VIDEO/ Pedagogët marshojnë drejt bulevardit me studentët: Të largohet Rama!
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...

TIRANË- Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka rishikuar me ulje pritshmërinë për rritjen ekonomike të Shqipërisë për vitin 2023. Sipas BERZH, ekonomia e Shqipërisë pritet që të zgjerohet në 2.5% këtë vit duke u ulur me 0.5% në krahasim me projeksionin e muajit shtator.
BERZH, në projeksionin e muajit shkurt, të publikuar sot(16 shkurt), thekson se në vitin e ardhshëm ekonomia e Shqipërisë do të zgjerohet në 3.3%. Parashikimi i rritjes ekonomike të bankës për të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor në 2023-shin është ulur me 0.8% në 2.2%.
Sipas BERZH, inflacioni i lartë do të zgjasë më shumë se çfarë pritet në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore. Rritja do të mbetet gjithashtu e dobët në Europën Lindore, me vetëm 1.6 për qind, dhe në vendet anëtare të BE-së të Europës Juglindore, me 1.5 për qind.
Raporti thekson se vendet në rajon kanë qenë ndër vendet më të prekura nga ndikimi ekonomik i pushtimit rus të Ukrainës, me rritje të çmimeve shumë mbi mesataren e BE-së.
Kryeekonomistja e BERZH, Beata Javorcik vuri gjithashtu në pikëpyetje aftësitë e komunikimit të bankierëve qendrorë të rajonit, të cilat mund të minojnë besimin e publikut në kapacitetin e zyrtarëve për të vënë nën kontroll inflacionin.
“Normat e interesit janë mjeti kryesor në luftimin e inflacionit, por mjeti i dytë më i rëndësishëm është komunikimi me publikun dhe ndikimi i pritshmërive”, tha ajo.
Që kur sulmi rus ndaj Ukrainës shkaktoi një rritje të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve një vit më parë, BERZH thekson se vendet e Europës Qendrore dhe Lindore kanë luftuar me inflacionin në nivele të papara që nga vitet 1990. BERZH pret që ekonomia e Rusisë të tkurret me 3 për qind këtë vit./GazetaSi
Qeveria pritet që shumë shpejt të bëjë fakt rritjen e pagës minimale në 40 mijë lekë, nga 34 mijë lekë ...
TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë miratoi këtë të enjte çmimin 10 lekë për çdo kilovat që HEC-et e vo...
Aksidentet rrugore kanë vijuar tendencën e tyre rënëse të ndjekur gjatë vitit 2022 edhe në muajin e parë të 2023-...