SOCIALE

FMN: Dobësimi i kërkesës për turizmin mund të sjellë një rënie në sektorin e pasurive të paluajtshme

M.B. Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2024, 07:47

FMN: Dobësimi i kërkesës për turizmin mund të

TIRANA- Ekonomia shqiptare pritet të ketë një ecuri pozitive në 2024, duke u bërë ndër më të shpejtat në Europë. Gjithsesi tensionet e rritura gjeopolitike dhe zbutja e rritjes globale mund të ngadalësojë rritjen e brendshme.

Dobësimi i kërkesës për turizmin, pas goditjeve të tilla globale, mund të sjellë si rezultat zhvlerësimin e kursit të këmbimit dhe një rënie në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke ndikuar negativisht në sektorët financiarë dhe publikë.

Këto gjetje u publikuan në njoftimin për shtyp të misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), drejtuar nga Anke Weber, që përfshin David Bartolini, Fazurin Jamaludin, Jakree Koosakul dhe Hasan Toprak, i cili zhvilloi diskutime në kuadër të Konsultimit të Nenit IV me Shqipërinë për vitin 2024 gjatë periudhës 13-21 nëntor.

Ekonomia shqiptare është në rrugën e duhur për t’u bërë një nga ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë për vitin 2024. Pas rritjes me 3,9 për qind në vitin 2023, stafi i FMN- së parashikon një rritje reale të PBB-së me 3,6 për qind në vitin 2024, e nxitur nga kërkesa e brendshme, turizmi dhe aktiviteti i ndërtimit. Rritja për periudhën 2025-2029 pritet të mbetet e fortë, në rreth 3½ për qind, e mbështetur nga kërkesa e brendshme dhe turizmi, duke pasur parasysh çmimet konkurruese dhe përmirësimin e kapacitetit të këtij sektori.

Inflacioni në fund të vitit 2024 pritet të jetë rreth 2 për qind, poshtë objektivit prej 3 për qind të Bankës së Shqipërisë (BSh). Edhe pse efektet bazë të rënies së konsiderueshme të inflacionit mujor në fillim të vitit 2024 do të rritin përkohësisht inflacionin gjatë gjysmës së parë të vitit 2025, kthimi i qëndrueshëm tek objektivi nuk pritet përpara vitit 2026, duke marrë parasysh shkallën e lartë të inercisë në procesin e inflacionit në Shqipëri. Deficiti i llogarisë korrente parashikohet të arrijë në 3,4 për qind për vitin 2024 dhe pritet të ketë një rritje të lehtë në afat të mesëm, për shkak të importeve më të larta të nxitura nga projektet e mëdha të investimeve publike.

Rreziqet rreth këtij parashikimi janë përgjithësisht të ekuilibruara. Tensionet e rritura gjeopolitike dhe zbutja e rritjes globale mund të ngadalësojë rritjen e brendshme, ndërsa rritja sërish e çmimeve të mallrave apo përsëritja e goditjeve lidhur me motin mund të rritë çmimet e energjisë elektrike dhe të nxitë prapë inflacionin. Dobësimi i kërkesës për turizmin, pas goditjeve të tilla globale, mund të sjellë si rezultat zhvlerësimin e kursit të këmbimit dhe një rënie në sektorin e pasurive të paluajtshme, duke ndikuar negativisht në sektorët financiarë dhe publikë, duke pasur parasysh shkallën ende të konsiderueshme të borxhit në monedhë të huaj.

Në kahun pozitiv, aktiviteti i turizmit mund të vazhdojë të performojë përtej pritshmërive. Reformat strukturore me bazë të gjerë, në kontekstin e procesit të anëtarësimit në BE – ende jo pjesë e skenarit bazë të stafit të FMN-së — do të nxisnin në mënyrë domethënëse rritjen.

Përforcimi i të ardhurave fiskale, besueshmërisë dhe transparencës për të siguruar rritje gjithëpërfshirëse

Pritet që autoritetet të tejkalojnë realizimin e objektivit të buxhetit për vitin 2024 dhe synojnë një qëndrim fiskal më të lehtësuar në vitin 2025. Me të ardhurat në rrugën e duhur falë konjukturës së favorshme dhe vonesat në ekzekutimin e shpenzimeve kapitale, suficiti primar për vitin 2024 pritet të jetë rreth 0,5 për qind e PBB-së, lehtësisht më i lartë sesa objektivi buxhetor prej 0,3 për qind e PBB-së.

Buxheti i vitit 2025 synon një balancë primare zero. Stafi i FMN-së parashikon një konsolidim të kufizuar fiskal në vijim, me balancën primare, që pritet të levizë rreth zeros për periudhën 2026-2029 dhe me autoritetet qe vazhdojnë të zbatojnë rregullat fiskale. Borxhi publik, i cili pritet të jetë rreth 56 për qind deri në fund të vitit 2024, parashikohet te reduktohet në nivelin 50 për qind ne vitin 2029 dhe vlerësohet si i qëndrueshëm në periudhën afatmesme.

Një përpjekje më e fortë fiskale sesa ajo e parashikuar aktualisht do të ulte nevojat për financim bruto dhe do të rriste qëndrueshmërinë ndaj rreziqeve fiskale. Për këtë qëllim, stafi i FMN-së rekomandon për periudhën 2025-29 një suficit të lehtë primar në rreth ¼ për qind e PBB-së—çka do sjellë si rezultat një qëndrim fiskal përgjithësisht asnjanës nga viti 2026 e më tej.

Kjo do të kërkojë masa fiskale neto shtesë në rreth 1 për qind të PBB-së, ku përfshihen reformat në administrimin e të ardhurave dhe politikën tatimore dhe përpjekjet për të prodhuar efikasitet më të lartë në shpenzime, përfshirë nëpërmjet digjitalizimit të mëtejshëm. Për më tepër, përmirësimet e bëra në kuadrin e menaxhimit të investimeve publike do të lehtësojnë shpenzimet që ndikojnë në rritje në arsim, infrastrukturë, kujdes shëndetësor dhe veprimin për klimën. Këto politika duhen shoqëruar me forcimin e vazhdueshëm të menaxhimit të borxhit publik për të zgjatur maturitetin./ Monitor

fmn

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë