SOCIALE

Pas 30 vitesh do fillojë ndërtimi i interkoneksionit 400 kV, mes Maqedonisë së Veriut e Shqipërisë

M.B. Përditësimi i fundit 1 Maj 2025, 12:28

Pas 30 vitesh do fillojë ndërtimi i interkoneksionit 400 kV, mes

TIRANA- ShA  MEPSO (Operator i sistemit elektrotransmetues i Republikës së  Maqedonisë së Veriut ) njoftoi se ka shpallur një tender të ri ndërkombëtar për ndërtimin e interkoneksionit 400 kV midis Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë, një projekt me rëndësi kyçe për integrimin rajonal dhe stabilitetin energjetik të vendit. Bëhet fjalë për një tender me të cilin ShA  MEPSO, së bashku me partnerin strategjik BERZH-in, vendos një model të ri të procedurave transparente dhe profesionale, një prokurim publik i bazuar në kriteret më të larta për performancën teknike, cilësinë dhe aftësinë financiare.

“Më vjen keq që për më shumë se tre dekada, pavarësisht pluralizmit politik dhe ndryshimeve demokratike, nuk ka pasur guxim dhe vizion institucional për të krijuar një lidhje elektroenergjetike me Shqipërinë. Sot, ne po korrigjojmë këtë mungesë historike. Puna jonë udhëhiqet nga një vizion për zhvillim të qëndrueshëm, stabilitet institucional dhe përforcim të  besimit të publikut në kapacitetin e shtetit për të zbatuar projekte me interes më të lartë nacional. Jam i bindur se të gjithë së bashku, me një vizion dhe përkushtim të përbashkët, do të ndërtojmë një sistem elektroenergjetik modern, efikas dhe të qëndrueshëm, që do t’Ju shërbejë gjeneratave të ardhshme” deklaroi në konferencën  për shtyp në Qeveri, drejtori general i ShA  MEPSO,  z.Burim Latifi.

Duke treguar vendosmëri dhe integritet, kjo udhëheqësi e  ShA  MEPSO,  potencoi ai, ka anuluar kontratën me kontraktorin e mëparshëm, Energoprojekt nga Bosnja dhe Hercegovina, për shkak të një sërë shkeljesh të konstatuara.

U ballafaquam me një projekt seriozisht të lënë pas dore: nga 269 themele të planifikuara për shtyllat e linjës së transmetimit, ishin përfunduar vetëm 24, gjë që tregon qartë nëse ka pasur seriozitet për përfundimin e projektit. Në kundërshtim me kontratën sipas FIDIC, kontraktori, përmes kërkesave të pajustifikuara për mjete  shtesë dhe braktisjes së njëanshme të terrenit, ka rrezikuar projektin dhe interesin publik. Sa u përket mjeteve financiare, tashmë janë paguar 5.8 milionë euro për kontraktorin e mëparshëm, nga të cilat rreth 2 milionë euro janë kthyer përmes garancive bankare. A do të thotë kjo se anulimi i kontratës ka pasoja financiare? Jo, mjetet janë dhënë për prokurim  të  pajisjeve që janë pronë e jona,” shtoi z. Latifi.

Projekti parashikon ndërtimin e rreth njëqind kilometrave largpërçues me linjë mbitokësore nga trafostacioni  Manastir 2 deri në kufirin Maqedoni-Shqipëri. Vlera e parashikuar e projektit është rreth 17 milionë euro, e financuar përmes kredisë dhe granteve nga BERZH-i dhe fondet evropiane. Afati për dorëzimin e ofertave është 45 ditë, ndërsa zgjedhja e ofertuesit më të favorshëm pritet në tremujorin e tretë të këtij viti, me fillimin e zbatimit në fillim të vitit 2026 dhe përfundimin deri në fund të vitit 2027.

“Ndërtimi i linjës 400 kV përfaqëson më shumë  se sa ndërtim të një  infrastrukture  energjetike; është një hap themelor drejt përfundimit të korridorit rajonal energjetik Lindje-Perëndim, i cili lidh Bullgarinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Malin e Zi dhe Italinë përmes një kablli nënujor. Ndërtimi i këtij interkoneksioni do ta pozicionojë sistemin tonë si një pjesë thelbësore e infrastrukturës elektroenergjetike evropiane, duke mundësuar pjesëmarrje stabile  në tregjet rajonale, qasje në shërbime sistemike dhe balancuese, si dhe sigurimin e një furnizimi më të sigurt dhe më ekonomik për të gjithë qytetarët. Në këtë mënyrë, Maqedonia e Veriut konfirmon edhe një herë ambicien e saj strategjike: të bëhet nyje energjetike në Ballkan”, thuhet në njoftimin zyrtar./ Monitor

shkup tirane

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë