SOCIALE

Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të ulet me 15% në tremujorin e fundit

M.B. Përditësimi i fundit 17 Shtator 2024, 11:46

Huamarrja e qeverisë në tregun e brendshëm do të ulet me 15%

TIRANA- Sipas kalendarit të huamarrjes të Ministrisë së Financave, shuma e programuar për t’u financuar në tregun e brendshëm, (duke përfshirë edhe rifinancimet e instrumenteve të maturuar) do të ketë vlerën 68 miliardë lekëve, në rënie me 8.8% krahasuar me tremujorin e tretë dhe në rënie me 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Ndërkohë, në muajin tetor, Ministria e Financave ka organizuar edhe dy ankande të riblerjes (buy back) të obligacioneve referencë 3-vjeçare dhe 5-vjeçare, në shumën 1 miliard lekë për secilin ankand. Duke zbritur riblerjet e planifikuara, huamarrja neto e planifikuar mund të llogaritet në afërsisht 66 miliardë lekë. Shuma e parashikuar e huamarrjes do të jetë më e ulëta për tremujorin e fundit qysh prej vitit 2019.

Rënia do të jetë veçanërisht e theksuar për muajin dhjetor, kur Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka planifikuar huamarrje totale në vlerën e 14 miliardë lekëve, 15.2% më pak krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar.

Në përgjithësi, gjatë viteve të fundit Ministria e Financave e ka përqendruar huamarrjen sidomos në gjysmën e parë të vitit, ndërsa shuma e huamarrjes ulet gradualisht deri në tremujorin e fundit. Duke qenë se pjesa më e madhe e instrumenteve rifinancohen në kohën e maturimit, kjo shpërndarje e huamarrjes ka tendencën të përcillet në vitet e pasardhëse. Një faktor tjetër që ka ndikuar huamarrjen në tregun e brendshëm ka qenë edhe praktika tashmë periodike e huamarrjes në tregjet e jashtme, nëpërmjet emetimit të eurobondit.

Zyrtarisht, qeveria nuk ka planifikuar një dalje në tregjet ndërkombëtare për këtë vit dhe Euobondi i radhës pritet të emetohet në vitin 2025. Megjithatë, në rast se kushtet e tregjeve do të vlerëoshen të favorshme, nuk është përjashtuar mundësia që dalja për Eurobondin e radhës të afrohet në kohë në tremujorin e fundit 2024. Ulja e normave të interesit nga Banka Qendrore Europiane dy herë gjatë këtij viti duket se krijon premisat e duhura në këtë drejtim.

Gjendja e buxhetit të shtetit nga të dhënat e deritanishme është në suficit të bollshëm, me rreth 55 miliardë lekë deri në fund të 7-mujorit. Suficiti madje është rritur me 21.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Siç ndodh zakonisht, pritet që i gjithë deficiti i planifikuar vjetor të shpenzohet në muajt e fundit të vitit.

Një kërkesë më e ulët e qeverisë për financim në teori është një faktor që i mban të ulëta presionet për rritjen e yield-eve. Yield-et e instrumenteve të huamarrjes së brendshme kanë ndjekur një tendencë në rënie deri tani gjatë këtij viti./ Monitor

ekonomi

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë