Një episod i ri po tërheq vëmendjen në showbizin shqiptar! Pas dasmës madhështore në Itali të djalit të Jozefina Topallit, Genarit, me modelen Cindy Marina, një reagim i papritur i ish-partneres së tij, moderatores Eva Murati, ka bërë bujë në rrjet. Në një koment në TikTok, Eva i ishte përgjigjur një ndjekëseje duke theksuar se nuk kishte aspak xhelozi për një dasmë që, sipas saj, mund të ishte organizuar me para publike të shpërdoruara, ndërsa insinuonte se pas profilit anonim fshihej vetë Cindy Marina. Pasi reagimi mori vëmendje të madhe, për shkak edhe të së shkuarës së njohur mes Muratit dhe Topallit, moderatorja ka sqaruar më pas se ishte futur në një “kurth mediatik”.
Në një mesazh për gazetarin Ronaldo Sharka, Eva ka shkruar: “Besoj se shumë njerëzve iu ka ardhur si bombë pasi nuk është në natyrën time të shkruaj kështu apo të merrem me deklarata të tilla. Më vjen keq për gjithë këtë sepse rashë totalisht në kurth. Ishte një përgjigje e kthyer pas provokimeve të njëpasnjëshme në anglisht nga e njëjta adresë dhe për t’ia mbyllur gojën u krijua kjo situatë e pakëndshme. E them me bindje kurth, sepse gazetat e morën në mënyrë të njëpasnjëshme komentin gjë që nuk kishte ndodhur më parë. Fatkeqësisht dhe padashur, u bëra pjesë e një telenovele që realisht nuk dua të jem pjesë. Jetë të lumtur për të gjithë!”.
Komentet që u bënë virale
Ndjekësja: Pra, po përpiqesh të na thuash që nuk e doje atë dasmë përrallore dhe një djalë të pashëm e të pasur. Gjithsesi kjo nuk është më pak në botën time
Eva Murati: Nuk dua që miliona shqiptarë të më urojnë vdekjen sepse po mburrem me para që mund të jenë të vjedhura nga fondet publike. E di që më përndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike

Genari dhe Eva kanë pasur një lidhje publike disa vite më parë, ndërsa tashmë djali i politikanes së njohur shqiptare i dha fund beqarisë me partneren e tij Cindy Marina. Dasma e tyre ka qenë një prej më të komentuarave në javën e fundit, edhe për shkak të luksit dhe vendit të zgjedhur, si dhe ceremonisë së mbajtur në Vatikan.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
16 Shtator07:53
"Nuk dua të më mallkojnë miliona shqiptarë"/ Komentuesit i kthehen Eva Muratit: Ti e ëndërron atë dasmë
Moderatorja sportive, Eva Murati është përplasur me komentuesit në rrjetet sociale, pas sulmit që i bëri dasmës së dja...
SHOWBIZ
15 Shtator22:50
"E di që më ndjek çdo ditë, por ta bësh këtë një ditë pas dasmës tënde është më shumë se patetike"/ Eva Murati thumbon Genar Topallin
Moderatorja sportive, Eva Murati, ka reaguar ndaj dasmës më të përfolur gjatë këtyre ditëve, atë mes prezantueses...
SHOWBIZ
15 Shtator22:03
Liljana Kondakçi rikthehet pas 24 vitesh në skenë: Sa keq që më ka kaluar koha po nuk i kam ndjerë fare
Pas 24 vitesh, Liljana Kondakçi rikthehet në “Këngën Magjike” me të njëjtin emocion, sharm dhe aureolë artist...
SHOWBIZ
15 Shtator21:27
Del FOTO e parë nga martesa private e çiftit, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë
Këngëtarja e njohur shqiptare, Besa Kokëdhima, i ka dhënë fund beqarisë në një ceremoni intime, duke kurorëzuar d...
SHOWBIZ
15 Shtator20:57
Mori komandën e Karabinierëve së Ivreas, shqiptari Armir Gjeçi: Kam punuar si punëtor druri por kurrë nuk u dorëzova
Armir Gjeçi, një djalë nga Durrësi që sot komandon Karabinierët në Ivrea të Torinos, Itali. Ai ka rrëfyer jet&e...
SHOWBIZ
15 Shtator18:37
Juli: Kam ngrirë vezët me IVF, çdo vajzë duhet ta mendojë këtë
Juli, ish-banore e BBVIP ka bërë një deklaratë të fortë duke treguar se ka ngrirë vezët, në pritje për tu b&...
SHOWBIZ
15 Shtator18:08
“Fund që nuk e mendoja tani”, Rajmonda Shundi rrëfen humbjen e shokut të jetës, Naunit
Fundi i gushtit të kësaj vere u mbyll me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta të aktorit Naun Shundi. Pas një beteje të v&e...
SHOWBIZ
15 Shtator17:17
A je e martuar? Gazetarja Anila Hoxha flet si rrallëherë për dashurinë
Gazetarja e njohur shqiptare, Anila Hoxha, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Në ...
SHOWBIZ
15 Shtator15:45
A do të rikthehet Olsa Muhameti? Emisioni Për'puthen, zbulohet moderatorja, autorja dhe dy opinionistët!
“Për’puthen”, programi më i madh i dashurisë në vendin tonë, nis sot sezonin e shtatë. Ky edicion vjen plot ri...
SHOWBIZ
15 Shtator15:00
Trashëgoi 60 milionë euro nga Giorgio Armani, kush është 42-vjeçari Michele Morcelli
Giorgio Armani ka lënë një pjesë të konsiderueshme të pasurisë së tij për menaxherin e tij të besuar, Michel...