SOCIALE

Qeveria pranon dështimin e inceneratorëve, por shqiptarët do të paguajnë prapë nga xhepi. Çfarë parashikon ligji i ri për mbetjet

Piranjat Përditësimi i fundit 17 Shtator 2025, 10:23
Qeveria pranon dështimin e inceneratorëve, por shqiptarët do

Në një nismë të re ligjore, qeveria pranon dështimin e skemës së incenerimit, ku u hodhën dhjetëra milionë euro investime në dekadën e fundit, dhe i rikthehet riciklimit si hallkë e parë në hierarkinë e menaxhimit të mbetjeve, në një skemë menaxhimi që pritet të rëndojë në xhepat e qytetarëve me rritje kostosh dhe tarifash.

E premtuar nga Rama si një reformë e re në këtë sektor, qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin e ri për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, ku parashikohen kompetencat e një agjencie të krijuar dy vjet më parë me vendim të Këshillit të Ministrave, Agjencia Kombëtare e Ekonomisë së Mbetjeve (AKEM), e cila do të funksionojë si shoqëri aksionare dhe do të jetë administratore fundore e menaxhimit të mbetjeve në gjithë vendin.

“Krijimi i AKEM erdhi në një kohë kur menaxhimi i mbetjeve është në një moment shumë të vështirë: kontratat koncesionare për inceneratorët në Tiranë, Elbasan e Fier kanë dështuar dhe këto impiante janë nën sekuestro nga autoritetet”, thuhet në Raportin e Vlerësimit të Ndikimit, një dokument i hartuar nga Ministria e Mjedisit që shoqëron projektligjin.

Kjo agjenci do të financohet nga buxheti i shtetit, nga tarifat që do të paguajnë bashkitë për depozitimin e mbetjeve dhe nga shitja e materialeve për riciklim.

Në frymën e ligjit dhe dokumenteve shoqëruese, relacioni dhe raporti i vlerësimit të ndikimit të hartuar nga Ministria e Mjedisit i mëshojnë parimit “ndotësi paguan”, i cili, si pasojë e zbatimit të këtij ligji, pritet të sjellë rritje të kostove dhe tarifave për qytetarët.

Në përputhje me këtë parim, nisma parashikon që “kostot e menaxhimit të mbetjeve, përfshirë infrastrukturën e nevojshme dhe funksionimin e saj, të përballohen nga prodhuesi fillestar i mbetjeve ose nga zotëruesit aktualë ose të mëparshëm të tyre”.

Konkretisht, parashikohet një rritje deri në 1% të të ardhurave mesatare familjare.

“Duke pasur parasysh që tarifat aktuale për shërbimet e menaxhimit të mbetjeve në Shqipëri janë dukshëm nën 1% të të ardhurave familjare, duhet të pritet një rritje e konsiderueshme në rast se do të arrihet mbulimi i plotë i kostos”, thuhet në dokumentin e ministrisë, ku merret si praktikë krahasuese ajo e vendeve të BE-së.

Ndërsa përllogaritja e kostove operative, me të cilat do të përballet qeverisja vendore – nga grumbullimi, pastrimi dhe transporti deri në stacionet e transferimit të mbetjeve, do të vendoset nga Këshilli i Ministrave, sipas nismës.

Për ekspertë të mjedisit dhe të pushtetit vendor, nisma përveçse do të sjellë rritje të kostove financiare për menaxhimin e mbetjeve, krijon edhe mbivendosje me kompetencat e pushtetit vendor dhe, ndryshe nga sa premtohet, nuk përshtat plotësisht direktivat e BE-së për mjedisin.

“Ky është një kthim në pikën zero, tek i njëjti zinxhir i menaxhimit të mbetjeve që u prish me pretendimin e një emergjence mjedisore dhe nxori incenerimin si hallkë të parë në vitet e fundit,” tha Olsi Nika, drejtues i Eco Albania.

Nika e sheh me skepticizëm rezultatin që do të sjellë zbatimi i këtij ligji në procesin e riciklimit, ndërsa rritjen e kostove dhe tarifave e lidh me funksionimin e AKEM-it.

“Do të ketë klientë bashkitë dhe detyrimisht do të sjellë rritje të tarifave,” thotë ai, duke shtuar se “nëse do të funksionojë, do të jetë pozitive, si organ i menaxhimit qendror të mbetjeve që shtrihet në territor”.

