POLITIKE

Zgjedhjet parlamentare/ KQZ certifikon "Lëvizjen Bashkë" si të parin subjekt më 11 Maj

b.z Përditësimi i fundit 15 Mars 2025, 16:28
Zgjedhjet parlamentare/ KQZ certifikon "Lëvizjen Bashkë" si
Lëvizja Bashkë

TIRANË - Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka certifikuar "Lëvizjen Bashkë" si të parin subjekt në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit. 

Në një postim në rrjete sociale Lëvizja Bashkë thotë se kjo është sipas tyre një dëshmi e seriozitetit dhe integritetit me të cilin kjo parti i qaset politikës. 

Ndër të tjera në reagim thuhet se kandidatët për deputet të kësaj force politike janë njerëz që kanë kontribuar për të mirën publike dhe të gatshëm të ndryshojnë politikën nga brenda. 

Postimi:

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi zyrtarisht Lëvizjen BASHKË si subjektin e parë të regjistruar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Ky nuk është thjesht një hap teknik, por një dëshmi e seriozitetit dhe integritetit me të cilin Lëvizja BASHKË i qaset politikës.

Në një skenë politike ku pazaret dhe llogaritë e minutës së fundit janë normë, ne dorëzuam listat 6 ditë përpara afatit, duke treguar se nuk bëhemi pjesë e lojërave të errëta të pushtetit. Qindra aktivistë e përkrahës nga Tirana, Fieri, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Korça, Kukësi e deri në Sarandë, me 5.500 firma të mbledhura rrugë më rrugë, na dërguan krenarisht në këtë garë si një forcë e re, e majtë, demokratike dhe e pakompromis në politikën shqiptare.

Kandidatët tanë janë qytetarë të ndershëm dhe profesionistë nga të gjitha shtresat e shoqërisë, duke përfaqësuar një politikë që bazohet në meritë dhe jo në klientelizëm. Redi Muçi (Tiranë), inxhinier dhe pedagog; Mirela Ruko (Fier), sociologe dhe aktiviste për të drejtat e punëtorëve; Artan Kacani (Durrës), arkitekt-urbanist; Oltion Fociro (Elbasan), pedagog dhe ekspert në informatikë; Gabriel Rakaj (Shkodër), inxhinier fizike dhe kërkues shkencor; Ilir Zoto (Vlorë), avokat dhe mbrojtës i të drejtave të qytetarëve; Petro Lubonja (Korçë), profesionist në turizëm dhe aktivist i diasporës; Elio Shyti (Berat), zhvillues softuerësh dhe një nga figurat kryesore të nismës “Dua të Votoj 2025”; Alban Metallari (Kukës), inxhinier dhe kërkues shkencor ndërkombëtar; Emiljando Kita (Lezhë), politolog dhe aktivist; Besjan Kica (Dibër), fermer dhe specialist në mbrojtjen e bimëve; Klevis Bedaj (Gjirokastër), specialist IT dhe njohës i industrisë së turizmit.

Ata janë më shumë se emra në një liste — janë njerëz që kanë kontribuar realisht për të mirën publike, të gatshëm të ndryshojnë politikën nga brenda. Në një vend ku politika ka humbur çdo kredibilitet, mbështetja e qindra aktivistëve dhe mijëra qytetarëve që dhanë firmën, zërin dhe fytyrën e tyre për ne, është dëshmi e një ndryshimi të pashmangshëm. Faleminderit të gjithë atyre që kontribuan në këtë rrugëtim! Ne zotohemi se nuk do ta tradhtojmë kurrë besimin tuaj! Më 11 maj, ndryshimi bëhet realitet!

levizja bashke zgjedhje 11 maj

arlind qori levizja bashke

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë