SOCIALE

Banka e Shqipërisë: Sektori bankar ka përmbushur kërkesat shtesë të kapitalit për ndërhyrjen e jashtëzakonshme

M.B. Përditësimi i fundit 1 Nëntor 2024, 12:35

Banka e Shqipërisë: Sektori bankar ka përmbushur kërkesat

TIRANA- Sektori bankar ka arritur të përmbushur plotësisht deri kërkesat minimale për instrumente të kapitalit rregullator dhe detyrime të pranuara (MREL). Kjo rregullore lidhet me kuadrin e ri që ka sjellë ligji “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka”.

Sipas informacionit të Bankës së Shqipërisë, objektivi i ndërmjetëm i kërkesës për MREL për vitin 2024, arrin mesatarisht në 18.2% të ekspozimeve të ponderuara me rrezik, kundrejt objektivit të ndërmjetëm të vitit 2023 prej 16.4%. Gjatë kësaj periudhe, sektori bankare ka përmbushur plotësisht objektivin e ndërmjetëm, duke ruajtur një kapacitet mesatar të MREL-it në nivelin 21.6% të ekspozimeve të ponderuara me rrezik.

Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2024, janë 5 banka të sektorit bankar që i nënshtrohen kuadrit rregullator të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, duke përmbushur kërkesën për MREL. Objektivi përfundimtar që duhet të përmbushet brenda vitit 2027, mesatarisht qëndron në nivelin 24.9% të ekspozimeve të ponderuara me rrezik.

Kapitali rregullator përbën burimin kryesor të financimit të MREL, ndërsa titujt financiarë senior përbëjnë rishtazi peshën kryesore të detyrimeve të pranuara. Në qershor 2024, kapitali bazë i nivelit të parë ka financuar nivelin e MREL me 18.6% të ekspozimeve të ponderuara me rrezik, kapitali i nivelit të dytë ka financuar 1.4% të ekspozimeve, borxhi i varur jo pjesë e kapitalit rregullator ka një kontribut më të ulët në 0.5% të ekspozimeve, ndërsa titujt financiarë senior kanë rritur financimin në rreth 1.1% të tyre.

Gjashtëmujori i parë i vitit 2024, shënon nivel të moderuar të aktivitetit të bankave për emetimin e titujve financiarë për qëllime të kërkesave rregullative, kundrejt vitit 2023. Gjatë kësaj periudhe, bankat që i nënshtrohen kërkesës për MREL emetuan në tregun e kapitalit në formën e obligacioneve me ofertë private, tituj borxhi të pagarantuar.

Kapaciteti i tregut të kapitalit për të përthithur këto emetime, sipas Bankës së Shqipërisë, mbetet i kënaqshëm. Për gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, titujt financiarë të miratuar për emetim janë blerë nga investitorët në treg, në të cilin individët përbëjnë bazën kryesore të investitorëve.

Normat e interesit në tregun e kapitalit kanë shënuar ulje, në reflektim të zhvillimeve në tregun financiar, ofertës së titujve dhe natyrës së borxhit të pagarantuar. Gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2024, normat e interesit kanë shënuar një ulje prej rreth 2.2% për emetimin në lekë, 0.7% për euron dhe 1.7% për dollarin amerikan, krahasuar me totalin e emetimeve për vitin 2023.

Maturiteti i letrave me vlerë të emetuara në tregun e kapitalit në Shqipëri ka shfaqur një rënie të lehtë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2024, emetimi i titujve të borxhit të pagarantuar, i realizuar në monedhën kombëtare dhe në monedhë të huaj, është bërë për afate më të ulëta maturimi, prej 3 vjetësh, nga 4 vjet që ishte në gjashtëmujorin e mëparshëm.

Bankat që i nënshtrohen kërkesës për MREL paraqesin zhvillime pozitive në përfitueshmëri, në linjë me zhvillimet e sektorit. Në fund të gjashtëmujorit të parë 2024, rezultati neto nga interesi për këto banka u rrit me 11% në terma vjetorë, duke arritur në nivelin 26.3 miliardë lekë. Marzhi neto nga interesi shënoi gjithashtu, përmirësim të ndjeshëm, në nivelin historik prej 4.29% kundrejt nivelit prej 4.25% në fund të vitit 2023.

Në vijim të zhvillimeve të kënaqshme në treguesit e përfitueshmërisë, kosto e financimit të kërkesës për MREL vlerësohet e përballueshme. Në fund të gjashtëmujorit të parë 2024, shpenzimet për interesa për borxhin e varur përbëjnë 2% të rezultatit neto nga interesi, për bankat, të cilat i nënshtrohen kërkesës për MREL. Banka të veçanta, të cilat kanë një histori më të gjatë të emetimit të titujve të borxhit për qëllime rregullative, kanë një peshë më të lartë të këtij treguesi, i cili gjithsesi mbetet i kufizuar në ndikimin që ka në përfitueshmëri./ Monitor

banka e shqiperise

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë