SOCIALE

Maqedonia e Veriut kryeson për investimet e huaja nga BE, Shqipëria nga fundi

M.B. Përditësimi i fundit 10 Dhjetor 2024, 07:49

Maqedonia e Veriut kryeson për investimet e huaja nga BE, Shqipëria

TIRANA- Deri në fund të vitit 2023, stoku i investimeve të huaja direkte nga vendet e Bashkimit Europian në Shqipëri arriti në gati 6 miliardë euro. Kjo shifër përfshin investimet totale që janë bërë në vite nga shtete të ndryshme të BE-së. E dhëna është bërë e ditur në bazën e të dhënave të Eurostat. Vetëm në vitin 2023, investimet e huaja nga vendet e BE-së në Shqipëri ishin 457 milionë euro.

“Monitor” ka krahasuar stokun e investimeve të huaja nga BE në vendet e rajonit, në raport me madhësinë e ekonomisë përkatëse (prodhimin e brendshëm bruto-PBB) për të parë se cili shtet ka arritur të tërheqë më shumë investime në periudhën e tranzicionit. Nivelin më të lartë të investimeve të huaja e ka pasur Maqedonia e Veriut, stoku i të cilës është sa 29.3% e PBB-së në fund të vitit 2023.

Maqedonia e Veriut ka fituar shpesh garën e investimeve të huaja me Shqipërinë vitet e fundit, duke ofruar një sistem më të thjeshtë fiskal, zona të lira ekonomike, lehtësi tatimore, madje duke reklamuar dhe dalje në det nga Porti i Durrësit. Shumë kompani që tentuan të hynin në Shqipëri vitet e fundit, si kompania amerikane Johnson Control në prodhimin e pjesëve automotive, kanë hapur disa fabrika në Maqedoni.

Jo vetëm investimet e huaja, por edhe shumë sipërmarrës shqiptarë u joshën nga politikat e Maqedonisë për tërheqjen e investimeve të huaj. Serbia është shteti i dytë që ka arritur të tërheqë më shumë investime të huaja nga vendet e BE-së, duke “marrë” dhe ajo investitorë që kishin shfaqur interes për Shqipërinë, si “Geox”, apo “Ferrero Rocher”.

E treta në rajon renditet Mali i Zi, me 26.2% të PBB-së. Ndërsa Shqipëria, me 26% të PBB-së lë pas vetëm Bosnjë Hercegovinën, e cila dhe për shkak të probleme të saj mes dy entiteteve ka arritur të tërheqë vetëm 1706% të PBB-së investime të huaja deri në fund të vitit 2023.

Investimet e BE-së në botë

Sipas Eurostat, stoku neto i investimeve të huaja direkte (IHD) të mbajtura në vendet jo-BE nga investitorë rezidentë në BE arriti në 9 160 miliardë euro në vitin 2023, duke reflektuar një rënie prej 4.1% nga viti 2022 (9 551 miliardë euro).

Një tendencë e ngjashme ishte e dukshme dhe në stokun e investimeve të mbajtura nga rezidentë jo-BE në BE, të cilat u ulën në 7 446 miliardë euro në 2023, me një rënie prej 5.4% krahasuar me vitin 2022 (7 874 miliardë euro).

Në vitin 2023, pozicioni neto i investimeve të BE-së kundrejt pjesës tjetër të botës mbeti relativisht i qëndrueshëm, me një rritje prej 2.2% krahasuar me vitin 2022.

Në fund të vitit 2023, Shtetet e Bashkuara thithën 26.6% (2 437 miliardë euro) të totalit të stokut të IHD-ve të mbajtura nga BE-ja në pjesën tjetër të botës, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (1 765 miliardë euro, 19.3%).

Më pas renditej Zvicra (755 miliardë euro, 8.2%), Brazili (312 miliardë euro, 3.4%) dhe Singapori (263 miliardë euro, 2.9%). Më shumë se 2% e stokut të investimeve të BE-së shkoi në Kanada (2.7%), Kinë përveç Hong Kongut (2.5%), Rusi (2.4%), Bermuda (2.3%), Meksikë (2.3%) dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (2.0 %)./ Monitor

ekonomi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë