SOCIALE

Hyn në fuqi rregullorja e re, që nga janari kreditë e shpejta duhet të jenë më “të vështira”

M.B. Përditësimi i fundit 9 Janar 2025, 08:12

Hyn në fuqi rregullorja e re, që nga janari kreditë e shpejta

TIRANA- Që nga fillimi i muajit janar, ka hyrë në fuqi rregullorja e re “Për administrimin e rrezikut në veprimtarinë e subjekteve financiare jobanka”. Rregullorja në fjalë ka vendosur për herë të parë disa kritere të detajuara, duke përfshirë edhe tregues sasiorë, në praktikat e administrimit të rrezikut në huadhënien konsumatore nga institucionet financiare jobanka. Një institucion financiar jobankë nuk do të lejohet të japë në të njëjtën kohë më shumë se dy kredi konsumatore për të njëjtin huamarrës.

Gjithashtu, është përcaktuar edhe një nivel tavan në raportin e shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave (DSTI), që do të llogaritet si vlera e totalit të kësteve mujore të kredive ekzistuese, duke përfshirë edhe kredinë për të cilën po aplikohet, të pjesëtuar me të ardhurat neto të të gjithë bashkëkredimarrësve.

Vlera e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave nuk duhet të tejkalojë vlerën prej 60%. Kjo vlerë mund të jetë më e lartë vetëm në rastet kur kredimarrësi ka evidenca të mjaftueshme dhe të provuara se niveli më i lartë i raportit DSTI nuk cenon shpenzimet e zakonshme të jetesës dhe rrjedhimisht pagesën e detyrimeve të kredisë. Në çdo rast, të ardhurat neto pas shërbimit të borxhit nuk duhet të jenë më të vogla se shpenzimet e arsyeshme të jetesës së kredimarrësve.

Institucionet financiare të mikrokredisë duhet të hartojnë procedura të brendshme mbi llogaritjen e raportit të shërbimit të borxhit kundrejt të ardhurave, si edhe të përcaktojnë kërkesa më të kufizuara përsa lidhet me nivelin e treguesit për kredimarrësit me të ardhura të parregullta ose të luhatshme, apo për kredimarrësit monedha e të ardhurave të të cilëve është e ndryshme nga monedha e kredisë.

Rregullorja e re gjithashtu përcakton se institucioni financiar, përpara se të lidhë një kontratë kredie dhe gjatë procesit të monitorimit të kredisë në kohëzgjatjen e saj, duhet të vlerësojë aftësinë paguese dhe profilin e rrezikut të kredimarrësit, bazuar në të dhëna të mjaftueshme, të sakta dhe të përditësuara.

Institucioni financiar duhet të sigurojë të dhëna dhe informacione të nevojshme të ofruara nga vetë kredimarrësi dhe nga burime të tjera të arsyeshme të brendshme ose të jashtme të subjektit, që mund të ndikojnë aftësinë paguese të kredimarrësit, në veçanti qëndrueshmërinë e të ardhurave, historikun e pagesave, probabilitetin e ndryshimit të të ardhurave (rritjen ose rënien), si dhe të gjitha detyrimet e tjera financiare.

Në veçanti, subjekti duhet të kryejë verifikime të arsyeshme dhe të ndërmarrë hapa të nevojshme për të verifikuar informacionin në lidhje me burimin e aftësisë paguese, në rastet e kredimarrësve që janë të vetëpunësuar ose kanë të ardhura sezonale ose të ardhura të tjera të parregullta.

Huadhënësi duhet gjithashtu të shmangë nxitjen e vështirësive të panevojshme financiare dhe të krijimit të situatës së mbiborxhit të kredimarrësit. Institucioni financiar duhet të përcaktojë në procedurat e brendshme, informacionin që do të përdoret për vlerësimin e aftësisë paguese të kredimarrësit, në varësi të shumës, llojit të kredisë dhe burimit të të ardhurave.

Informacioni përfshin të dhëna ose dokumente të nevojshme dhe të përshtatshme lidhur me të paktën punësimin, kushtet financiare dhe qëndrueshmërinë e të ardhurave; burimet e ripagimit të kredisë; angazhimet financiare dhe shpenzimet për përmbushjen e tyre, etj.

Kufizime të tjera eksplicite të parashikuara në rregullore janë që institucionet financiare jobanka nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona nën moshën 18 vjeç; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore me persona të cilësuar me aftësi të kufizuara, ose me persona të cilët marrin vendime nën asistencën e një personi tjetër; nuk mund të lidhin kontrata të kredisë konsumatore gjatë fashës orare 22:00 deri në 07:00; etj./ Monitor

kredi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë