POLITIKE

Xhixho: Paratë e shqiptarëve po përfundojnë në korrupsion, jo te pensionet! Është kapje e shtetit

Piranjat Përditësimi i fundit 26 Dhjetor 2025, 16:11

Xhixho: Paratë e shqiptarëve po përfundojnë në

Zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka ngritur akuza të forta për lidhje mes qeverisë, krimit të organizuar dhe keqpërdorimit masiv të fondeve publike.

Ajo u shpreh se përfshirja e individëve të denoncuar në nivele të larta përbën cënim të sigurisë kombëtare dhe të standardeve të NATO-s, ndërsa theksoi se qindra miliona euro të menaxhuara nga institucionet shtetërore janë shndërruar në “gropa thithëse korrupsioni”.

Erisa Xhixho: Vendin e NATO-s dhe këtu kemi një cënim të sigurisë kombëtare dhe ëh fakti është që Gys Agasi i cili u denoncua një vit më parë nga ish-zëvendëskryeministri i Edi Ramës, zoti Ahmetaj, që ky do të ishte në fakt koordinatori i krimit të organizuar, i cili lidh Edi Ramën, pra ato çfarë Edi Rama i sugjeron krimit të organizuar, bandave, kalojnë nëpërmjet Gys Agasit, por këtu flasim për votat, këtu flasim për deputetë në parlament që nuk justifikojnë votat, por dhe tendera të cilët i përcaktojnë këto grupe dhe nga ana tjetër grupet kriminale se si nëpërmjet Gys Agasit kanë marrë favore të ndryshme në tenderat publik. Më lejoni të them që gjatë vitit 2017 deri në 2025-ën, AKSHI ka menaxhuar rreth 530 milionë euro. Mesatarisht në vit rreth 100 milionë euro.

Pra janë një shumë e jashtëzakonshme para, miliona e miliona para, ndërkohë që ti ke sot që flasim, qytetarë të cilët nuk mbyllin dot muajin dhe shpesh ne e kemi diskutuar dhe buxhetin e 2026-ës, që në fakt me këto skandale tregohen se ku shkojnë paratë e shqiptarëve, që shkojnë pikërisht në gropa thithëse korrupsioni dhe nuk shkojnë as për rritjen e pensionit, që sot që flasim pensionistët mezi mbyllin muajin dhe një me një pension 170 euro në muaj, kur më lejoni të theksoj që 20% të këtij pensioni ja japin shtetit. Pse do thoni ju? Me TVSH-në e shportës, produkteve të shportës, me TVSH-në që paguajnë tek uji, me taksat e larta përsëri këtë pension 20% ja merr përsëri mbrapsht shteti dhe në rritjen e buxhetit 2026, kemi vetëm 600 lekë në ditë rritje për pensionistët në qytet dhe 200 lekë të vjetra për pensionet në fshat. Ndërkohë, ti ke kopshtin Eden, 4.2 milionë euro.

Ti ke verëra 33,000 euro të faktuara që pi kryeministri jonë me gjithë bandën e tij. Ke udhëtime charter pa fund. Ke nga ana tjetër skandali më i madh, ai i vinotekës 3 milionë euro, e cila u zhduk brenda natës, në një bashkëpunim të policisë, të krimit dhe të çdo gjëje tjetër, që ishte një skandal tjetër se si nuk paguhen akcizat, se si nuk paguhen taksat. Ndërkohë qytetarët shqiptarë kanë bërë burg për një faturë energjie, kanë bërë burg për një ndërtim pa leje e të tjerë me radhë.

Pra, këtu duhet të kuptojnë qytetarët shqiptarë që absolutisht që para ka, sepse taksat e tyre pikërisht janë gjithë taksat që mbulojnë buxhetin e shtetit, por ato vidhen qoftë në tunelin e Llogarasë, rreth 75 milionë euro me një të rënë të lapsit, ku ndryshohet tenderi dhe urat në një projekt fillestar janë më pas zhduken duke u vjedhur.

Artikuj te sugjeruar

video

Reagon Cllevio!

Reagon Cllevio!

Matilda,Piranja jonë vegjetariane: gjatë javës kap të korruptuarit, të dielën thyen rekorde në male!

Deklarata e Gjestit!

7 September 2026

Pamje apokaliptike nga Puka!

7 September 2026

Aida, piranja jonë e parë, rikthehet në skuadër më e motivuar se kurrë për të kapur maniakët.

Qytetarët na frymëzojnë çdo ditë. Bisedat e mikpritja e tyre na japin motiv për punën me pasion.

Luela Gaxhja, “stari” i Piranjave, që kërkon çdo ditë rritje rroge.

5 September 2026

5 September 2026

Florjan Binaj rikonfirmon: Do kandidoj sërish si kandidat i pavarur

Edon Kuqi/Piranja jonë politike që ngatërroi ëndrrën e gazetarit me atletin 100m.

Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Humbi jetën në aksidentin tragjik, një muaj më parë i propozoi për martesë.

Qytetarja denoncon me video ngacmimin ne autobus. #news

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime

Sherr në terminalin e Peshkopisë, shoferi: Mos më vidh pasagjerët! Shko ha bukë te pjesa jote

Artisti dhe Frika

Si u kthye në urrejtje dashuria mes ish-bashkëshortëve dhe ‘lufta’ për 200 mijë euro!

14-vjeçare me dr*gë dhepro*titucion, rrjeti i errët i minoreneve të zhdukura

Zhytja e pallateve te Alabarit/ IKMT pranon anomalitë në “Durrës Marina”: Janë zhytur 28 cm

"Ederlezi", festa e veçantë e komunitetit rom.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 13

Do t’i fus duart edhe nëse bërtet, motra e 13 vjeçares rrëfen tmerrin e mesazheve që mësuesi ia çon

“Inspektori gjobëvënës” i bashkisë terrorizon qytetarët

Pagat e mohura të druvarëve në Navaricë! Miliona lekë për të marrë dhe kërcënime

Rruga Thumanë–Kashar/ 1 miliard euro dhe “5 lekëshi” që po merret nga xhepat e qytetarëve

Me viza turistike ose kontrata futbolli drejt Europës/ Kush fshihet pas skemës së trafikimit?

Nënat denoncojnë ikjet nga shtëpia dhe jetën e dyshimtë të adoleshentëve