Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...

TIRANA- Ana tjetër e kombit, Kosova, vitin e kaluar ka zgjeruar avantazhin tregtar në Shqipëri duke rritur eksportet dhe duke ulur importet nga vendi ynë. Të dhënat nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme tregojnë se në vitin 2024, eksportet shqiptare në Kosovë pësuan rënie me 9.8%, ndërsa importet nga Kosova në Shqipëri shënuan rritje me 33.5% në vitin 2024 në krahasim me vitin 2023. Mallrat shqiptare të eksportuara në Kosovë shënuan 36,8 miliardë lekë në vitin 2024, me rënie 9.8%. Ndërsa importet nga Kosova në të njëjtin vit shënuan 15.7 miliardë lekë, me rritje 33.55% në krahasim me vitin 2023.
Gjithsesi Shqipëria është në suficit në tregtinë me Kosovën, por vlera e tij shënoi rënie gjatë vitit të kaluar. Suficiti tregtar me Kosovën shënoi 21.1 miliardë lekë në vitin 2024, nga 29 miliardë lekë që ishte në vitin 2023, me rënie 27%. Pavarësisht se tregtia e Kosovës me Shqipërinë u përmirësua në favor të Kosovës vitin e kaluar, deficiti tregtar i Kosovës u thellua më tej me 17.5%. Eksportet e Kosovës mbulojnë vetëm 11% të importeve. Rritja e importeve nga Kosova u dominua nga mallrat e kompanisë Devolli në Shqipëri me birrën “Peja”, prodhimet “Vita” dhe me tapicerinë e shtëpisë nëpërmjet “Comodita Home”.
Nga eksportet tona në Kosovë tkurrjen më të madhe e pati hekuri me rreth 25% për shkak të rënies së prodhimit në kompaninë Kurum në Shqipëri. Eksporti i zarzavateve shënoi rënie me vlerë me rreth 22%, si rrjedhojë e rënies së çmimeve dhe rënies së euros, e cila i ka vënë në vështirësi eksportet e Shqipërisë këtë vit. Tregtia me Kosovën është shumëfishuar në dekadën e fundit. Gjatë vitit 2023, volumi tregtar u 5-fishua në krahasim me vitin 2008, kur u shpall pavarësia. Shkëmbimi tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës nisi pas përfundimit të luftës në vitin 2000.
Në rreth dy dekada tregti shihet se përfituesja më e madhe është Shqipëria, e cila eksporton më shumë se sa importon mallra në Kosovë. Në vitin 2023, vlera e mallrave që Shqipëria eksportoi në Kosovë ishte dy herë më e lartë se vlera e mallrave që importoi. Eksportet shqiptare në Kosovë dominohen kryesisht nga materialet e ndërtimit, lëkurët dhe prodhimet e tyre dhe ushqimet, ndërsa importet nga Kosova përfaqësohen kryesisht nga materialet e ndërtimit, të cilat zënë gati 50% të importeve, ushqimet dhe produktet kimike dhe plastike.
Kosova dhe Shqipëria, dy shtete të të njëjtit komb, nuk i kanë shfrytëzuar potencialet e burimeve natyrore dhe popullsinë e re në moshë për të rritur përfitimet ekonomike. Ekonomitë tona bazohen në një model që nuk gjeneron punësim me vlerë të lartë dhe nuk kanë mundur të integrohen në zinxhirët e industrisë si Serbia dhe Maqedonia e Veriut./Monitor
Dashi Gjatë kësaj dite do e merrni jetën si do ju vijë dhe nuk do mendoni aspak për të shkuarën e për të...
Dashi Urani do ju stimulojë edhe më shumë dhe do ju ndihmojë të tregoheni më të duruar kurdoherë. N&e...
TIRANA- Vijojnë problemet për zbatimin e ligjit të ri “Për tatimin mbi të ardhurat”. Ankesat vijnë nga korporatat e ...
TIRANA- Ndryshon udhëzimi për zbatimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat. Sipas ligjit të ri “Për tatimin mbi të a...
Dashi Përgjithësisht dita e sotme do jetë harmonike. Do dini si t’i koordinoni gjërat dhe nuk do nxitoheni për asgj&eu...
TIRANA- Shqipëria ka realizuar sot emetimin e Eurobondit 10-vjeçar në Bursën e Londrës. Sipas burimeve nga tregu financiar, shteti ...
Dashi Gjatë kësaj dite do preferoni të heshtni në vend që të thoni gjëra që mund të lëndojn...
TIRANA- Guvernatori Gent Sejko, ishte ipranishëm sot në tryezën e diskutimit të organizuar nga Banka e Shqipërisë mbi financimin...
Parashqevi Simaku SHBA - Biznesmeni shqiptar, Elton Ilirjani ka treguar së fundmi se këngëtarja shqiptare Parashqevi Simaku ka dalë...
Horoskopi Dashi Ka rrezik që stresi t’iu pushtojë herë pas here sot dhe nuk do ju lënë të qetë për t’i...