SOCIALE

Ekonomia rritet në 3.63% në tremujorin e parë, mbahet sërish nga ndërtimi e administrata, bien bujqësia e industria

M.B. Përditësimi i fundit 9 Korrik 2024, 10:54
Ekonomia rritet në 3.63% në tremujorin e parë, mbahet sërish
Grafiku

TIRANA- Ritmet e rritjes së ekonomisë u ngadalësuan sërish në tremujorin e parë të vitit, pasi u përshpejtuan në fund të 2023-t, por sërish mbetën më të larta në krahasim me tremujorin e parë të vitit të kaluar. INSTAT bëri të ditur se ekonomia u rrit me 3.63% në tremujorin e parë të vitit, nga 3.83% në tremujorin e tretë dhe 3.81% në të katërtin e vitit të kaluar. Ndërtimi ka vijuar të jetë sërish motori i ekonomisë, duke ndikuar në një të tretën e kësaj rritjeje, ndërsa dy sektorë të rëndësishëm si industria dhe bujqësia ishin në territor negative me një rënie përkatësisht me 1 dhe 1.7%.

Në ndihmë të ekonomisë ka ardhur dhe administrata publike, përmes rritjes së pagave, duke qenë kontribuuesi i dytë më i madh pas ndërtimit. Sipas njoftimit të INSTAT, Produkti i Brendshëm Bruto (P.B.B) në tremujorin e parë të vitit 2024 vlerësohet me rritje 3,63 % në terma realë, kundrejt tremujorit të parë të vitit 2023.

Kontribut pozitiv kanë dhënë degët: “Ndërtimi” me +1,19 pikë përqindje, “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me +0.92 pikë përqindje, “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” me +0,76 pikë përqindje, “Aktivitete të pasurive të paluajtshme” me +0,36 pikë përqindje, “Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative” me +0.32 pikë përqindje, “Informacioni dhe Komunikacioni” me +0,06 pikë përqindje, “Aktivitete Financiare dhe të Sigurimit me +0,06 pikë përqindje, “Arte, argëtim dhe çlodhje; aktivitete të tjera shërbimi” me +0,05 pikë përqindje.

Negativisht kontribuoi grupi: “Bujqësi, Pyje dhe Peshkim” me -0,31 pikë përqindje, “Industri, Energji dhe Uji” me -0,15 pikë përqindje. “Taksat Neto mbi produktet” kontribuuan pozitivisht me +0,36 pikë përqindje.

Degët kryesore të ekonomisë, për tremujorin e parë të vitit 2024, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023, paraqiten si më poshtë: Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit shënoi rënie prej 1,73%, i ndjekur nga Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit i cili shënoi rënie me 1,05% në terma vjetor.

Aktiviteti i “Ndërtimit” shënoi rritje me 14,04%, i ndjekur nga grupi i aktiviteteve të “Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë” i cili shënoi rritje 7,71%.

“Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme” ka shënuar një rritje prej 5,91%, grupi i “Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative” shënoi rritje 5,54%, grupi i aktiviteteve “Tregti, Transport, Akomodim dhe Shërbim ushqimor” pati një rritje prej 4,63%, “Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit” shënoi një rritje prej 2,83%, grupi i aktiviteteve “Informacioni dhe Komunikacioni” shënoi rritje prej 2,14% dhe grupi i aktiviteteve “Arte, argëtim dhe çlodhje, aktivitete të tjera shërbimi” pati rritje me 1,97%.
Taksat Neto mbi produktet u rritën me 2,80%.

Konsumi i popullatës u rrit me 3.7%
PBB sipas metodës së Shpenzimeve Komponentët kryesorë të PBB–së me metodën e shpenzimeve, për tremujorin e parë të vitit 2024, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023, paraqiten si më poshtë:

– Konsumi final i popullatës, i cili përbën peshën kryesore të shpenzimeve në ekonomi u rrit me 3,71%;

– Konsumi final i qeverisë u shfaq me një rritje prej 3,45%;

– Komponenti i Formimit bruto të kapitalit fiks u rrit me 7,67%;

– Eksportet e mallrave dhe shërbimeve u ulën me 9,94%, ndërsa Importet e mallrave dhe shërbimeve u rritën me 7,61%./ Monitor

ekonomia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë