
Pas më shumë se një viti hetimesh, arrestimi dhe një proces gjyqësor shtatë-javor, reperi i njohur amerikan Sean "Diddy" Combs do të mësojë këtë të premte vendimin përfundimtar të gjykatës. 55-vjeçari u shpall fajtor në korrik për dy akuza për transportim me qëllim prostitucioni, ndërsa u lirua nga akuzat më të rënda për trafikim të qenieve njerëzore dhe shantazh.
Combs u arrestua në shtator të vitit të kaluar në hollin e hotelit “Park Hyatt” në Manhattan dhe akuzat ndaj tij përfshinin një periudhë që shtrihet në mbi tri dekada. Sipas hetuesve dhe dëshmive të paraqitura në gjykatë, ai dhe bashkëpunëtorët e tij dyshohet se kishin përdorur forma të ndryshme presioni, përfshirë kërcënime, dhunë dhe kaseta komprometuese, për të detyruar viktimat në marrëdhënie seksuale të paligjshme.
Pavarësisht natyrës së rëndë të çështjes, juria e shpalli Combs fajtor vetëm për shkelje të Aktit Mann, një ligj federal që ndalon transportimin e personave përtej kufijve shtetërorë për qëllime seksuale të paligjshme, edhe nëse personi ka dhënë pëlqimin. Për secilën nga këto akuza, ligji parashikon deri në 10 vjet burg, duke e çuar potencialisht dënimin total deri në 20 vite.
Prokuroria ka kërkuar që Combs të dënohet me të paktën katër deri në pesë vite burg, duke marrë parasysh natyrën e përsëritur të veprimeve dhe ndikimin që ka pasur mbi viktimat. Nga ana tjetër, mbrojtja ka apeluar vendimin dhe kërkon një dënim jo më të gjatë se 14 muaj. Avokatët e reperit theksojnë se ai ka kaluar tashmë mbi një vit në paraburgim federal dhe pretendojnë se "është ndëshkuar mjaftueshëm" përmes dëmit të pariparueshëm në karrierën, reputacionin dhe trashëgiminë e tij artistike.
Seanca e shpalljes së dënimit do të zhvillohet më 3 tetor. Edhe pse mund të përballet me një dënim të rëndë, pritshmëritë janë që ai të marrë një dënim më të lehtë, duke u bazuar në kohën e kaluar tashmë në paraburgim dhe mungesën e një dënimi për akuzat më të rënda.
Artikuj te sugjeruar
SHOWBIZ
30 Shtator12:21
Ana de Armas shkëlqen në eventin e Louis Vuitton në Paris, mungon Tom Cruise
Aktorja kubane Ana de Armas u shfaq elegante dhe me shumë stil në festën private të markës Louis Vuitton, e mbajtur të dielë...
SHOWBIZ
30 Shtator11:56
Tërhoqën vëmendjen e të gjithve në premieren e “The Lost Bus”, Matthew McConaughey dhe Camila Alves shkëlqejnë në tapetin e kuq
Aktori i njohur amerikan, Matthew McConaughey, dhe bashkëshortja e tij, modelja Camila Alves, ishin në qendër të vëmendjes gjatë...
SHOWBIZ
30 Shtator11:41
Prindërit vendosën ta mbanin larg mbiemrit, rrëfehet për here të pare vajza vogël e Bill Gates
Phoebe Gates, vajza më e vogël e bashkëthemeluesit të “Microsoft”-it, Bill Gates, ka zbuluar së fundmi arsyen pse prind&e...
SHOWBIZ
30 Shtator10:42
Victoria Beckham i 'vendos vijën' të birit dhe bashkëshortes së tij, ja çfarë e përçau familjen e stilistes së njohur
Pas muajsh të tërë spekulimesh dhe tensioni familjar, Victoria Beckham më në fund ka vendosur të flasë për marrëd...
SHOWBIZ
30 Shtator10:25
Kurorëzuan dashurinë e tyre vetëm pak ditë më parë, Benny Blanco nuk kursehet për Selena Gomez: U martova me një princeshë
Benny Blanco dhe Selena Gomez kanë ndarë me ndjekësit e tyre një copëz nga dita më e veçantë e jetës, duke konfir...
SHOWBIZ
30 Shtator10:04
Me një diferencë prej 21 vitesh me bashkëshorten, ja çfarë e 'frikëson' aktorin e njohur amerikan
Aktori i njohur amerikan, Stanley Tucci, ka treguar anën e tij më të ndjeshme në një intervistë të fundit, ku ka folur mbi ...
SHOWBIZ
30 Shtator09:41
I japin fund martesës pas gati 20 vitesh, çfarë po ndodh me Nicole Kidman dhe Keith Urban
Një nga çiftet më të dashura të Hollivudit, Nicole Kidman dhe Keith Urban, i kanë dhënë fund martesës së tyr...
SHOWBIZ
30 Shtator09:37
Rikthim i jashtëzakonshëm, Bella Hadid shfaqje magjike në Saint Laurent pas betejës me një sëmundje
Bella Hadid ka bërë një rikthim të jashtëzakonshëm në botën e modës, pas një periudhe të gjatë tra...
SHOWBIZ
30 Shtator09:09
Dasma e Selena Gomez 'ngacmon' mamanë e Justin Bieber, ja komenti i saj që tërhoqi vëmendjen
Justin Bieber dhe Selena Gomez janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas një postimi të fundit nga nëna e këngë...
SHOWBIZ
29 Shtator22:33
“Parashqevi Simaku u merrte burrat të tjerave”/ Elton Ilirjani paralajmëron gjyq ndaj Shqipe Hysenajt
Në emisionin “Live From Tirana” ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Shqipe Hysenaj ka habitur publikun me një deklaratë të p...