për rritjen e çmimit të karburantit në vend, duke theksuar se rreth 60% e çmimit të naftës për litër përbëhet nga taksa që shkojnë në buxhetin e shtetit, ndërsa qytetarët përballen me kosto gjithnjë e më të larta për produktet bazë.
Reagimi i deputetes së PL, Erisa Xhixho:
‘Çmimi i naftës ka arritur rreth 200 lekë për litër.
60% e këtij çmimi janë TAKSA.
Sot çmimi i naftës në vend ka arritur në rreth 200 lekë për litër. Por 60% e këtij çmimi janë TAKSA që i merr drejtpërdrejt buxheti i shtetit.
Sa herë rritet çmimi i naftës, rritet edhe TVSH-ja 20% që shkon në buxhet.
Qeveria pasurohet nderkohë që qytetarët varfërohen.
• 27 lekë për litër taksë qarkullimi, që me TVSH shkon në rreth 32 lekë për litër.
Por absurdi nuk mbaron këtu. Qytetarët paguajnë dy herë për rrugët: një herë përmes taksës së regjistrimit dhe kolaudimit të automjeteve, rreth 70 mijë lekë në vit, dhe sërish përmes taksës së qarkullimit në çdo litër karburanti.
Nga kjo taksë qeveria mbledh rreth 300 milionë euro në vit, por për mirëmbajtjen reale të rrugëve shpenzon vetëm 55 milionë euro.
Në vend që të luftojë informalitetin, qeveria ka zgjedhur të mbushë arkën duke ngarkuar naftën me një nga nivelet më të larta të taksave në botë.
Ndërkohë rritja e çmimit të naftës rrit menjëherë edhe çmimin e bukës, miellit, makaronave, vajit dhe çdo produkti bazë ushqimor.
Për këtë arsye Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvend propozimin për pezullimin e menjëhershëm të Taksës së Qarkullimit dhe Taksës së Karbonit, një masë që do të ulte drejtpërdrejt çmimin e karburantit.
Qytetarët shqiptarë nuk mund të vazhdojnë të paguajnë për paaftësinë dhe grabitjen që bën kjo qeveri me TAKSAT.
Tabela: Pasqyron TAKSAT që kemi dhe shifni krahasimet...’
Artikuj te sugjeruar
POLITIKE
14 Mars17:38
“Rama shkëlqen në propagandë”/ Hoxha: Nëse nuk do të kishte prova, s’do e shkarkonte Ballukun
Gazetari Artan Hoxha tha se kryeministri Edi Rama është mjeshtër i propagandës dhe nuk do e kishte shkarkuar zv/kryeministren Beli...
POLITIKE
14 Mars17:28
Zhupa takim me operatorët turistikë në Vlorë: Bashkia po pengon punën e tyre
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka zhvilluar sot një takim me operatorët turistikë detarë në Vlorë.
Në nj&...
POLITIKE
14 Mars15:21
PD thërret mbledhjen e Kryesisë të hënën, zbulohet rendi i diskutimeve
Partia Demokratike do të mbledhë këtë të hënë në orën 12:00 Kryesinë e Partisë, ku do të merren vend...
POLITIKE
14 Mars14:52
Teliti: Integrimi europian përdoret si instrument politik për të mbuluar dështimet e qeverisë
I ftuar ditën e sotme në intervistën e mesditës në Syri Televizion, eksperti i ekonomisë Dorjan Teliti shprehu kritika ndaj qeveri...
POLITIKE
14 Mars11:15
Mashtrimet e Ramës dhe Batonit/ Bllokimi i raportit IBAR për integrimin u paralajmërua në dhjetor
Në dhjetor të vitit të kaluar, në redaksitë e Tiranës mbërriti një lajm. Komisioni Europian kishte paralajmëruar qe...
POLITIKE
14 Mars10:55
Berisha nga Elbasani: Kremtojmë Ditën e Verës në kushte të pazakonta. Rama me Ballukun i mbylli ëndrrën europiane shqiptarëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot para demokratëve në Elbasan se kryeministri Edi Rama iu mbylli dyert shqiptarëve p&eum...
POLITIKE
14 Mars10:35
Berisha uron Ditën e Verës: Të bindur se festën tjetër Rama me Lubinë nuk janë më
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, uroi nga Elbasani festën e Ditës së Verës. Në një vizitë të kryer kët...
POLITIKE
14 Mars09:47
Presidenti Begaj uron Ditën e Verës: Kjo festë sjelltë gëzim dhe begati në çdo familje shqiptare!
Presidenti i vendit, Bajram Begaj, ka uruar qytetarët shqiptarë me rastin e Ditës së Verës përmes një postimi në rrjetet...
POLITIKE
13 Mars23:03
Si i zuri pritë Rama gazetares Ambrozia Meta në korridoret e Kryeministrisë, ç’ndodhi pasi u fikën kamerat
Tanimë është bërë diçka e zakontë për Kryeministrin Edi Rama që përballë skandaleve qeveritare, të...
POLITIKE
13 Mars22:02
‘Është plakur këto 10 ditë sa për 10 vite’/ Hasimja për Ramën: Është nën presion
Analisti Ermal Hasimja ka vënë në dyshim nëse tensioni i kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës së sotme për shtyp &eu...