Telashe të tjera për Ron Yeffet, kërkohet hapja e llogarive të tij bankare në SHBA
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Pas kontrolleve nga SPAK, biznesmeni izraelit, Ron Yeffet, po përballet me telashe edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përplasj...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka nisur një auditim në Spitalin e Traumës, pasi mbrëmjen e 19 tetorit, në kulmin e protestave stude...
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka bërë të ditur se po punon për të identifikuar çdo ekspozim të mundsh&e...
Të paktën tre persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të fuqishme dhe përmbytjeve që goditën jugun e Franc&...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kërkon Bashkimit Evropian të bëjë hapin e radhës drejt integrimit të vendit, duke i ...
“Nëse Edi Rama do të zhvillonte zgjedhje tani, do t’i humbiste ato”. Kjo është deklarata që ish-presidenti serb Ale...
Peshëngritësi dhe sportisti i njohur shqiptar Erkand Qerimaj është paraqitur këtë të enjte në ambientet e Prokuroris&e...
Të rinjtë protestues kanë refuzuar thirrjet për dialog me kryeministrin Edi Rama. Gjatë protestës, studentët kanë p&e...
Kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla, gjatë një prononcimi për gazetarët pas mbledhjes së Kuvendit ka folur për protest...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar një pasqyrë të protestave në disa vende, ku përfshihet edhe Shqipëria, duke krahasuar numrin e ...

TIRANA- Kompanitë e sigurimeve kanë paguar më pak dëme në muajt e parë të këtij viti. Sipas statistikave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF), për 4-mujorin janar-prill 2025, vlera e dëmeve të paguara bruto nga industria e sigurimeve zbriti në 2.67 miliardë lekë, 4.3% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Efektin kryesor në uljen e dëmeve të paguara e ka dhënë tregu i jo-jetës dhe fondi i kompensimit i Byrosë Shqiptare të Sigurimeve. Ndërkohë, dëmet janë rritur vetëm për kompanitë e sigurimit të jetës, me 23% më shumë krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, pesha e tregut të jetës në strukturën e dëmeve ngelet modeste, me 5% të totalit, duke patur një ndikim të vogël në ecurinë e përgjithshme të dëmeve të paguara nga tregu i sigurimeve në vend.
Në tregun e jo-jetës, struktura e dëmeve vazhdon të dominohet nga sigurimet e detyrueshme motorike, me pothuajse 69% të dëmeve të paguara bruto. Dëmet në sigurimin e brendshëm motorik janë rritur me më shumë se 9% krahasuar me një vit më parë, por ndërkohë një efekt balancues ka luajtur rënie me më shumë se 50% e dëmeve të paguara për Kartonin Jeshil. Mes sigurimeve vullnetare, në rënie të ndjeshme janë dëmet nga sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, ndërsa në rritje janë dëmet e lidhura me sigurimin Kasko të mjeteve dhe sigurimin e shëndetit.
Nga ana tjetër, dëmet pezull këtë vit janë në rritje. Për shoqëritë e sigurimit të Jetës, dëmet pezull janë rritur me 18% krahasuar me një vit më parë, ndërsa për kompanitë e sigurimit të jetës dëmet pezull janë rritur me 8%. Në krahun e primeve, tregu i sigurimeve vazhdon të shfaqë një ecuri modeste edhe këtë vit. Për katër muajt e parë të vitit, primet e shkruara bruto u rritën me 8.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tregu i sigurimit të jetës edhe këtë vit po shënon ritme më të larta rritjeje, me 10.6%, ndërsa tregu i jo-jetës paraqitet në rritje me 7.9%. Në tregun e Jetës, rritja vazhdon të vijë kryesisht nga produkti dominues, sigurimi i jetës së debitorit, që tashmë sjell afërsisht 80% të primeve të këtij tregu.
Në tregun e jo-jetës, rritja po vjen kryesisht nga sigurimet e detyrueshme motorike. Primet nga këto sigurime për katër muajt e parë të vitit janë rritur me 14.3%. Ato sjellin më shumë se 67% të primeve të shkruara bruto në sigurimet e jo-jetës. Produkti kryesor i sigurimit vullnetar, sigurimi i pronës nga zjarri dhe forcat e natyrës, paraqitet në rënie me 10% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./ Monitor
Dashi Yjet do ju ndihmojnë të hidhni hapa para në fusha të ndryshme sot. Do keni më shumë gjallëri dhe do jeni plo...
SHBA- Në një nga intervistat e rralla rreth jetës së tij personale, Brad Pitt ka folur për revistën GQ, në lidhje me filmin...
SHBA- Kevin Costner dhe producentët e filmit "Horizon: An American Saga - Chapter 2" po përballen me një padi nga kaskaderj...
SHBA- Kris Jenner është bërë sërish temë diskutimi në rrjetet sociale pas fotove që postoi në Instagram...
SHBA- Alexis Rodrick, gruaja e Billy Joel, falënderoi publikun në një postim në rrjetet sociale për dashurinë dhe mb&e...
SHBA- Ish-asistentja e Diddy-t dhe mikesha i Cassie Ventura-s, Capricorn Clark, përshkroi një shpërthim të dhunshëm xh...
SHBA- Djali i Gwen Stefani-t, Kingston, mbushi 19 vjeç dhe ajo i dërgoi atij urimet e saj publikisht. Këngëtarja 55-vjeç...
SHBA- Prindërit miliarderë të aktores Nicola Peltz, Nelson dhe Claudia Peltz, janë në telashe ligjore pasi pë...
SHBA- Miley Cyrus iu referua edhe një herë në një intervistë të re edemës së Reinke, një gjendje që i j...
SHBA- Shtëpia e famshme që ishte shtëpia e të paharrueshmes Holly Golightly, e luajtur nga Audrey Hepburn në filmin klasik ...