Që nisma e re mund të çojë në rritjen e tarifave për qytetarët e konstaton edhe Agron Haxhimali, drejtor i Institutit për Bashkitë Shqiptare, i cili thotë se rritja e tarifave është shumë e mundshme, por varet nga mbështetja financiare që qeveria do t’u japë bashkive dhe nga metodologjia që do të përcaktojë Këshilli i Ministrave për llogaritjen e kostove.

“Duke qenë se parimi ‘ndotësi paguan’ e ngarkon krijuesin e mbetjeve (pra qytetarin apo biznesin) me mbulimin e kostove të menaxhimit, bashkitë, për të përballuar shpenzimet për infrastrukturë dhe operim, do të detyrohen të rishikojnë tarifat,” i tha Haxhimali BIRN-it, ndërsa shtoi: “Megjithatë, neni 27, pika 5, lë hapësirë që qeveria të mbulojë një pjesë të investimeve, gjë që mund të zbusë presionin mbi tarifat nëse aplikohet realisht.”

Haxhimali sugjeron që aftësia e bashkive duhet të përqendrohet te zgjerimi i bazës së tarifimit, pasi sa më e gjerë të jetë kjo bazë, aq më e lehtë bëhet ruajtja e stabilitetit të nivelit të tarifave dhe shmangia e rritjeve të papërballueshme për qytetarët.

Edhe Polikron Horeshka, ekspert i menaxhimit të mbetjeve, thekson se “me ngritjen e infrastrukturës së re dhe ndryshimin e operatorit, procesi që nga grumbullimi, transportimi, ndarja në burim, riciklimi dhe asgjësimi do të ketë kosto shtesë për qytetarin”.

Por Horeshka këmbëngul se problemet më të mëdha të kësaj nisme janë kontradiktat ligjore dhe një kthim pas në zbatimin e direktivave të BE-së, pasi sipas tij ligji aktual në fuqi i ka transpozuar plotësisht këto direktiva, ndërsa nisma e re sjell zvogëlim të kërkesave të zbatimit dhe të implementimit.

Ai e quan “gabim të rëndë juridik” faktin që nuk është marrë parasysh se ky ligj i ri do të “rrëzojë” gjithë strukturën ligjore ekzistuese – ligje dhe VKM, dhe po ashtu e sheh ngritjen e AKEM-it dy vite para hartimit të projektligjit si pa bazë ligjore.

Një nga shqetësimet që ka ngjallur reforma e re në menaxhimin e mbetjeve është cënimi i autonomisë vendore në kompetencat e bashkive për këtë sektor.

Instituti për Bashkitë, i drejtuar nga Haxhimali, e kontestoi reformën e prezantuar nga kryeministri Edi Rama në fund të gushtit, si një tentativë për të centralizuar këtë proces duke përjashtuar bashkitë.

Duke iu referuar nismës ligjore, ai i tha BIRN-it se “bashkitë janë në hije përsa i përket planifikimit strategjik, vendimmarrjes me teknologjinë apo politikave tarifore”, duke shtuar se “bashkitë reduktohen në rol teknik, organizim, administrim dhe zbatim, dhe humbin rolin politik, strategjik dhe rregullator”.

Edhe sipas Olsi Nikës, sipas dispozitave të reja, bashkitë shihen vetëm si klientë të AKEM-it. “Është risk i qendërzimit, pasi i heq pushtetit vendor një pjesë të kompetencave dhe i shndërron në klientë,” tha ai.

Ndërsa Polikron Horeshka sheh dy aspekte të prekjes së rolit të bashkive në nismën e re, duke e krahasuar me ligjin në fuqi: heqjen e afateve detyruese për ndarjen në burim të mbetjeve, vendosjen e koshave sipas llojit të tyre dhe heqjen e rolit të kryetarit të qarkut në zbatimin e planeve rajonale të menaxhimit.

“Heqja e afateve të ndarjes në burim të mbetjeve dhe zvogëlimi i kompetencave dhe përgjegjësisë së kryetarëve të 61 bashkive sjell moskoordinim në ndëshkueshmërinë e dëmit mjedisor nga mbetjet tek qytetari,” përfundoi ai. /Birn/

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë