POLITIKE

Zhupa: Kushtetuesja pranon padinë për rrëzimin e ligjit të Zonave të Mbrojtura!

n.f Përditësimi i fundit 14 Janar 2025, 12:09
Zhupa: Kushtetuesja pranon padinë për rrëzimin e ligjit të
Zhupa

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka dhënë një deklaratë për mediat ditën e sotme lidhur me pranimin nga Gjykata Kushtetuese të padisë së ngritur nga 37 deputetë të PD-së dhe opozitës për rrëzimin e ligjeve që prekin Zonat e Mbrojtura. Zhupa gjatë fjalës së saj u shpreh se nuk pret që Këshilli i Ministrave, apo Kuvendi që e kanë miratuar për procedurë të bjenë hasha vetes dhe të sjellin parashtrime në përputhje me atë që kërkon Kushtetuta dhe Konventa e BE-së. 

Zhupa theksoi se pret që Gjykata Kushtetuese të ngrihet në lartësinë e duhur gjatë gjykimit të kësaj çështje të Zonave të Mbrojtura. Ajo shtoi se ligji i Zonave të Mbrojtura ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në pikën e saj dhe në parimet e saj të solidaritetit shoqëror, që sipas saj supozon se brezat e ardhshëm duhet të jenë më mirë se sa brezat aktualë, dhe se duhet të ruhet pasuria e përbashkët për t’ju trashëguar atyre.

Zhupa tha se ligji nuk mbron interesin publik dhe interesin e qytetarëve, por vetëm interesin e Edi Ramës, miqve të tij, të cilët duan të ndërtojnë atje ku tashmë ishte e ndaluar me ligjin paraprak. Zhupa ka shtuar se Partia Demokratike do të vazhdojë të ndjekë këtë çështje në të gjitha nivelet institucionale, brenda dhe jashtë vendit.

Fjala e plote;

Mirëdita! Si fillim viti, dua të them që kemi dhe një lajm pozitiv nga Gjykata Kushtetuese. Padia e bërë nga 37 deputetë të PD, dhe të opozitës të cilët përfaqësohen nga unë në Gjykatën Kushtetuese është pranuar nga Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e ligjeve në Zonat e Mbrojtura.

Kjo padi është pranuar dhe si palë në gjykim, përveç deputetëve të cilët kanë çuar padinë, janë pranuar dhe Kuvendi i Shqipërisë dhe Këshilli i Ministrave. Të gjitha palët kanë afat datën 12 shkurt për të paraqitur parashtrimet e veta në lidhjet me çështjen.

Unë nuk pres që, Këshilli i Ministrave, apo Kuvendi që e kanë miratuar për procedurë të bjenë hasha vetes dhe të sjellin parashtrime në përputhje me atë që kërkon Kushtetua dhe Konventa e BE, por pres që Gjykata Kushtetuese të ngrihet në lartësinë e duhur gjatë gjykimit të kësaj çështje të Zonave të Mbrojtura.

Ligji i Zonave të Mbrojtura, siç ju e dini dhe ne kemi patur raste ta diskutojmë, ka shkelur Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë në pikën e saj dhe në parimet e saj të solidaritetit shoqëror, që supozon se brezat e ardhshëm duhet të jenë më mirë se sa brezat aktualë, dhe duhet të ruhet pasuria e përbashkët për t’ju trashëguar atyre. Zhvillimin e qendrueshëm, i cili nuk mbrohet duke shkatërruar dhe betonizuar Zona të tëra të Mbrojtura që janë në shërbim të publikut dhe duke i kthyer në shërbim të një oligarku të caktuar të lidhur me pushtetin. Ligji nuk mbron interesin publik dhe interesin e qytetarëve, por vetëm interesin e Edi Ramës, miqve të tij, të cilët duan të ndërtojnë atje ku tashmë ishte e ndaluar me ligjin paraprak.

Ju e dini që, në Shqipëri me investimet strategjike janë ndërtuar 5.8 milionë m2 tokë në bregdet, në vija bregdetare, nëpër zona të rëndësishme të Shqipërisë. Thënë këtë shifër do të thotë se, nuk ka më ku të ndërtohet përveçse të hysh në Zonat e Mbrojtura, dhe këta që janë sjellë si terroristë ambjentalë, do të duan që të hyjnë dhe kanë hyrë me këtë ligj brenda Zona të Mbrojtura.

Kjo shkon në linjë të drejtë edhe me ndryshimin që kanë depozituar në Kuvend për të ndryshuar për të 10-tën herë ligjin për investimet strategjike, duke i bërë një shtyrje atyre dhe duke dhënë mundësi që të ndërtojnë komplekse, hotele me 5 yje në Zonat e Mbrojtura.

Në këtë formë që është ligji mban një formë të rëndë të cënimit të shtetit të se drejtës, barazisë para ligjit dhe parimit të hierarkisë së normave. Nuk është një ligj që i shërben shoqërisë, por është një ligj që i shërben një individi ose një grupi individësh të lidhur me pushtetin.

Është një ligj që nuk zbaton Marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Një provë që ne na është shtuar, të cilën do ta depozitojmë në Gjykatën Kushtetuese është dhe progres-raporti i BE, i cili doli në fundin e vitit të shkuar që e thotë qartësisht që: ligji i Zonave të Mbrojtura është një ligj pa konsultim publik dhe është një ligj që bie ndesh me standardet e BE-së. Po ashtu, edhe Konventa e Bernës ak bërë të njëjtën deklaratë publike, e cila sërish do të jetë një provë në Gjykatën Kushtetuese për të thësë se ligji bie ndësh standardeve që ka Konventa e Bernës.

Nuk gjejmë asnjë model në botë apo europian që të ketë këtë model për Zonat e Mbrojtura, praktikisht t’i lerë Zonat e Mbrojtura të pambrojtura. Dhe një prove tjetër e krimit dhe vërtetësia e asaj që ne themi se do ta shtojmë në prova janë dhe 9 projektvendime, që tashmë janë vendime që kanë kaluar në 27.09.2024, ku në 9 Zona të Mbrojtura në të gjitha është ulur mbrojtja dhe është lejuar ndërtimi, ku është cunguar zona e cila duhet të ishte e paprekshme, sepse nuk kemi më zonim.

Marr angazhimin në emër të PD, dhe si përfaqësuese e PD në atë gjyq dhe në atë seancë që do të jetë më pas do të jetë seancë publike, është që ne nuk heqim dorë dhe do të ndjekim të gjitha hallkat institucionale brenda vendit dhe jashtë që këtë ligj ta ndalojmë dhe ky ligj të mos jetë një ligj me të cilin funksionojnë Zonat e Mbrojtura në Shqipëri.

zhupa zonat e mbrojtura

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë