POLITIKE

Xhixho: PISA ngel sërish në klasë arsimin shqiptar, më keq se 20 vite më parë, PL e ka prioritet arsimin

S.B Përditësimi i fundit 19 Qershor 2024, 12:56
Xhixho: PISA ngel sërish në klasë arsimin shqiptar, më keq
Erisa Xhixho

TIRANË- Zv.presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, doli ditën e sotme me një deklaratë lidhur me testet dhe renditjen e Shqipërisë në nivel arsimor nga Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA). Sipas testeve vendi ynë është ndër të fundit në botë për mendim krijues dhe kritik të nxënësve.

Xhixho vë theksin tek rënia e cilësisë së arsimit në vend duke bërë përgjegjëse Ministrinë e Arsimit dhe ministren Ogerta Manastirliu. Sipas saj nxjerrja e tezave të maturës, notat e testit të gjuhës së huaj dhe testet e PISA tregojnë se arsimi është më keq se 20 vite më parë.

Xhixho thotë se ka kërkuar interprelancë urgjente me ministren e Arsimit Ogerta Manastirliu, e cila sipas saj nuk shkon në Kuvend të japë llogari përpara qytetarëve. Gjithashtu Xhixho thot se Partia e Lirisë e ka vënë arsimin prioritet.

Deklarata e plotë:

Programi për Vlerësimin Ndërkombëtar të Studentëve (PISA), ka ngelur sërish në klasë arsimin shqiptar, duke e renditur Shqipërinë të fundit në botë për mendim krijues dhe kritik, të nxënësve tanë. Nxënësit 15-vjeçarë në Shqipëri, janë të fundit ndër 64 vende të botës. Me vetëm 13 pikë, jemi të fundit duke mbetur pas Republikës Domenikane, Marokut, Uzbekistanit, etj. Ky klasifikim bën ngelëse në radhë të parë qeverinë shqiptare, Ministrinë e Arsimit dhe politikat e tyre të dështuara arsimore.

Fatkeqësisht, cilësia e arsimit në Shqipëri ka rënë dhe po bie në mënyrë progresive. Nuk është për t’u habitur pse nxënësit tanë, janë të fundit për mendimin krijues, kur teza e provimit të maturës shtetërore shpërndahet jashtë sallave sapo nis provimi. Nuk habit më askënd, një rënie e tillë drastike e cilësisë së arsimit, kur vetëm pak ditë më parë, rezultatet e provimit të gjuhës së huaj të Maturës Shtetërore, nxorën ngelës 952 nxënës, gati dyfishi i një viti më parë, çka tregon rënien drastike të cilësisë së mësimdhënies.

Nuk suprizohet më askush nga dështimi i arsimit shqiptar, kur vetëm pak muaj më parë, sërish rezultatet e testit PISA, treguan se nxënësit shqiptarë janë në nivelin më të ulët të edukimit, të rrezikuar nga analfabetizmi funksional masiv. Testet PISA na treguan edhe njëherë, se arsimi sot është shumë më keq, dhe më keq se 20 vite më parë. Duke qenë se nuk pati asnjë analizë për arsyet e këtij dështimi, kam kërkuar interprelancë urgjente me ministren e Arsimit zonjën Ogerta Manastirliu, e cila nuk vjen në Kuvend të japë llogari përpara qytetarëve.

Para rezultateve të testit PISA, dështimin e qeverisë në arsim, e tregojnë 202 shkolla të mbyllura në të gjithë vendin, në vetëm 5 vite (2017-2022). Mungesa e mësuesve po e thellon krizën e arsimit. Në të gjithë vendin ka 222 vende vakante për mësues matematike dhe mësues të gjuhës dhe letërsisë, dy lëndët që bashkë me shkencat, i renditën të fundit nxënësit shqiptarë. Nuk mund të kesh nxënës të përgatitur nëse nuk ke staf pedagogjik të përgatitur. Sot 47.5% e mësuesve, zotërojnë njohuri të pamjaftueshme për çështje që lidhen me mësimdhënien, 94% e trupës mësimore nuk kanë aftësi dixhitale. 

Ndaj, për t’iu përgjigjur këtij dështimi dramatik, Partia e Lirisë e ka vënë arsimin në qendër të njërit prej 5 prioriteteve për Shqipërinë. Baza e strategjisë së re për arsimin që ne do të bëjmë, do të jetë para së gjithash, një analizë e thellë e sistemit, për të ndarë  nevojat akute të arsimit, dhe  buxhetimit, e cila do të jetë sa 5% e GDP-së, njësoj si vendet e BE-së. Kërkimi shkencor dhe inovacioni, do të buxhetohen mbi mesataren e vendeve të BE-së. Pa investuar fort në arsim, nuk mund të ngrihet Shqipëria, dhe pa ngritur arsimin, padyshim këto janë të lidhura në mënyrë shumë të bashkuara. Nga ana tjetër, reformimi i kurrikulave shkollore, nga ekspertët, jashtë ndikimi, çdo përfitimi në kurriz të cilësisë së teksteve, është domosdoshmëri.

Investimi në kapitalin njerëzor është parësor për mbështetjen e arsimit. Mësuesi do të jetë në qendër të reformave tona, për t’u trajtuar me pagë dyfish më të lartë, duke u mbështetur me bonuse, sipas modelit të vendeve nordike, ndërsa mbështetja me bursa për studentët do të dyfishohet. Ne duhet ta kthejmë arsimin në një arenë ku edukohen dhe përgatiten qytetarë të angazhuar, me njohuri të plota për shtetin ligjor, demokracinë, të drejtën për referendum.

Ne duhet ta bëjmë shkollën institucionin që formon qytetarë që mendojnë në mënyrë kritike, që janë të vetëdijshëm për të drejtat e tyre,dhe i mbrojnë, ato me çdo mjet demokratik përballë padrejtësisë. Arsimi është sot në emergjencë kombëtare, ndaj duhet të veprojmë sot, jo nesër! Vetëm duke e ringritur arsimin, do të mund të ringremë Shqipërinë, për ta bërë atë vendin që u jep mundësinë të gjithëve e jo vetëm disave!

pl erisa xhixho

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë