SHOWBIZ

Fenomeni më i ri në tregun e punës që po dëmton punëdhënësit dhe punonjësit

Piranjat Përditësimi i fundit 19 Shtator 2025, 18:30
Fenomeni më i ri në tregun e punës që po dëmton

Duket se kemi lënë pas epokën kur punononjësit kalonin nga një punë në tjetrën me lehtësi, duke “gjurmuar” mundësi më të mira. Tani, një prirje e re po merr vërehet. Në vend që të kërkojnë hapin tjetër në karrierë, shumë punonjës, veçanërisht të Gjeneratës Z, qëndrojnë aty ku janë, ndonëse pa ndonjë rritje page apo promovimi.

Sipas ekspertëve, kjo nuk është domosdoshmërisht një shenjë përkushtimi, por më shumë një efekt i frikës dhe pasigurisë në tregun e punës.

Kjo sjellje ka marrë emrin “job hugging” (përqafimi i punës), një zgjedhje e përhapur, por shpesh e keqkuptuar.

Sipas firmës ndërkombëtare të konsulencës Korn Ferry dhe raportimit të vice.com, shumë punonjës nuk qëndrojnë në të njëjtin pozicion punë sepse janë të motivuar, por sepse papunësia duket shumë më e frikshme.

Në një kohë kur ekonomia është ende në përpjekje për t’u stabilizuar, krijimi i vendeve të reja të punës mbetet i ngadaltë, dhe teksa inteligjenca artificiale kërcënon rolet ekzistuese, siguria në punë po perceptohet si një luks.

Çfarë thonë të dhënat?

Sipas një sondazhi nga Eagle Hill Consulting, shumica e punonjësve planifikojnë të qëndrojnë në punën aktuale të paktën për gjashtë muajt e ardhshëm dhe në krye të këtij trendi është Gjenerata Z.

Siç e përshkruan Jennifer Schielke, CEO e Summit Group Solutions, për revistën Forbes:

“Përqafimi i punës krijon iluzionin e angazhimit, por në realitet është thjesht një formë ngecjeje. Nëse punëdhënësit e lexojnë këtë si sukses, ata rrezikojnë të injorojnë frustrimin e heshtur që mund të shpërthejë sapo tregu të përmirësohet.”
Sipas Tara Ceranic Salinas, profesoreshë e etikës së biznesit në Universitetin e San Diegos:

“Kjo është një periudhë e vështirë për të gjithë. Punëdhënësit duhet të ndërmarrin veprime konkrete. Investimi në kulturën e brendshme, empatia dhe humanizmi janë thelbësore për të ndërtuar besim dhe për të shmangur humbjen e talenteve.”
Si ta dallosh "përqafimin e punës"?

Sipas Schielke, disa shenja paralajmëruese janë:

Rritje e stresit që ndikon në atmosferën e ekipit

Fokus i tepruar vetëm në detyrat ku punonjësi ndihet rehat, jo në ato që ndihmojnë ekipin

Gatishmëri e ekzagjeruar për të ndihmuar, vetëm për të “qëndruar i sigurt”

Punonjës që kanë arritur kufirin e zhvillimit në rolin e tyre, por vazhdojnë të rrinë aty nga frika e papunësisë

Çfarë mund të bëjnë punëdhënësit?

Ekspertët sugjerojnë disa hapa konkretë për të shmangur pasivitetin e frikës dhe për të ndërtuar angazhim të vërtetë:

Krijoni hapësira për komunikim të sinqertë dhe merrni masa bazuar në të

Ofroni trajnime dhe mentorim, mundësi për rritje dhe zhvillim personal

Jepni fleksibilitet real dhe mbështetje për punën hibride

Tregoni empati dhe ndjeshmëri nga ana e menaxhimit, për të ndërtuar marrëdhënie të besueshme

Ndihmoni punonjësit të kuptojnë si lidhet puna e tyre me qëllimet më të mëdha të kompanisë dhe si mund të ndikojnë në suksesin afatgjatë

Çfarë mund të bëjnë vetë punonjësit?

Edhe pse situata është sfiduese, punonjësit mund ta shfrytëzojnë këtë periudhë për:

Të planifikuar karrierën e tyre afatgjatë

Të zhvilluar aftësi të reja, brenda apo jashtë rolit aktual

Të biseduar me drejtuesit për mundësi rritjeje ose ndryshime pozitive në pozicion

Të analizuar rolet që i frymëzojnë dhe të hartuar një plan konkret zhvillimi

Siç përfundon Schielke:

“Përqafimi i punës nuk është zgjidhje afatgjatë, as për punonjësin dhe as për kompaninë. Pasiguria nuk duhet parë si pengesë, por si një mundësi për të reflektuar, mësuar dhe rritur.”
Burimi: Marie Claire

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë