POLITIKE

Zgjedhjet e kryeministrit Edi Rama për qeverinë, Vasili: Kabineti i ri, ca hunj gardhi

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Shtator 2025, 17:51

Zgjedhjet e kryeministrit Edi Rama për qeverinë, Vasili: Kabineti i

I ftuar në edicionin lajmeve të mesditës në Syri tv ishte deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili. Në bisedë më moderatorin Arnold Kariqi ai ka komentuar zhvillimet e fundit politike sidomos emrat e rinj ta kabinetit qeveritar që ka prezantuar sot kreu i qeverisë Edi Rama. Në mënyrë të veçantë Vasili u ndal tek deklarimet e Ramës për sistemin e drejtësisë.

Petrit Vasili: Kjo ishte vetëm një listë hunjsh gardhi të cilët Edi Rama i ngul dhe i shkul ashtu siç do të ja kërkojë momenti, halli apo problemi që ka. Mendoj që komenti që mund të bëjmë për hunjtë e gardhit është një kohë e humbur kot. Mendoj që duhet të rrimë me gjatë tek disa gjera që Edi Rama tha në lajthitjen e tij përpara Asamblesë. Dhe besoj që më kryesorja nga të gjitha është konfirmimi publik i rrënimit, rrëmbimit dhe i asgjësimit të Reformës në Drejtësi. Sepse ju e dëgjuat që Rama tha që ne jemi garantët e vetëm të pavarësisë së gjyqësorit.

Pra të gjithë shqiptarëve duhet tu shpjegojmë se në momentin kur ky thotë që ne jemi garant me të gjithë të korruptuarit, me të gjithë banditët që pastrojnë para e që i ka barë drejtorë, deputetë etj...Kuptoni qartë se në ç’gjendje është drejtësia dhe si është kapur për fyti dhe është shndërruar thjesht në vegël të Edi Ramës.

Praktikisht çdo shqiptar duhet ta dijë në mënyrë të qartë sepse dikush edhe jo i mësuar me politikën e dëgjon ndonjëherë seriozisht këtë të çmendur dhe harron çfarë thotë kushtetuta e Shqipërisë. Nuk ka nevojë me kushtetutë dhe ligj, pushteti i drejtësisë për garancinë dhe mbështetjen Edi Ramës. Ata e ka garantuar Kushtetuta dhe ligji. Edi Rama është subjekt i drejtësisë, bashkë me të korruptuarit e tjerë që ka atje. Pra nuk është garantues, është një subjekt, sikurse shkelësi i ligjit. Ky është një pushtet më vete por ama që jep llogari para drejtësisë.

Gjithashtu edhe pushteti legjislativ, parlamenti është i tillë. Por Edi Rama nuk jeton dot dhe nuk punon dot me pushtete të ndarë sepse demokracia është një dimension, është një gjë e pamundur për Edi Ramën. Edi Rama ka në mendjen e tij që është njëherësh edhe Kryeministër, edhe kryeprokuror i SPAK, kryetar i Parlamentit, President i Republikës dhe është kryetar i vetëm i bashkive të Shqipërisë.

Pra me konfirmimin e ngjarjeve të rënda ku pjesa dërrmuese e qeverisë së tij është nën akuza, nuk numërohen bashkiakët, nuk numërohen, sekretaret, drejtorët e dreqi me të birin të inkriminuar. Edhe ky SPAK i kapur prej tij por është detyruar të hapë disa dosje, ky thotë unë jam garant i drejtësisë. Pra e jep mesazhin sërish që drejtësinë e komandoj unë. Unë fus në burg atë që dua. Drejtësia është ajo që më garanton mua pandëshkueshmëri. Sepse i thotë këto gjera pikërisht kur gjëmon Amerika për aferën McGonigal ku ky është aktori kryesor më i rëndësishëm.

Se kryeministër nuk ishte asnjë nga ata aktorët atje. Kur në zyrën e tij gatuheshin të tëra llojet e mafioziteteve të niveleve më të lartë kombëtare dhe ndërkombëtare, ky thotë që që jam garant. Ndërkohë që ky duhet të ishte para drejtësisë. Pra i jep mesazhin drejtësisë se shiko, unë jam kërcënuesi. Unë jam ai që do të bëj çfarë të dua për juve, prandaj mos guxoni që të lëvizini gishtin kundra meje. Dhe çdo shqiptar i thjeshtë ka kuptuar që në këtë vend, drejtësia ka vdekur dhe reforma në drejtësi është një turp të përmendet më si nje element apo si një reformë.

Është thjesht dhe vetëm një arkivol i drejtësisë, është atje ku drejtësia është varrosur përfundimisht dhe nuk ngrihet më për sa kohë është Edi Rama në pushtet. Dhe e rithënë ishte më e rëndësishme se sa 14 hunjtë e gardhit që prezantoi atje dhe shikuam reagimet e tyre në sallë, që ishin reagime secili me debil se tjetri. Ca që bënin si të dëshpëruar që emëroheshin e ca që bënin si të gëzuar. Pra një komedi defiçentësh që i tall Edi Rama në mënyrë të pamëshirshme....

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë