POLITIKE

Zbardhen ‘kostoja’ e fshehtë për gjyqet me Becchettin/ Edi Rama pagoi 4.6 mln euro për studio ligjore, sa mori gruaja e Tony Blair

Piranjat Përditësimi i fundit 25 Mars 2026, 22:20
Zbardhen ‘kostoja’ e fshehtë për gjyqet me Becchettin/ Edi

PLUG tregoi sot sesi një akuzë e kryeministrit për “pastrim parash” ndaj një pronari mediaje që I bënte kritika qeverisë së tij, do t`ju kushtojë shqiptarëve më shumë se 110 milionë euro. Provat e gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Zvicër, tregojnë se Francesco Becchetti u shpall I padëshiruar nga qeveria jo për pastrim parash, se për ato nuk u gjetën prova. Ishin pikërisht sulmet politike të Kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, shkaku pse Becchetti fitoi gjyqin në arbitrazh, duke u marrë shqiptarëve më shumë se 110 milionë euro, pa llogaritur këtu edhe interesat. Do të mjaftonte vetëm ky vendim I Gjykatës së Arbitrazhit, që minimalisht ndaj Kryeministrit të vendit të ishte hapur një hetim penal nga SPAK, pork jo nuk ka ndodhur. Në vijim do t`ju tregojmë se fatura e gjyqeve të arbitrazhit është dhe më e madhe, ajo përfshin miliona euro pagesa për studio ligjore ndërkombëtare, që shpesh më shumë sesa kanë mbrojtur Shqipërinë në këto procese, duket se kanë qenë justifikim që qeveria të transferojë paratë për interesa lobimi të Kryeministrit Edi Rama.

Prej vitit 2015 e deri më tani, shteti shqiptar ka paguar rreth 12 milionë euro fatura vetëm për studio ligjore, që ka kontraktuar qeveria për të mbrojtur intersat e saj në gjyqet e arbitrazhit ndërkombëtar. Një nga kontratat e shumëpërfolura, për të cilën nuk u bë kurrë transparencë, është ajo mes Avokaturës së Shtetit dhe studios Omnia Strategy të Cherie Blair, bashkëshortes së ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe Tony Blair.

Në vitin 2013, kur Edi Rama erdhi në pushtet, prezantoi me jo pak bujë se do të kishte “këshilltar pa pagesë” ish-kryeministrin e majtë të Britanisë, Tony Balir. Pas 2013, Blair është shfaqur shpesh në Shqipëri në krah të Edi Ramës, ndërsa në jo pak raste është përdorur edhe helikopteri I ushtrisë për të transportuar ish-zyrtarin britanik drejt bregdetit të jugut të Shqipërisë ku ka ndarë dreka e darka në resorte luksoze. Për këto takime kurrë nuk është bërë transparencë nga qeveria shqiptare, ndërsa në jo pak raste janë ngritur edhe akuza publike, se Edi Rama përdor Tony Blair si lobues në zyra diplomatike apo qeveritare në perëndim dhe jo vetëm. Rasti më I fundit ishte ajo e sigurimit të një ftese për Kryeministrin Edi Rama në Bordin e Paqes të Presidentit Donald Trump, ku gjatë takimit në SHBA, Rama shkëmbeu një shtrëngim duarsh të përzemërt me Tony Blair.

Jo vetëm kaq, por Tony Blair nëpërmjet Institutit Tony Blair, ka projektuar edhe të famshmen ministre AI, Diella.

Por a janë këto shërbime falas? Deri më tani, nuk ka prova nëse qeveria shqiptare ka paguar drejtpërdrejt Tony Blair për këtë zemërgjerësi që ai I ka ofruar në formë këshillimi apo lobimi Edi Ramës. Megjithatë, bashkëshortja e Tony Blair, ka përfituar miliona euro për një tjetër lloj këshillimi, atë në proceset gjyqësore ndërkombëtare.

Omnia Strategy, kompani e Charie Blair, ka përfituar deri më sot së paku rreth 2.2 milionë euro pagesa nga buxheti I shtetit për të përfaqësuar Shqipërinë në proceset e arbitrazhit ndërkombëtar.

Pagesa më e majme, është ajo prej 1.5 milionë eurosh, që studio Omnia Strategy ka marrë për të mbrotjur Shqipërinë në gjyqin që Francesco Beketi fitoi kundër qeverisë shqiptare pas mbylljes së Agon Channel. Siç shihet nga dokumentet, omnia strategy ka qenë përfaqësuesja ligjore e shqipërisë në këtë proces, ku vendi ynë doli humbës me një faturë prej 110 milionë euro pa llogaritur ende kamatvonesat dhe pagesat.

Më herët, Shqipëria është përfaqësuar në gjyqin e arbitrazhit ndaj Beketit nga një tjetër studio, Foley Hoag. Për këtë studio, shteti shqiptar ka paguar mbi 470 mijë euro. Në vitin 2018, qeveria shqiptare kishte kontraktuar studion ligjore Goëling ËLG, ku me anë të një vendimi qeverie të firmosur nga Edi RAma, kësaj studio do ti jepeshin 600 mijë euro për të përfaqësuar Shqipërinë në gjyqin me Beketin.

Në vendim, qeveria firmoste gjithashtu një tjetër transaksion prej 1 milionë eurosh poër një tjetër studio avokatie për një gjyq që kompania Anglo Adriatic Group Limited, kishte hapur ndaj Shqipërisë. Por le të mbetemi te fatura e Beketit. Pas vendimit për dhënien e 600 mijë eurove qershor 2018, rreth një muaj më vonë, në ditën e ditëlindjes së tij, Edi Rama firmoste një tjetër VKM, ku autorizonte Ministrinë e Infrastrukturës që nëpërmjet Avokaturës së Shtetit të lidhte shtesë kontrate me kompaninë Goëling ËLG me vlerë 950 mijë euro, për të përfaqësuar Shqipërinë në gjyqin ndaj Beketit.

Në 2 qershor 2021, Erion Braçe në cilësinë e Zv.Kryeminsitrit, do të firmoste dhe një tjetër vendim, që shtonte dhe 430 mijë euro për studion ligjore Goëling ËLG, për të përfaqësuar Shqipërinë në gjyqin ndaj Beketit. Këtë herë paratë I kalojnë nëpërmjet ministrisë së turizmit dhe mjedisit.

Por beteja në Arbitrazh, që dukej e humbur që në fillim për shkak të sulmeve politike të Edi Ramës, nuk e ndalonte këtë të fundit që të përdorte madje dhe fondin rezerverë të shtetit, për të paguar studion ligjore. Në 20 maj 2022, Edi Rama firmos personalisht një vnedim që I kalonte dhe 650 mijë euro studios ligjore Goëling ËLG, për të mbrojtur Shqipërinë përballë Beketit.

Në total, vetëm kjo kompani ka përfituar nga qeveria shqiptare mbi 2.5 milionë euro pagesa, ndërsa në total për tre studiot ligjore, atë të Charie Blair, Folegy Hoag dhe Goëling ËLG, qeveria shqiptare ka paguar mbi 4.6 milionë euro që t`u shpëtonte shqiptarëve faturën e kripur prej 110 milionë euro të Beketit./PLUG

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?