Kalaja: Policët ose banditët që arrestojnë të rinj janë njëkohësisht edhe të banka edhe të medreseja
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me drejtuesit e gjimnazeve, në një kohë kur protestat në Tiranë vijojnë prej di...
Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit ka ndërhyrë për të zgjidhur situatën e krijuar me efektivët e ...
Të rinjtë mbledhur fillimisht tek Ministria e Arsimit më pas u shpërndanë në rrugët kryesore që të çojn&eu...
Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministris&e...
Kërcënimet ndaj protestuesve dhe akuzat për ndërhyrje të huaja nga Kryeministri ngrenë shqetësime për legjitimimin dhe...
Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) i është bashkuar reagimeve ndaj dhunës policore ndaj st...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...

TIRANA- Pesha e kredisë afatgjatë në portofolin e sektorit bankar këtë vit ka arritur pranë niveleve më të larta historike. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit korrik të këtij viti, pesha e kredisë afatgjatë (me maturim mbi pesë vjet), kundrejt totalit arriti në 61.1%, nga 59.7% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë, në muajin janar 2024, kredia afatgjatë arriti një peshë edhe më të lartë, duke shënuar një rekord prej 61.6%.
Gjatë viteve të fundit ka një tendencë të qartë të rritjes së peshës së kësaj kredie në strukturën e kredisë bankare. Kjo rritje është e lidhur shumë me orientimin më të madh të sektorit bankar drejt kredisë për pasuri të paluajtshme dhe në përgjithësi drejt financimeve që mbështesin kryerjen e investimeve.
Në vlerë, portofoli i kredive afatgjata preku shumën e 479 miliardë lekëve në fund të korrikut, me një rritje prej 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës. Kreditë më tipike afatgjata janë ato që shkojnë për financimin e blerjes apo ndërtimit të pasurive të paluajtshme, qoftë nga ndërmarrjet apo nga individët. Kredia për këto qëllime në vitet e fundit është rritur me ritme të larta, e nxitur nga cikli i ri i lulëzimit të tregut të pasurive të paluajtshme, por edhe nga një ofertë e lartë e bankave në këtë segment.
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia për blerje banesash nga individët ka arritur vlerën totale të 198 miliardë lekëve ose gati dy miliardë eurove, me një rritje vjetore prej 16%. Ky produkt tashmë ka peshën kryesore në portofolin total të kredisë bankare dhe përbën më shumë se 26% të portofolit të kredisë për ekonominë. Me ritme shumë më të shpejta po rritet kredia për pasuri të paluajtshme dhënë bizneseve, që ka arritur në 173 miliardë lekë, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Zgjerimi në tregun e kredive hipotekare, sidomos tek individët, është një mekanizëm që mundëson një shpërndarje të mirë të riskut kreditor, por që mundëson edhe një rritje afatgjatë të biznesit. Kreditë hipotekare dhe ato afatgjata në përgjithësi kanë një amortizim më të ngadaltë në kohë dhe ofrojnë një qëndrueshmëri më të madhe të rritjes së kredisë.
Megjithatë, rritja e shpejtë e kredisë për pasuri të paluajtshme, sidomos në dy vitet e fundit, ka shkaktuar shqetësimin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), që qysh në janar të këtij viti paralajmëroi Bankën e Shqipërisë për rreziqet e rritjes së shpejtë të kredisë, sidomos në segmentin e pasurive të paluajtshme.
Banka e Shqipërisë reagoi në fund të muajit qershor, duke rritur më tej kërkesat për nivelin e majftueshmërisë së kapitalit, nëpërmjet aplikimit për herë të parë një norme kundërciklike, që ka si qëllim direkt frenimin e rritjes së shpejtë të kreditimit. /Monitor
TIRANA- Sipas kalendarit të huamarrjes të Ministrisë së Financave, shuma e programuar për t’u financuar në tregun e brends...
KOSOVË- Ish-reperi i njohur Fero ka dalë me një deklaratë në rrjete sociale ku shpreh haptazi se është në një...
SHBA- Këngëtarja Miley Cyrus është paditur për shkelje të të drejtave të autorit pasi dyshohet se kopjoi kën...
SHBA- Reperi famëkeq Sean Diddy Combs u arrestua me akuza federale në një hotel në qytetin e Nju Jorkut të hënën n&eum...
TIRANA- Ndryshe nga sektori i prodhimit, që ka pasur një aktivitet negativ në tremujorin e dytë (përveç ndërtimit), sh&eu...
TIRANA- Këtë vit, INSTAT nuk ka publikuar asnjë tregues në lidhje me punësimin në vend, për shkak të përputhjes s...
SHBA- Superylli kolumbian Shakira u përball me një gjest aspak etik nga fansat e saj teksa xhironte videoklipin e ri. Shakira po film...
SHBA- “Hacks" dhe "Shōgun" ishin ndër fituesit më të mëdhenj në Emmy Awards 2024. "The Bear" i FX erdhi me 23 nominime, m&...
SHBA- Tito Jackson, anëtari i grupit të famshëm familjar The Jackson 5 dhe vëllai i Michael Jackson dhe Janet Jackson, ka ndërru...
SHBA- Këngëtaret Eiza González dhe Rita Ora bënë “xing” në tapetin e kuq të Emmy Awards 2024. Gonz&aacut...