SOCIALE

S'ka më vula në pasaportë, njihuni me rregullat e reja në aeroporte/ Si do funksionojë për shqiptarët

Piranjat Përditësimi i fundit 15 Tetor 2025, 16:02

S'ka më vula në pasaportë, njihuni me rregullat e reja

Që nga 12 tetori, në aeroportet e zonës Shengen ka hyrë në fuqi sistemi i ri i identifikimit biometrik, i njohur si EES (Entry/Exit System), i cili aplikohet për qytetarët nga vendet e treta që nuk kanë nevojë për vizë për të hyrë në Bashkimin Evropian. Ky sistem nuk prek qytetarët e BE-së, por vetëm ata që udhëtojnë për qëndrime afatshkurtra deri në 90 ditë brenda 180 ditëve.

Edlira Margilaj, përfaqësuese e Autoritetit të Aviacionit Civil, në një emision televiziv bëri të ditur se zbatimi i sistemit EES ka filluar zyrtarisht, por do të shtrihet gradualisht në të gjitha aeroportet e zonës Shengen deri në mars 2026, gjatë një periudhe tranzitore testimesh dhe përmirësimesh.

“Sistemi po aplikohet gradualisht dhe do të ketë një periudhë tranzitore deri në fund të marsit 2026 për testime dhe përmirësime, në mënyrë që qytetarët të përshtaten me procedurat e reja,” tha Margilaj. Ajo shtoi se asistentë do të ndihmojnë udhëtarët, veçanërisht të moshuarit, në rast të vështirësive teknike.

Të dhënat biometrike dhe personale do të ruhen për tre vjet nga data e fundit të hyrje-daljes në zonën Shengen. Regjistrimi bëhet vetëm një herë, dhe hyrjet pasuese do të jenë më të shpejta.

Margilaj sqaroi se sistemi nuk funksionon në aeroportet e Shqipërisë, pasi vendi nuk është pjesë e zonës Shengen. “Një shqiptar që nis udhëtimin nga aeroporti i Rinasit do të kalojë procedurat e sistemit EES kur të mbërrijë në aeroportin e një vendi Shengen. Atje, ai do të kalojë në kontrollin kufitar me kabina biometrike ku do të vendosë pasaportën, do t’i bëhet foto e fytyrës, do të merren shenjat e gishtave për personat mbi 12 vjeç, dhe më pas sistemi do të përfundojë procesin brenda disa minutash,” tha ajo.

Ky sistem zëvendëson vulosjen manuale të pasaportave me një proces plotësisht digjital, duke synuar të shkurtrojë kohën e pritjes në kufij dhe të përmirësojë sigurinë e hyrje-daljeve në Bashkimin Evropian.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë