SOCIALE

3-mujori, importet e karburanteve dhe birrës, rritje dyshifrore, kafeja me rënie

M.B. Përditësimi i fundit 6 Maj 2024, 08:04
3-mujori, importet e karburanteve dhe birrës, rritje dyshifrore, kafeja me
Foto ilustruese

TIRANA- Importet e mallrave të akcizës vijuan rritjen me ritme të larta në 3-mujorin e parë të vitit, përveç kafesë, duke ndjekur trendin rritës të importeve si për shumicën e artikujve të tjerë të konsumit. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se gjatë periudhës janar-mars 2024, importi i karburanteve u rrit me 7.1%, niveli më i lartë që nga e njëjta periudhë e vitit 2021. Në tre muajt e parë u importuan 137,541 tonë karburante nga 128,319 tonë vitin e kaluar.

Importet më të larta lidhen me zhvillimet pozitive në sektorin e transportit, prej fluksit më të lartë të pasagjerëve si pasojë e ecurisë së turizmit, pohojnë burimet nga tregu. Numri i turistëve shënoi rritje me rreth 43% në 3-mujorin e parë, duke nxitur nevojën për qarkullim më të lartë të mjeteve që përdorin karburantin. Rritje ka shënuar edhe importi i cigareve me rreth 2.3%. Në 3-mujorin e parë u importuan 685 tonë cigare nga 670 tonë në janar-mars 2023. Sasitë e zhdoganimeve të cigareve u përmirësuan në muajin mars, pasi në janar dhe shkurt ato ishin në nivele më të ulëta se në vitin 2023.

Importet e cigareve, ndryshe nga artikujt e tjerë të akcizës, kanë luhatje më të madhe në sasitë e importeve me ulje ngritje që shpesh nuk janë reflektim i konsumit. Me miratimin e ligjit kundër duhanit vite më parë pati një rënie të dukshme në importin e cigareve. Me tkurrjen e popullsisë së re në moshë si rrjedhojë e emigrimit dhe rënies së lindjeve pas viteve 1990 konsumi i cigares ka ardhur në rënie. Të dhënat tregojnë se importet e birrës u rriten me tej në tremujorin e parë me rreth 19%. Gjithsej u importuan 9638 tonë birrë nga 8105 tonë në janar -mars 2023. Vitet e fundit importet e birrës janë rritur me shpejtësi duke zënë një pjesë të konsiderueshme të tregut.

Kjo ecuri ka dëmtuar pozitat financiare të linjave vendase të prodhimit të birrës. Pesha e importeve në konsumin e birrës për 2023 arriti në 60% nga 44% që ishte rreth 1 dekadë më parë, duke humbur rreth 16% të tregut. Rritja e importeve të birrës u nxit edhe nga heqja e masës fiskale mbrojtëse të qeverisë për fabrikat e vogla vitin e kaluar. Prodhimi i vendit para ndryshimeve fiskale ka qenë i tarifuar me 360 lekë/HL për prodhuesit nën 200,000 HL, ndërsa për prodhimin mbi këtë nivel akciza ishte 710 lekë. Pas miratimit të ndryshimeve në ligjin “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” taksa u unifikua në 710 lekë të prodhuesve nën dhe mbi 200,000 HL, si vendas dhe të huaj.

Ulje kanë shënuar vetëm importet e kafesë. Në janar-mars 2024 janë importuar 1555 tonë kafe nga 1835 tonë në të njëjtën periudhe të vitit 2023. Të dhënat mujore tregojnë se, në janar dhe mars, importet e kafesë shënuan ulje, teksa në shkurt ishin më të larta se më 2023. Importet e kafesë dhe cigareve kanë luhatje të mëdha mujore edhe në varësi të planeve të furnitorëve nisur nga konjukturat e çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Në përgjithësi, turizmi është duke nxitur kanalet e importit, pasi në tre muajt e parë të vitit 2023 sipas të dhënave të INSTAT importet e ushqimeve në sasi kanë pësuar rritje me 22%./ Monitor

importet

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë