SHOWBIZ

Princ William rrëfim prekës për diagnozën e kancerit të Kate Middleton: Shembulli i vërtetë i durimit

Piranjat Përditësimi i fundit 3 Tetor 2025, 14:59

Princ William rrëfim prekës për diagnozën e kancerit të

Princi William ka ndarë ndjesitë e tij më të thella mbi mënyrën se si diagnoza e kancerit e Kate Middleton në vitin 2024 e ka prekur atë personalisht. Princi i Uellsit, 43 vjeç, ka folur për sfidën shëndetësore të bashkëshortes së tij gjatë një interviste me aktorin Eugene Levy, për serialin e këtij të fundit në Apple TV+, “The Reluctant Traveler” (Udhëtari Ngurrues). Një fragment nga episodi i ardhshëm, me titull “Jeta Mbretërore në Mbretërinë e Bashkuar”, tregon princin e ardhshëm dhe yllin e “Schitt’s Creek”, 78 vjeç, teksa bisedojnë për mënyrën se si jeta mund të ndryshojë përnjëherë.

“Kemi qenë shumë me fat; nuk kemi pasur shumë sëmundje në familje për një kohë të gjatë. Gjyshërit e mi jetuan deri në moshën mbi 90 vjeç,” tha William, duke iu referuar Mbretëreshës Elizabeth dhe Princit Philip.

“Ata ishin shembulli i vërtetë i forcës fizike, qëndresës dhe durimit. Kemi qenë me të vërtetë me fat si familje,” shtoi ai.

“Por besoj se kur e kupton befas se ‘toka poshtë këmbëve’ mund të të tërhiqet shumë shpejt në çdo moment… atëherë e sheh ndryshe. Ti mendon: ‘Nuk do të ndodhë me ne, do të jemi mirë.’ Sepse të gjithë përpiqen të jenë pozitivë dhe duhet të jesh pozitiv. Por kur të ndodh ty, të çon në vende të errëta, jo të këndshme.”

Në një pjesë tjetër të episodit, gjatë një shëtitjeje në ambientet e kështjellës Windsor, William bën shaka duke thënë:

“Ne ofrojmë këtë shërbim për të gjithë. Bëjmë guida personale kudo.”

Kur aktori e pyeti çfarë bën në kohën e lirë, princi u përgjigj:

“Fle.”

William shtoi me humor: “Kur ke tre fëmijë të vegjël, gjumi bëhet pjesë shumë e rëndësishme e jetës.”

Gjatë një ndalese për të pirë një gotë birrë në një pub lokal, Levy dhe William folën edhe për vitet e fundit të vështira. Përveç Kate Middleton, edhe babai i tij, Mbreti Charles, u diagnostikua me kancer.

“Do të thosha se 2023-2024 ishin vitet më të vështira që kam pasur ndonjëherë,” rrëfeu princi.

“Jeta na vë në provë, dhe mënyra se si i kapërcejmë këto sfida është ajo që na formon si njerëz.”

Në mars 2024, Princesha e Uellsit bëri publike se po trajtohej për kancer. Gjatë kimioterapisë, ajo qëndroi larg vëmendjes publike. Në shtator 2024, Kate Middleton konfirmoi se e kishte kaluar kancerin.

“Teksa vera po i afrohet fundit, nuk mund ta përshkruaj lehtësimin që ndjej tani që kam përfunduar trajtimin me kimioterapi,” u shpreh ajo.

“Nëntë muajt e fundit kanë qenë jashtëzakonisht të vështirë për ne si familje. Jeta, siç e njeh, mund të ndryshojë në një çast dhe ne kemi qenë të detyruar të gjejmë mënyrën për të kaluar nëpër ujëra të trazuara dhe një rrugë të panjohur.”

Në janar, Kate e përshkroi gjendjen e saj të rikuperimit si një “lehtësim”.

“Siç e dinë të gjithë ata që janë përballur me një diagnozë kanceri, kërkon kohë që të përshtatesh me një realitet të ri,” shtoi ajo. “Megjithatë, mezi pres një vit të mbushur me gëzim përpara. Ka shumë për çfarë të shpresoj. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen e vazhdueshme.”

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë