SHOWBIZ

"Divorci është frymëmarrje, reflektim"/ Erand Sojli foli për ndarjen, ndjekësit reagojnë ashpër kundër aktorit

Piranjat Përditësimi i fundit 16 Shtator 2025, 15:24

"Divorci është frymëmarrje, reflektim"/ Erand Sojli

Erand Sojli aktori dhe skenaristi i qindra numrave me të cilët kemi qeshur dhe kemi ndarë momente të bukura ka dhënë së fundi një intervistë ku ka folur pa doreza. Pasi ka mbyllur një kapitull aspak të lehtë me ish-bashkëshorten e tij Sojli ka ndarë përjetimin e tij për divorcin.

“Divorci nuk është një gjë e mirë, edhe është gjëja më e keqe, që mund t’i ndodhë një artisti aq më shumë. Familja është baza, është ekuilibri. Një nga arsyet që unë kam ecur përpara dhe kam qenë i suksesshëm në karrierën time, ka qenë sepse e kam patur ekuilibrin e shëndetshëm. Kam pas bazën që është familja. Ti nuk mendon më për atë gjë sepse e ke, atë kënaqësi që ke në punë ke me kë e ndan, edhe atë trishtim, zhgënjim në punë kë prapë me kë e ndan. Diferenca është se ti nuk ke më një njeri që të pret në shtëpi dhe një njeri të të përcjelli në mëngjes.

Tani po e provoj dhe them që duhej të ndodhte dhe ndodhi. E rëndësishme mbi të gjitha nuk është të biesh, por për mua është si ringrihet njeriu sepse divorci nuk është i mirë për askënd. Është diçka që të vendos në sfidë për ta rimarrë veten. Familja ka dashuri brenda, kur mbaron dashuria mbetet respekti, siç ka ngel te ne të dy, të cilët jemi në komunikim të vazhdueshëm, sepse kemi dy fëmijë që janë e përbashkëta jonë, e cila nuk tjetërsohet. Me pak mirëkuptim dhe me dëshirën e mirë për të qenë prindër të mirë, të cilën nuk i cenon ndarja apo inatet personale, unë dhe Rina nuk i kemi”, tha ai për bordo.

Pas këtij rrëfimi kaq emocional dhe mesazhi të fortë për vazhdimësinë dhe mirëkuptimin mes dy njerëzve edhe pas ndarjes, për të ardhmen e shëndetshme të fëmijëve kanë reaguar mjaft edhe ndjekësit në rrjet. Në një prej videove të shpërndara si reels në Instagram dhe Facebook komentuesit kanë realizuar forumin e tyre duke ndarë mendime dhe komente. Qëndrimet janë të ndryshme dhe duket se ka një ndarje mes tyre.

"Divorci është frymëmarrje, reflektim"/ Erand Sojli

“Divorci nuk është fundi i botës. Kur nuk ecën nuk ecën sa te ngarkohen fëmijët me trauma…. Më mirë veç e veç dhe kujdesi për fëmijët do vazhdojë përsëri nga të dyja palët. Divorci është frymëmarrje, reflektim dhe orientim, sesa ta mbysësh tjetrin me presion si psikologjike ashtu dhe dhunë fizik. Përpara shëndetit divorci është clirim”, është një nga komentet që në fakt është i njëjtë si ide me dhjetra të tjerë.

Ndërsa, pjesa tjetër e komentuesve janë kritikë.. “Nuk është i keq divorci, nuk është fundit i botës. Por më çudit të jesh Artist të mbash një popull të tërë me humor dhe mos të dish të mbash një familje me humorin tënd që do ishte modeli i çiftëve. Nuk e kuptojmë më mirë mos dil të bësh humor as dhe në shoqëri. E çfarë do presh ata që jetojnë në zonat e thella që i ka pllakosur varfëria, mosdija. Nuk e di se sa i ka fëmijtë por besoj të rritur i ka. Dhe është më keq kur i ke të rritur nuk e kanë të mirë t’i shikojnë prindërit të ndarë”, thotë një tjetër zë që mban një qëndrim të fortë kundër këtij rasti.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë