POLITIKE

Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit/ Partitë angazhohen për etikë në fushatat dixhitale

b.z Përditësimi i fundit 25 Mars 2025, 17:46
Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit/  Partitë angazhohen për
Foto ilustruese

TIRANË - Angazhimi i marrë nëpërmjet këtij kodi parashikon një fushatë me reklama që nuk cenojnë integritetin apo përhapin informacione të pavërteta për kundërshtarin politik dhe çdo grup të shoqërisë, si dhe një fushatë transparente me sponsorizime dhe financime të deklaruara, etj..

Kodi u firmos nga dy partitë e mëdha që dominojnë fushatën elektorale, Partia Socialiste dhe Partia Demokratike dhe parti të vogla e të reja që janë regjistruar në këto zgjedhje si, Partia e Lirisë, Partia Mundësia, Nisma Thurje, Lëvizja Bashkë, Shqipëria Bëhet.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi vlerësoi angazhimin e partive politike për vetrregullim dhe kërkoi që dokumenti të mos mbetet vetëm formal, por të zbatohet dhe të nxisë një sjellje të përshtatshme të liderëve të politikës për një garë elektorale të drejtë dhe të ndershme.

“Ne nuk mund të bëhemi hipokritë të mos pranojmë realitetin”- tha ai duke shtuar se “duke qenë një angazhim vullnetar ajo që mund të bëjë KQZ është sjellja në vëmendje e këtij dokumenti”.

Toni Gogu nga PS-ja tha se kodi përputhej me vlerat e familjes së tij politike, ndërsa Albana Vokshi nga PD-ja u shpreh skeptike për zbatimin e tij nga socialistët dhe e quajti dokumentin si të pamjaftueshëm për të garantuar zbatimin e parimeve etike në praktikë.

“PS ka përdorur administratën për të bërë ‘like’ dhe ‘share’”- tha ajo duke kërkuar nga KQZ që të merrte masa në rast të shkeljes së kodit.

Edhe përfaqësuesit e partive të vogla shprehën rezerva për zbatimin e këtij kodi duke sjellë në vëmendje thyerjen e parimeve dhe standardeve që parashikohen në të nga partitë e mëdha politike.

Pranimi i rregullave të etikës në fushatën online erdhi pas një konsultimi të gjërë mes partive dhe shoqërisë civile me nxitjen e Instituti Ndërkombëtar për Demokraci dhe Asistencë Zgjedhore (International IDEA), Instituti Demokratik Amerikan (NDI) dhe Qendra për Sundimin e Ligjit pranë Universitetit të Helsinkit.

Në mënyrë vullnetare partitë nënshkruese zotohen që në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 të ruajnë integritetin e zgjedhjeve duke zbatuar rregulla dhe parime për fushatë të ndershme dhe transparencë financiare.

Po ashtu pranojnë se do të bëjnë një fushatë që nxit diskurs politik gjithëpërfshirës duke mos prodhuar apo shpërndarë deklarata me paragjykime diskriminuese ndaj grupeve të caktuara për shkak të gjinisë, origjinës racore ose etnike, fesë, besimit, aftësisë së kufizuar, moshës ose orientimit seksual.

Partitë angazhohen të mos nxisin dhunë, të mos shpërndarjen informacione të pasakta në lidhje me procesin zgjedhor, të mos prodhojnë e shpërndajnë përmbajtje keqinformuese duke përdorur Inteligjencën Artificiale, llogari të rreme apo bot-e automatike për të manipuluar opinionet e zgjedhësve, etj..

Angazhimet parashikojnë edhe transparencë politike ku përfshihet mospërdorimi i reklamave politike të sponsorizuara nga interesa të padeklaruara dhe mosangazhimi i palëve të treta ndërmjetëse për dhënie mesazhesh për fushatë ku nuk identifikohet burimi ose sponsorizuesi i mesazhit.

Partnerët nxitës të këtij kodi etike vlerësojnë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rol vendimtar në monitorimin e reklamave politike, duke përfshirë edhe reklamat online, në kuadrin e garantimit të integritetit të zgjedhjeve./BIRN

parti politike zgjedhje parlamentare 11 maj etike ne fushata dixhitale

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë